Bullizimi kibernetik: Çka është ai dhe si ta ndaloni

10 gjëra që adoleshentët duhet t’i dinë rreth bullizimit kibernetik.

Group of girls looking at a phone and laughing
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2019

Përballja me bullizimin kibernetik mund të jetë e vështirë, por nuk jeni të vetëm në këtë rrugëtim. Ne iupërgjigjemi disa prej pyetjeve më të zakonshme, duke bashkëngjitur këshillat nga ekspertët e UNICEF-it dhe informacionet nga kompanitë për zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave, duke përfshirë Facebook-un, Instagram-in, Roblox-in, Snapchat-in, Threads-in, TikTok-un dhe X-in. Qoftë nëse kërkoni këshilla se si të veproni nëse bullizoheni në internet, ose si ta mbështesni një mik, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Le ta trajtojmë këtë së bashku dhe ta bëjmë internetin një vend më të sigurt për të gjithë.  

Çfarë është bulizmi kibernetik?

Bulizmi kibernetik nënkupton bullizimin përmes teknologjive digjitale. Ai mund të ndodhë në mediat sociale, platformat e mesazheve, platformat e lojërave dhe telefonat celularë. Është një sjellje e përsëritur, që synon t’i trembë, zemërojë ose turpërojë ata që janë objekt i sulmit. Shembujt e këtillë përfshijnë:

  • përhapja e gënjeshtrave ose postimi i fotove ose videove të turpshme të dikujt në mediat sociale
  • dërgimi i mesazheve, fotografive ose videove lënduese, abuzive ose kërcënuese përmes platformave të mesazheve
  • paraqitja e rrejshme në emër të dikujt tjetër dhe dërgimi i mesazheve të këqija te të tjerët në emër të tij/saj ose përmes llogarive të rreme
  • përfshirja në ngacmim seksual ose bullizëm, duke përdorur vegla të gjeneruara nga IA-ja

Shpesh bullizmi i drejtpërdrejtë dhe bullizimi kibernetik mund të ndodhin krah për krah njëri-tjetrit. Megjithatë bullizmi kibernetik lë gjurmë digjitale - gjegjësisht dokument që mund të jetë i dobishëm dhe të ofrojë prova për të ndihmuar në ndalimin e abuzimit.

Më poshtë do të gjeni përgjigje për disa nga pyetjet më të zakonshme mbi bullizimin kibernetik.

10 gjëra që adoleshentët duhet t’i dinë rreth bullizimit kibernetik.

UNICEF-i

Të gjithë shokët bëjnë shaka me njëri-tjetrin, por ndonjëherë është e vështirë të dallosh nëse dikush thjesht po argëtohet apo po përpiqet të të lëndojë, veçanërisht në internet. Ndonjëherë veprimi do ta kalojë me një të qeshur ose duke thënë “po bëj shaka” ose “mos e merr shumë seriozisht”.

Mirëpo nëse ndiheni të lënduar ose mendoni se të tjerët po qeshin me ju, në vend se të qeshin së bashku me ju, atëherë shakaja ka shkuar shumë larg. Nëse vazhdon edhe pasi i keni kërkuar personit të ndalet dhe ju ende ndiheni të mërzitur për këtë, atëherë kjo mund të jetë bullizëm.

Dhe kur bullizimi ndodh në internet, ai mund të rezultojë në vëmendje të padëshiruar nga një spektër i gjerë njerëzish, përfshirë edhe njerëz të huaj. Kudo që të ndodhë, nëse nuk jeni të rehatshëm me atë situatë, atëherë nuk duhet ta duroni.

Quajeni si të doni - nëse ndiheni keq dhe nuk ndërpritet, atëherë ia vlen të kërkoni ndihmë. Ndalimi i bullizimit kibernetik nuk ka të bëjë vetëm me kritikimin e ngacmuesve, por edhe me pranimin e faktit se të gjithë meritojnë respekt si në internet, po ashtu edhe në jetën reale.

