Prindërimi

Burime të dobishme për prindërit dhe kujdestarët për të mundësuar fillim sa më të mirë të jetës së fëmijëve të tyre

Young parents sitting with their daughter on the stairs while the girl points at something

Ne të gjithë ua duam më të mirën fëmijëve tanë, mirëpo të jesh prind nuk është gjithmonë e lehtë, madje për shumë njerëz, prindërimi efektiv nuk është diçka që ndodh vetvetiu.

Këtu mund të gjeni burime dhe këshilla të dobishme dhe të verifikuara nga ekspertë nacionalë dhe ndërkombëtarë që do t'ju ndihmojnë me sfidat e përditshme dhe do t'ju udhëheqin në vendimet e rëndësishme të prindërimit, që nga momentet e hershme e deri në adoleshencë.  

Kur prindërit kanë mbështetje në rritjen e fëmijëve, të cila kanë besim në vetvete, janë këmbëngulës, tregojnë ndjeshmëri, dinë të përballen me zhgënjimet dhe mund të mësojnë dhe zbulojnë gjëra të reja - ne krijojmë një cikël jetësor të lidhjes, lulëzimit personal njerëzor, si dhe të shoqërive që lulëzojnë dhe janë më të forta dhe më të sigurta.

Mbështetje në majë të gishtave | Momentet e hershme kanë rëndësi | Prindërimi pozitiv

Bisedat e prindërimit dhe orët eksperte

Vaksinimi rutinë

Mbështetja e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Mbështetja e prindërve dhe adoleshentëve

Shendeti mendor

Playbox

Embedded video follows
UNICEF/2023

Mbështetje në majë të gishtave

Pavarësisht nëse dëshironi të flisni me dikë të cilit mund t'i besoni, ose nëse dëshironi të keni qasje të lehtë në informacione të verifikuar nga ekrani kryesor i telefonit tuaj celular, Linja e ndihmës për prindërim dhe Aplikacioni Bebbo janë dy burime që çdo prind duhet t'i ketë në majë të gishtave të tij. 

Vizitoni faqen e linjës së ndihmës për prindërim për të gjetur gjithashtu seri orësh me ekspertë mbi tema të ndryshme, që ndërlidhen me prindërimin pozitiv, përballimin me stresin prindëror gjatë krizës dhe zhvillimit socio-emocional të adoleshentëve.

Momentet e hershme kanë rëndësi

Burimet

UNICEF ka bashkëpunuar me Think Equal (MB) dhe Bota e Bibit për të prodhuar një seri filmash vizatimorë dhe materialesh argëtuese edukative për ta mbështetur zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët e moshës parashkollore.

Klikoni në butonin “Shiko në YouTube” për videot e mëposhtme që ta shihni të gjitha listën përmbajtjeve. 

Embedded video follows
Embedded video follows

Prindërimi pozitiv

Disiplina pozitive

Disiplina pozitive për shëndet më të mirë mendor dhe fizik dhe fëmijëri të lumtur

Lexoni tani

Burimet

Mësoni më shumë rreth mënyrës se si ta përdorni prindërimin pozitiv për ta ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillohet në një person të lumtur, të sigurt, me formë të mirë, duke i ndjekur përmbajtjet e Udhëzuesit për prindërim pozitiv dhe shkarkoni librat me ilustrime të dhëna më poshtë, që t'i lexoni së bashku me fëmijën tuaj.

Bisedat e prindërimit dhe orët eksperte

Kjo bibliotekë videosh me madhësi të vogël përmban biseda dhe orë eksperte me persona kompetentë, që ofrojnë këshilla për tema të tilla si zhvillimi i shëndetshëm i trurit të foshnjës, përballja me stresin dhe kujdesi për shëndetin tuaj mendor, zhvillimin socio-emocional në vitet e hershme dhe në adoleshencë - dhe shumë më tepër!

 

Zhvillimi i shëndetshëm i trurit të foshnjës

Psikologu i fëmijëve flet për mënyrën si të stimulohet zhvillimi i shëndetshëm i trurit të fëmijës

Shikoni tani

Cilat lloje të stileve të prindërimit ekzistojnë?

Cilat lloje të stileve të prindërimit ekzistojnë? - orë e shkurtër edukative mbi prindërimin

Shikoni tani

Stresi toksik te fëmijët

Mësoni më shumë rreth ndikimit të stresit toksik në zhvillimin dhe rritjen e fëmijës

Shikoni tani

Pse është kaq e rëndësishme lidhja emocionale?

Mësoni nga psikologu për lidhjen emocionale dhe pse është kaq e rëndësishme të krijoni një lidhje të shëndetshme me fëmijën tuaj

Shikoni tani

Vaksinimi rutinë

T'i mbrojmë fëmijët

Disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë. Mirëpo përmes vaksinimit të rregullt, mund t’i mbrojmë fëmijët nga sëmundjet ngjitëse.

Merrni detajet

Vaksinat e rregullta për fëmijët - Pyetjet më të shpeshta

Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta për imunizimin rutinë

Lexoni tani

Vaksinat janë mënyra më e sigurt për mbrojtjen në fëmijëri

Gjëja më e mrekullueshme që mund ta bëjnë prindërit për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e rënda

Shikoni storien

Mbështetja e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Embedded video follows

Mbështetja e prindërve dhe adoleshentëve

Si të mbështesni shëndetin mendor të adoleshentit tuaj

Shfaqni adoleshentit tuaj dashuri dhe kujdes, derisa kujdeseni për veten tuaj.

Lexoni tani

5 mënyrat drejt shëndetit më të mirë mendor në internet

Këshilla se si të kujdeseni për veten dhe të tjerët.

Lexoni tani

10 things teens need to know about cyberbullying

Find answers to the most common questions about cyberbullying and practical tips on how to handle it

Vizitoni faqen

Shendeti mendor

Ngjarjet shqetësuese dhe shëndeti mendor i fëmijëve

Si t’i ndihmojmë fëmijët të përballen me stresin e shkaktuar nga trauma

Lexoni storien

Vetëkujdesi për prindërit

Ne i pyesim ekspertët e shëndetit mendor që kanë fëmijë për mënyrën se si kujdesen për mirëqenien e tyre.

Lexoni tani

7 mite për shëndetin mendor

Ndarja e fakteve nga trillimet

Lexoni tani

Në këtë periudhë vendosni themelet e rritjes dhe mësimit.

Në këtë periudhë vendosni themelet e rritjes dhe mësimit.

Lexoni tani

Playbox

Loja nuk ka të bëjë vetëm me argëtimin - ka të bëjë edhe me të mësuarit.

Gjatë tre viteve të para të jetës, truri i fëmijës suaj zhvillohet më shpejt se në çdo kohë tjetër! Kur fëmijët luajnë, ata po eksplorojnë botën e tyre dhe po ndërtojnë aftësi kritike që sjellin përfitime gjatë gjithë jetës.

The playbox
UNICEF