Përfaqësuesja

Njihuni me përfaqësuesen të UNICEF-it, Lesley Miller

Lesley Miller, përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2024

Lesley Miller është përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka punuar për UNICEF-in mbi 30 vjet në pozita të shumta drejtuese, partneriteti dhe programesh, me fokus në të drejtat e fëmijëve.

Lesley ka punuar në zyrat e UNICEF-it në Viet Nam, Serbi dhe Kamboxhia, në Zyrën Rajonale të UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, me seli në Gjenevë dhe në selinë e UNICEF-it në Nju Jork.

Lesley është e diplomuar në histori në Vassar College dhe ka master në politikat publike dhe administrim biznesi nga Universiteti i Miçiganit. Ajo ka një vajzë dhe një djalë, që të dy studentë në universitet.