UNICEF-i

Kur ndodh bullizmi në internet, mund t’ju duket sikur po sulmoheni gjithandej, madje edhe brenda shtëpisë suaj. Mund të duket sikur nuk ka shpëtim. Efektet mund të zgjasin shumë dhe ta prekin një person në shumë segmente:

Në aspektin mendor – ndjeheni të mërzitur, të turpëruar, torollak, madje edhe të zemëruar.

Në aspektin emocional – ndjeheni të turpëruar ose humbisni interes për gjërat që i doni.

Në aspektin fizikisht – ndjeheni të lodhur (keni mungesë gjumi), ose përjetoni simptoma si dhimbje stomaku dhe dhimbje koke.

Ndjenja e të qenit i tallur, i turpëruar ose i ngacmuar nga të tjerët mund t'i pengojë njerëzit të flasin hapur ose të përpiqen të përballen me problemin.

Ngacmimi kibernetik mund të na prekë në shumë mënyra. Mirëpo, me mbështetjen e familjes dhe miqve, ne mund t’i tejkalojmë efektet dhe ta rikthejmë vetëbesimin dhe shëndetin.

UNICEF-i

Kur përjetoni ngacmim kibernetik, mund të filloni të ndiheni të turpëruar, nervozë, në ankth dhe të pasigurt për atë që njerëzit thonë ose mendojnë për ju. Kjo mund të çojë në tërheqje nga miqtë dhe familja, në mendime negative dhe biseda me veten, në ndjenjën e fajit për gjërat që keni bërë ose nuk keni bërë, ose në ndjenjën se po gjykoheni negativisht. Ndjenja e vetmisë, e mbingarkesës, dhimbjet e shpeshta të kokës, trazimi i stomakut ose dhimbjet në stomak janë gjithashtu të zakonshme.

Mund ta humbisni motivimin për t’i bërë gjërat që zakonisht ju pëlqejnë dhe të ndiheni të izoluar nga njerëzit që i doni dhe u besoni. Kjo mund t’i përjetësojë ndjenjat dhe mendimet negative, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore.

Mungesa nga shkolla është një tjetër efekt i zakonshëm i bullizmit kibernetik, që mund të ndikojë në shëndetin mendor të të rinjve, të cilët gjejnë prehje në substancat si alkooli dhe droga ose manifestojnë sjelljes të dhunshme për t’u përballur me dhimbjen e tyre psikologjike dhe fizike. Biseda me një shok/shoqe, anëtar të familjes ose këshilltar shkollor, të cilit i besoni mund të jetë një hap i parë për të marrë ndihmë.

Roblox-i (Robloks)

Ngacmimi kibernetik mund të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore. Me rëndësi është të flisni për gjendjen tuaj. Do të ishte ideale të flisni me një të rritur, të cilit i besoni. Ata mund t’ju ndihmojnë ta gjeni një strategji për ta menaxhuar situatën, si dhe të siguroheni që jeni të mbështetur.

Roblox-i në partneritet me Fondacionin Jed (Xhed) e krijuan burimin - Udhëzues për adoleshentët mbi sigurinë emocionale në Roblox, i cili përmban shumë këshilla për menaxhimin e mirëqenies suaj.

Ju gjithashtu mund të hyni në linjat e ndihmës së specializuar në rajonin tuaj përmes partneritetit tonë me roblox.findahelpline.com

Snapchat-i (Snapçati)

Bullizmi kibernetik hap derën për ngacmim 24-orësh dhe mund të jetë shumë dëmtues. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë instrumente dhe mbështetje brenda aplikacionit për shëndetin mendor dhe mirëqenien. Përveç kësaj, portali ynë “Jemi këtu për ju” ofron burime mbi shëndetin mendor, pikëllimin, bullizimin, ankthin, çrregullimet e të ngrënit, depresionin, stresin dhe mendimet vetëvrasëse. Potali në fjalë u zhvillua në partneritet me organizatat kryesore ndërkombëtare për mbrojtjen e shëndetit mendor, për t’i ndihmuar përdoruesit e Snapchat-it të përballen me disa probleme shumë reale. Mbi të gjitha, udhëzimi ynë themelor për çdo problem mirëqenieje është të flisni me dikë: një shok/shoqe, prind, kujdestar, person të rritur të besueshëm – me këdo që i besoni dhe e dëgjoni.

