Çka bëjmë ne

UNICEF punon në mënyrë të pandërprerë me partnerët për t’i shpëtuar jetët e fëmijëve, për t’i mbrojtur të drejtat e tyre dhe për t'i ndihmuar ata ta përmbushin potencialin e tyre

A small girl having a laughing-out-loud moment while swinging on a swing at the kids corner created by UNICEF within the refugee and transit centre Vinojug near Gevgelija

UNICEF u themelua më shumë se tetëdhjetë vjet më parë për t’i përmbushur nevojat kritike të fëmijëve, jetët e të cilëve ishin shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore. Në fakt, dërgesa e parë e furnizimit të UNICEF-it, në gusht 1947 ishte për fëmijët në këtë vend, kur ishte ende pjesë e Jugosllavisë.

Në vitin 1993, UNICEF ishte një nga dy agjencitë e para të OKB-së, që hapi një zyrë në vend pasi u bë shtet i pavarur. Fillimi ishte me ofrimin e ndihmës emergjente për fëmijët refugjatë nga kriza e Bosnjës, më tej bashkëpunimi ynë gjatë zhvillimit të vendit në dekada dhe gjatë kohërave të krizës, ka sjellë ndryshime pozitive për brezat e fëmijëve.

Tani, së bashku me partnerët tanë, UNICEF-i vazhdon punën për t’i mundësuar çdo fëmije një fëmijëri, një të ardhme dhe një mundësi të drejtë.

Proritetet tona