Ndarje dhe lozje
Një seri ngjarjesh hibride të organizuara nga mësues parashkollorë për t’ua sjellë më afër prindërve mësimnxënien sociale dhe emocionale

- English
- Македонски
- Shqip
Shkathtësitë sociale dhe emocionale janë po aq të rëndësishme sa aftësia e fëmijës për të nxënë, për të punuar bashkë me të tjerët, për të kushtuar vëmendje në klasë dhe për të zhvilluar shkathtësi të tjera që formojnë bazën për mësimnxënie dhe ndërveprim social në vitet shkollore dhe më vonë në jetë.
Mësuesit parashkollorë punojnë çdo ditë me fëmijët për të zhvilluar këto shkathtësi, por kopshtet e fëmijëve nuk janë të vetmet vende ku mund të mësohen shkathtësitë sociale dhe emocionale. Prindërit, gjyshërit dhe të gjithë të përfshirë në kujdesin për fëmijët mund të stimulojnë zhvillimin e tyre social dhe emocional përmes ndërveprimit të përditshëm.
Për t’ua afruar mësimnxënien sociale dhe emocionale prindërve, UNICEF dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në partneritet me Qendrën Maqedonase për Edukim Qytetar, iniciuan një sërë prej pesëmbëdhjetë ngjarjesh hibride “Ndarje dhe Lozje”. Nikoqirë të ngjarjeve janë mësues parashkollor, me pjesëmarrje fizike të një numri të kufizuar prindërish dhe fëmijësh dhe po transmetohen drejtpërdrejt për një audiencë më të gjerë.
Gjatë ngjarjeve, mësuesit ndajnë këshilla dhe strategji praktike që prindërit mund t'i aplikojnë me fëmijët e tyre, si dhe një sërë burimesh që prindërit mund t'i përdorin në shtëpi, duke përfshirë materialet e zhvilluara në partneritet me “Bota e Bibit” dhe “Mendo në mënyrë të barabartë (MB), që janë vënë në dispozicion në platformën EDUINO.
Programi mbështetet financiarisht nga Ambasada e Britanisë në Shkup, brenda të cilit UNICEF dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë punuar së bashku për të prezantuar një program gjithëpërfshirës për zhvillimin social dhe emocional në të gjitha institucionet parashkollorë publikë në mbarë vendin. Programi adreson jo vetëm mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në institucionet parashkollorë, por edhe mësuesit e tyre.