Asgjë nuk është më e rëndësishme në Snap, sesa siguria dhe mirëqenia e bashkësisë sonë. Na kontaktoni dhe na tregoni se si mund të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë.

Tik Tok-u

Bullizmi kibernetik ka potencial për të pasur ndikim negativ ndaj shëndetit mendor të njerëzve. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ta kontaktoni dikë që i besoni - qoftë prind, mësues, mik ose kujdestar - dhe t’i tregoni se çfarë po kaloni, në mënyrë që të mund t’ju ndihmojnë.

Mirëqenia e bashkësisë sonë ka shumë rëndësi për ne, andaj ne e pranojmë që bullizmi kibernetik mund të ketë ndikim negativ ndaj shëndetin mendor të njerëzve. Përveç ndërmarrjes së veprimeve të forta kundër përmbajtjes ose sjelljes që synon t’i turpërojë, bullizojë ose ngacmojë anëtarët e bashkësisë sonë, ne kemi bashkëpunuar me ekspertë për ta zhvilluar udhëzuesin tonë të mirëqenies, me qëllim që t’i ndihmojmë njerëzit të mësojnë më shumë rreth përmirësimit të mirëqenies së tyre dhe për ta mbajmë TikTok-un një vatër të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për bashkësinë tonë.

 

UNICEF-i

Nëse mendoni se po ngacmoheni, hapi i parë është të kërkoni ndihmë nga dikush që i besoni, siç janë prindërit tuaj, një anëtar i ngushtë i familjes ose një i rritur tjetër i besuar.

Në shkollën tuaj mund të kontaktoni një këshilltar ose mësuesin tuaj të preferuar.

Nëse bullizimi ndodh në një platformë sociale, shqyrtoni mundësinë ta bllokoni bullizuesin dhe ta bëni raportimin formal të sjelljes së tij në vetë platformë. Kompanitë e mediave sociale janë të detyruara t’i mbajnë përdoruesit e tyre të sigurt. Kontrolloni burimet më poshtë për vjegëza (link) dhe informacione të dobishme.

Për të treguar se çfarë ka ndodhur, mund të jetë e dobishme të mblidhni prova - mesazhe me tekst dhe pamje të ekranit (screen shots) të postimeve në mediat sociale.

Kusht thelbësor për ta ndërprerë bullizimin, është që ai duhet të identifikohet dhe të raportohet. Gjithashtu mund të ndihmojë t’i tregoni bullizuesit, se sjellja e tij/saj është e papranueshme.

Nëse jeni në rrezik të menjëhershëm, atëherë duhet të kontaktoni policinë ose shërbimet e emergjencës në vendin tuaj.

Facebook/Instagram/Threads

Ne në Meta, i marrim seriozisht situatat e bullizmit dhe ngacmimit. Bullizimi dhe ngacmimi janë sfidë unike dhe një nga çështjet më komplekse për t’u adresuar, pasi që konteksti është mjaft kritik. Ne punojmë shumë në zbatimin e ligjeve kundër këtyre përmbajtjeve, ndërkohë që e pajisim komunitetin tonë me mjete për vetëmbrojte sipas mënyrave që funksionojnë më së miri për ta.

Nëse përjetoni bullizëm në internet, ju inkurajojmë të flisni me prindin, mësuesin ose dikë tjetër që mund t’i besoni – pasi ju keni të drejtë të jeni të sigurt dhe të mbështetur.

