Linja për prindërit

Për shkak se të gjitha pyetjet janë të rëndësishme

Creative visual in gif format with pictures of parents and children and info about the helpline
UNICEF/2020

Prindërimi mund të jetë i planifikuar ose i paplanifikuar, mund të realizohet në mënyrë të pavarur ose në partneritet, ndonëse varësisht nga forma që ka, një gjë është e sigurt – mënyra si i edukojmë fëmijët tanë e trajtëson mënyrën se si ata mendojnë, ndjejnë, sillen dhe mësojnë gjatë gjithë jetës.

Të gjithë e duam më të mirën për fëmijët tanë, mirëpo të qenit prindër nuk është gjithnjë e lehtë, ndërsa për shumicën prindërimi i suksesshëm nuk arrihet në mënyrë instiktive. Rrethanat jetësore e të gjithëve dallojnë mes vete, mirëpo secili prind përballet me dilema dhe i rishqyrton vendimet e tij.  

Kur fëmijët nuk sillen sipas pritjeve tona, ne si prindër mund ta perceptojmë atë si diçka personale, të mendojmë se na e testojnë durimin dhe na provokojnë. Mirëpo vërehet që fëmijët i testojnë kufijtë e tyre, duke i lëvizur kufijtë personalë.

Prindërimi pozitiv nuk paraqet vetëm mungesë të metodave të dhunshme të edukimit. Në fakt, prindërimi i vërtetë pozitiv paraqet kuptimin e nevojave të fëmijës, reagimin proaktiv ndaj tyre, dallimin e fazave të ndryshme të zhvillimit të fëmijës, përpikërinë, mësimin e sjelljes së caktuar pa përdorimin e dënimit dhe kultivimin e karakteristikave personale të fëmijës siç janë vetëbesimi, qëndrueshmëria, pavarësia, empatia, kureshtja dhe përgjegjësia.

E tërë kjo mund të na tingëllojë tepër. Mirëpo kur prindërit dinë si të përgjigjen ndaj situatave të ndryshme, ajo iu ndihmon atyre të relaksohen dhe të fitojnë vetëbesim, që nga ana tjetër i ofron cilësi kohës së kaluar me fëmijët, ndërsa përvojën prindërore e bën me të lehtë dhe më të përmbushur.

Shpeshherë vendimet e dilemave të prindërve arrihen përmes bisedës, përgjigjes së pyetjeve ose këshillave. Për të mundësuar arritje më të lehtë të përgjigjeve të prindërve dhe për të ofruar mbështetje të sigurt dhe anonime, jemi përkushtuar t’i mbështesim shërbimet përmes linjës telefonike për prindër.

Embedded video follows

Përmes linjës telefonike falas për prindër 075 230 530, ekipi i ekspertëve të trajnuar iu ofron mbështetje dhe këshillim prindërve dhe kujdestarëve. Linja në fjalë është çdo ditë në dispozicion nga ora 15:00 deri në orën 20:00, duke përfshirë edhe fundjavat.

Prindërit dhe kujdestarët do të mund të paraqiten që të marrin këshilla të thjeshta; ose të kërkojnë mbështetje më të gjerë me këshillim të përditshëm gjithëpërfshirës dhe të përqendruar së bashku me personat profesional, me qëllim që ta ndjekin progresin e arritur të fëmijës. 

Linja është e hapur për prindërit, kujdestarët dhe përkëdhelësit e fëmijëve të të gjitha moshave, për personat që planifikojnë të bëhen prindër ose kujdestarë, për prindërit me partner, prindërit vetushqyes, si dhe të gjithë tjerët që janë të interesuar të mësojnë më shumë në lidhje me prindërimin.


Këshilla nga ekspertët e linjës për prindërit

Ekipi i ekspertëve, të cilët ofrojnë mbështetje dhe këshillim të prindërve dhe kujdestarëve përbëhet nga psikologë të licencuar, psikoterapistë sistemor familjarë dhe punonjës socialë. Biseduam me ta në tema të ndryshme, që kanë të bëjnë me prindërimin pozitiv, ballafaqimin e prindërve me stresin gjatë krizës dhe zhvillimit socio-emocional të adoleshentëve    


 

Prindërimi pozitiv

Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows

Higjiena mendore

Embedded video follows
Embedded video follows

Efekteve të disiplinës fizike ndaj fëmijëve

Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows

Zhvillimi socio-emocinal te të rinjtë

 

Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020

Menaxhimi i stresit

Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020

Sfidat gjatë adoleshencës

Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020
Embedded video follows
UNICEF/2020