Burimet për fëmijët dhe prindërit mbi mbështetjen e zhvillimit social dhe emocional

UNICEF ka bashkëpunuar me Think Equal (Mbretëria e Bashkuar) dhe “Svetot na Bibi” (Bota e Bibit) për të prodhuar një seri filmash vizatimorë dhe materialesh argëtuese edukative

UNICEF
Një nënë dhe fëmijët e saj janë ulur në një park, duke parë telefonat e tyre së bashku, duke kërkuar ide për lojëra.
UNICEF North Macedonia / 2022

Fëmijët, të cilët e krijojnë një bazament të fortë emocional në vitet e hershme, më vonë në jetë kanë aftësi për t’i menaxhuar më mirë ndërveprimet e përditshme shoqërore. Zhvillimi emocional dhe social i fuqizon fëmijët të rriten të vetëdijshëm dhe të sigurt, që t’i menaxhojnë emocionet dhe impulset e vështira dhe ta mishërojnë ndjeshmërinë, e cila ndihmon në përmirësimin e arritjeve të tyre arsimore dhe e avancon shëndetin e tyre mendor.

UNICEF ka bashkëpunuar me Think Equal (Mbretëria e Bashkuar) dhe “Svetot na Bibi” (Bota e Bibit) për të prodhuar një seri filmash vizatimorë dhe materialesh argëtuese edukative, me qëllim që ta mbështetin zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët e moshës parashkollore. Materialet u zhvilluan me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadës Britanike në Shkup dhe tani janë në dispozicion falas për të gjithë prindërit, mësuesit dhe kujdestarët.

Për më shumë burime të dobishme mbi zhvillimin social dhe emocional, vizitoni platformën shtetërore të mësimit Eduino.

Think Equal (UK)

UNICEF ka krijuar partneritet me Think Equal (MB) për të prodhuar një sërë filmash vizatimorë për ta mbështetur zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët e moshës parashkollore – dhe për të zhvilluar ndjeshmëri, mirësi, këmbëngulje, mendim kritik, zgjidhje konfliktesh, vetëvlerësim, komunikim, vetëdije dhe kështu me radhë. Filmat vizatimorë janë versione të animuara të librave me ilustrime Think Equal, të cilët tashmë janë zyrtarisht pjesë e Programit Nacional për Mësim dhe Zhvillim të Hershëm.

Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows

Svetot na Bibi

UNICEF ka bashkëpunuar me “Svetot na Bibi” (Bota e Bibit) për të prodhuar një sërë materialesh argëtuese edukative për t'i ndihmuar fëmijët që t’i njohin dhe menaxhojnë emocionet e tyre, por gjithashtu t’i frymëzojë prindërit se si ta promovojnë zhvillimin e fëmijës së tyre dhe të krijojnë një mjedis edukues. Materialet përfshijnë Bibin, Bobin dhe miqtë e tyre të paraqitur në tetë episode të animuara si dhe një libër elektronik me ilustrime, që gjendet në dispozicion  në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe.

Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022
Embedded video follows
UNICEF/2022

 

 

'Libri i emocioneve' është libër digjital me figura në maqedonisht dhe shqip. Klikoni tek figura për ta parë online.