Ne gjithashtu, e bëjmë të lehtë raportimin e ngacmimeve drejtpërsëdrejti brenda Facebook-ut, Instagram-it ose Threads-it. Ju mund t’ia dërgoni ekipit tonë një raport nga një postim, koment, histori ose mesazh të drejtpërdrejtë. Raportimi juaj është anonim; llogaria që e raportoni nuk do të shohë se kush e raporton atë. Ne kemi një ekip që shqyrton këto raportime 24/7 në të gjithë botën në mbi 70 gjuhë dhe ne do të heqim çdo gjë që i shkel politikat tona.

Qendra e familjes Meta ofron burime, njohuri dhe udhëzime nga ekspertët për t’i ndihmuar prindërit, kujdestarët dhe të rriturit e besuar, t’i mbështesin përvojat e internetit të adoleshentëve të tyre në të gjitha teknologjitë tona. Përveç kësaj, Qendra e sigurisë Meta ofron burime për parandalimin e bullizimit që mund t’i ndihmojnë adoleshentët, të cilët kërkojnë mbështetje për çështje që kanë të bëjnë me bullizmin, si p.sh. çfarë të bëni nëse ju ose një mik po bullizoheni ose jeni quajtur bullizues. Për sa u përket punonjësve edukativo-arsimorë, ne kemi këshilla të mbështetura nga ekspertë se si të trajtojnë në mënyrë proaktive dhe të punojnë për t’i zbatuar strategjitë e parandalimit të ngacmimit.

Roblox-i

Ne në Roblox i inkurajojmë në mënyrë aktive përdoruesit tanë ta raportojnë çdo aktivitet ose përmbajtje, për të cilën ndihen të parehatshëm ose të shqetësuar. Përdoruesit mund t’i çaktivizojnë ose bllokojnë lehtësisht lojtarët të cilët i rastisin në lojëra, si dhe të raportojnë përmbajtje/sjellje të papërshtatshme duke përdorur sistemin tonë të Raportimit të abuzimit. Kur një përdorues paraqet një raport në lidhje me ndonjë shkelje të rregullave, ekipi ynë i sigurisë i vlerëson ankesat që konsiderohen të zbatueshme për të siguruar që sa më shpejt që është e mundur të ndërmerren veprime të përshtatshme. Duke raportuar problemin, ju nuk e mbroni vetëm veten, por edhe njerëz tjerë që mund të jenë duke përjetuar dëm.

Nëse ju bulëzon ndokush, atëherë është e rëndësishme të flisni me një të rritur, të besuar në lidhje me situatën e krijuar. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë ta menaxhoni vetë problemin, andaj vërtet mund t’u ndihmojë, nëse e ndani problemin me ndokënd tjetër.

Snapchat-i

Bullizimi është diçka që askush nuk duhet ta përjetojë, qoftë në jetën reale ose në internet.

Për të raportuar një shqetësim sigurie, duke përfshirë ngacmimin, bullizmin ose çdo shkelje tjetër të Udhëzimeve tona të komunitetit, thjesht mund të shtypni dhe mbani të shtypur Snap, Story (Tregim snapi) ose Chat (bisedë) dhe më pas ta prekni “raporto” për të na njoftuar se çfarë po ndodh. Gjithashtu mund të dërgoni një raport me email përmes faqes sonë për mbështetje. Nëse mendoni se jeni në krizë ose përjetoni shqetësim emocional, ndoshta mund të dëshironi t’i vizitoni Burimet për sigurinë e shfrytëzuesve të Snapchatit. Disa nga përdoruesit tanë i kanë krijuar këto linka dhe linja telefonike si burim të dobishëm.

Këtu mund të mësoni më shumë rreth raportimit të abuzimit ose shqetësimeve të sigurisë.

Duke na njoftuar kur përjetoni ose jeni dëshmitarë të dikujt që shkel rregullat tona, na mundësoni të ndërmarrim veprime, gjë që ndihmon në mbrojtjen tuaj dhe të anëtarëve tjerë të komunitetit tonë. Përveç raportimit të përmbajtjes ose sjelljes shkelëse në Snapchat, flisni me një mik, prind, kujdestar ose një të rritur tjetër të besuar. Qëllimi ynë është që të gjithë të jenë të sigurt dhe të argëtohen!

TikTok-u

Secili ka të drejtë të ndihet i sigurt dhe të trajtohet me respekt dhe dinjitet. Bullizimi dhe ngacmimet bien ndesh me mjedisin gjithëpërfshirës, të cilin synojmë të krijojmë në TikTok.

Nëse ndonjëherë ndjeni se dikush po ju ngacmon ose sillet në mënyrë të papërshtatshme, kontaktoni dikë që i besoni - për shembull, prindin,  mësuesin ose kujdestarin - i cili mund t'ju ofrojë mbështetje.

Ne kemi në dispozicion si teknologji ashtu edhe mijëra profesionistë të sigurisë për të ndihmuar në eliminimin e bulëzimeve në TikTok. Gjithashtu i inkurajojmë anëtarët e komunitetit tonë t’i përdorin instrumentet e lehta të raportimit brenda aplikacionit për të na njoftuar nëse ata ose dikush që ata njohin ka përjetuar bullizëm. Ju mund të raportoni video, komente, llogari dhe mesazhe të drejtpërdrejta, në mënyrë që ne t’i ndërmarrim veprimet e duhura dhe t’ju ndihmojmë të qëndroni të sigurt. Raportimet janë gjithmonë konfidenciale.

Mund të gjeni më shumë informacione në Udhëzuesin tonë për parandalimin e bullizmit dedikuar adoleshentëve, kujdestarëve dhe edukatorëve se si ta identifikoni dhe parandaloni bullizimin dhe të ofroni mbështetje.

X

Të qenit objekt i bullizimit në internet nuk është e lehtë për t’u përballuar. Nëse përjetoni bullizëm kibernetik, gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të mos u cenohet siguria juaj. Është me rëndësi thelbësore të keni dikë, me të cilin do të flisni për atë që përjetoni. Personi në fjalë mund të jetë një mësues, një person tjetër i rritur tjetër, i besuar ose prind. Bisedoni me prindërit dhe miqtë tuaj se çfarë të bëni, nëse ju ose një mik i juaj përjetoni bullizëm kibernetik.

Ne i inkurajojmë njerëzit t’i raportojnë te ne llogaritë, të cilat mund të bëjnë shkelje të rregullave tona. Mund ta bëni këtë në Qendrën tonë të ndihmës ose përmes mekanizmit të raportimit në postim duke klikuar në opsionin “Raporto një postim”.

UNICEF-i

Nëse përjetoni bullizëm kibernetik, gjëja më e rëndësishme që mund të ndërmerrni është të flisni me një të rritur të besuar - dikë me të cilin ndiheni të sigurt të flisni.

Biseda me prindërit nuk është e lehtë për secilin. Megjithatë ekzistojnë veprime, të cilat mund t’i bëni,  që do t’u ndihmojnë ta zhvilloni bisedën. Zgjidhni një kohë për të folur, kur e dini që e keni vëmendjen e tyre të plotë. Shpjegojuni sa është serioz për ty ky problem. Mos harroni, ata mund të mos jenë sa ju në rrjedha me teknologjinë, kështu që mund të duhet t'iu ndihmosh ta kuptojnë se çfarë po ndodh.

Ata mund të mos kenë përgjigje të menjëhershme për ty, por me shumë gjasa do të dëshirojnë të të ndihmojnë, në mënyrë që së bashku të mund të gjeni zgjidhje. Dy koka janë gjithmonë më të mira se një! Nëse ende nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni, mendoni të kontaktoni njerëz të tjerë, të besuar. Shpesh ka më shumë njerëz që kujdesen për ju dhe janë të gatshëm të ndihmojnë sesa mund të imagjinoni!

UNICEF-i

Secili mund të bëhet viktimë e bullizimit kibernetik. Nëse e vëreni se një gjë e tillë po i ndodh dikujt që e njihni, përpiquni t’i ofroni mbështetje.

Është e rëndësishme t’i dëgjoni shokët/shoqet tuaja. Pse nuk dëshirojnë ta raportojë se janë bullizuar në internet? Si ndihen? Bëjani të ditur se asgjë nuk janë të detyruar të raportojë zyrtarisht, por është me rëndësi thelbësore të flasin me dikë, që mund të jetë në gjendje t’iu ndihmojë.

Mbani mend, miku juaj mund të ndihet i brishtë. Shfaqni mirësjellje ndaj tij/saj. Ndihmojeni të mendojë mirë se çfarë mund të thotë dhe kujt mund t’ia thotë. Ofrohuni gatishmëri të shkoni me të nëse vendosin të raportojnë. Më e rëndësishmja, bëjani me dije se jeni aty për të dhe se dëshironi ta ndihmoni.

Nëse shoku/shoqja juaj ende nuk dëshiron ta raportojë incidentin, atëherë mbështeteni atë në gjetjen e një të rrituri, të besuar që mund ta ndihmojë, ta përballojë situatën. Mos harroni se në situata të caktuara pasojat e bullizimit kibernetik mund të jenë kërcënuese për jetën.

Nëse nuk ndërmerrni asgjë, personi i bullizuar mund të ndjejë se të gjithë janë kundër tij ose se askush nuk interesohet për të. Fjalët tuaja mund të bëjnë një ndryshimin.

Facebook/Instagram/Threads

Ne e dimë që mund të jetë e vështirë ta raportoni bullizmin, mirëpo të gjithë meritojnë të ndihen të sigurt në internet. Nëse shoku/shoqja juaj përjeton bullizim kibernetik, inkurajojeni të flasë me prindin, mësuesin ose një të rritur, të cilit i beson.

Raportimi i përmbajtjes ose llogarive në Facebook, Instagram ose Threads është anonim dhe mund të na ndihmojë, t’i mbajmë më të sigurta platformat tona. Bullizimi dhe ngacmimi janë shumë personalë për nga natyra, kështu që në shumë raste, na duhet një person që të na e raportojë këtë sjellje përpara se ta identifikojmë ose heqim atë. Ju mund të raportoni diçka që përjetoni vetë, por është njësoj lehtë të paraqisni një raport për ndonjërin nga miqtë tuaj. Mund të gjeni më shumë informacione se si të raportoni diçka në segmentin Si ta raportoni bullizimin në Qendrën e Sigurisë Meta.

Roblox-i

Bisedoni me mikun tuaj rreth qëndrimeve pro dhe kundër raportimit; përpiquni të kuptoni pse mund të mos dëshirojnë ta bëjnë një veprim të tillë. Për shembull, a e njohin personin në jetën reale dhe a kanë frikë nga pasojat? Është gjithmonë e rëndësishme t’u ofrohet ndihmë, t’u sugjerohet të flasin me një të rritur, të cilit i besojnë, një anëtar të familjes ose një mësues që mund të jetë në gjendje t’iu ndihmojë.

Bëjani atyre me dije se mund ta raportojnë bullizimin në mënyrë konfidenciale në Roblox, duke përdorur sistemin tonë të Raportimit të abuzimit, dhe se në atë mënyrë ndihmojnë në mbajtjen e komunitetit tonë të sigurt dhe mikpritës, duke na ndihmuar t’i mbajmë personat e këqij larg platformës sonë.

Snapchat-i

Ju dhe miqtë tuaj mund të ngurroni të raportoni në një platformë teknologjike për një numër arsyesh, por është e rëndësishme të dini se raportimi në Snapchat është konfidencial dhe i lehtë. Prandaj mos harroni: Ju mund të raportoni Snap (foto dhe video), Chat (mesazhe) dhe llogari – në bazë të përvojave tuaja ose në emër të dikujt tjetër.

Në segmentet më publike të Snapchat, si Stories dhe Spotlight, thjesht shtypni dhe mbani të shtypur pjesën e përmbajtjes dhe (si një opsion) karta me “Pllaka për raportim” do të shfaqet me ngjyrë të kuqe. Klikoni atë link dhe do të shfaqet menyja jonë e raportimit. Bullizmi dhe ngacmimi janë ndër kategoritë e para në listën e raportimit. Thjesht ndiqni udhëzimet dhe jepni sa më shumë informacione, që mundeni në lidhje me incidentin. Ne e vlerësojmë që po bëni pjesën tuaj për të na ndihmuar të mbrojmë komunitetin e Snapchat-it!   

TikTok-u

Nëse besoni se një anëtar tjetër i komunitetit të TikTok-ut është duke u bullizuar ose ngacmuar, mbështetjen tuaj mund ta ofroni në më shumë mënyra. Për shembull, mund të bëni një raport konfidencial në TikTok, në mënyrë që ne t’i ndërmarrim veprimet e duhura dhe të ndihmojmë në ruajtjen e sigurisë së mikut tuaj.

Nëse e njihni personin, shqyrtoni mundësinë të futeni në platformën tonë bashkë me të dhe inkurajojeni ta lexojë udhëzuesin tonë për Parandalimin e bullizimit në mënyrë që të mund të gjejë më shumë informacione se si ta identifikojë sjelljen bullizuese dhe të ndërmarrë veprime.

X

Nëse miqtë tuaj përjetojnë ngacmim kibernetik, inkurajojini ata të flasin me prindin, mësuesin ose një person tjetër të rritur, të cilit i besojnë.

Nëse një mik i juaji nuk dëshiron ta raportojë përvojën e tij/saj, mund të paraqisni një raport nga si një “dëshmitar” në emër të tij. Kjo mund t’i përfshijë raportet e abuzimit/ngacmimitinformacionet privateshfaqjen e imazheve të lakuriqësisë pa pëlqimin e personit ose vjedhjen e identitetit.

 

UNICEF-i

Të qenit në rrjet ka shumë përfitime. Megjithatë, si shumë gjëra në jetë, edhe futja në internet bart në vete rreziqe nga të cilat duhet të mbroheni.

Nëse përjetoni ngacmim kibernetik, mund të dëshironi t’i fshini disa aplikacione ose të qëndroni jashtë rrjetit për një kohë, për t’i dhënë vetes kohë për rikuperim. Mirëpo shkëputja nga interneti nuk është zgjidhje afatgjate. Ju nuk keni bërë asgjë të gabuar, kështu që pse duhet të jeni në disavantazh? Madje vetë mosveprimi mund t’u përçojë bullizuesve sinjal të gabuar - duke e inkurajuar sjelljen e tyre të papranueshme.

Ne të gjithë duam që të ndalet bullzimi kibernetik, gjë që është një nga arsyet pse raportimi i tij është kaq i rëndësishëm. Megjithatë krijimi i internetit që ne dëshirojmë shkon përtej kritikave ndaj bullzimit. Duhet të jemi të kujdesshëm për atë që ndajmë ose themi që në fakt mund t’i lëndojë të tjerët. Duhet të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin si në rrjet, si në botën reale. Varet nga të gjithë ne!

Facebook/Instagram/Threads

Ne vazhdimisht jemi duke zhvilluar teknologji të reja për t’i inkurajuar ndërveprimet pozitive dhe për të ndërmarrë veprime ndaj përmbajtjeve së dëmshme, si dhe duke vënë në zbatim instrumente të reja për t’i ndihmuar njerëzit të kenë më shumë kontroll mbi përvojën e tyre në rrjet. Ja disa vegla, të cilat mund t’i përdorni:

  • Paralajmërime për komentet: Kur dikush shkruan një titull ose një koment që inteligjenca jonë artificiale e zbulon si potencialisht fyese ose me qëllim të ngacmimit, ne do t’u tregojmë atyre një njoftim që i kërkon të ndalojnë dhe të reflektojnë nëse dëshirojnë të modifikojnë gjuhën e tyre para se ta postojnë.
  • Kontrollet e komenteve dhe mesazheve: Komentet me fjalë, fraza ose emotikonë të zakonshme fyese, dhe mesazhet ose porositë abuzive nga të huajt mund të fshihen ose filtrohen automatikisht me cilësimin “Fjalët e fshehura”, i cili është parazgjedhur dhe aktivizuar për të gjithë shfrytëzuesit. Nëse dëshironi një përvojë edhe më të personalizuar, mund ta krijoni një listë të personalizuar me emotikonë, fjalë ose fraza që nuk doni t’i shihni, me çka komentet që i përmbajnë këto terma nuk do të shfaqen nën postimet tuaja dhe mesazhet do të dërgohen në një kuti hyrëse të filtruar. Të gjitha llogaritë e Instagram-it kanë mundësi t’i çaktivizojnë mesazhet e drejtpërdrejta nga njerëzit që nuk i ndjekin. Gjithashtu edhe messenger-i ju jep mundësinë ta injoroni një bisedë dhe ta zhvendosni automatikisht atë nga kutia juaj hyrëse, pa pasur nevojë ta bllokoni dërguesin.
  • Bllokoni dhe vendosni në cilësimin e heshtur: Gjithmonë mund ta bllokoni ose ta vendosni në heshtje një llogari, që ju ngacmon dhe ajo llogari nuk do të shfaqet. Kur bllokoni dikë në Instagram, do të keni gjithashtu mundësinë t’i bllokoni llogaritë tjera që mund t’i ketë ose krijojë, duke e bërë më të vështirë për ta që të ndërveprojnë (komunikojnë) me ju.
  • Kufizoni: Me “Kufizo”, mund ta mbroni llogarinë tuaj nga ndërveprimet e padëshiruara në një mënyrë më të qetë ose më delikate. Pasi të aktivizohet “Kufizo”, komentet në postimet tuaja nga një person që e keni kufizuar do të jenë të dukshme vetëm për atë person. Mund të zgjidhni ta shikoni komentin duke prekur “Shiko komentin”; ta miratoni komentin në mënyrë që të gjithë ta shohin; ta fshini ose ta injoroni. Nuk do të merrni asnjë njoftim për komentet nga një llogari e vënë nën kufizim.
  • Limitimi: Mund t’i fshihni automatikisht komentet dhe kërkesat për mesazhe të drejtpërdrejta nga njerëzit që nuk ju ndjekin ose që kanë filluar t’ju ndjekin rishtas kohëve të fundit. Nëse përballeni me një mori komentesh ose mesazhesh të padëshiruara - ose mendoni se gati se jeni duke pranuar mesazhesh të padëshiruara – atëherë mund ta aktivizoni “Limitimin” dhe ta shmangni atë.

Roblox-i

Robloxi është i përkushtuar për të ndërtuar një platformë më të sigurt dhe më të civilizuar, ku njerëzit mund të lidhen me miqtë derisa luajnë, mësojnë dhe krijojnë. Ne ofrojmë mjete për ta parandaluar ngacmimin kibernetik, siç është bllokimi dhe vënia në cilësimin e heshtur, dhe kemi filtrim të rreptë të bisedave për ta parandaluar ndarjen e mesazheve dashakeqe në platformë.

TikTok-u

Prioriteti ynë është ta krijojmë një mjedis mikpritës dhe të sigurt ku njerëzit ndihen të lirë të shprehen në mënyrë autentike. Udhëzimet tona të komunitetit e bëjnë të qartë se ne nuk tolerojmë që anëtarët e komunitetit tonë të turpërohen, bullizohen ose ngacmohen.

Ne përdorim një kombinim të teknologjisë dhe ekipeve të moderimit, të cilat na ndihmon ta identifikojmë dhe heqim përmbajtjen ose sjelljen abuzive nga platforma jonë.

Ne gjithashtu i ofrojmë komunitetit tonë një spektër të gjerë mjetesh për t’i ndihmuar ata ta kontrollojnë më mirë përvojën e tyre - qoftë kontroll mbi atë se kush saktësisht mund ta shikojë dhe të bashkëveprojë me përmbajtjen tuaj, ose ofrojmë mjete filtrimi për t’ju ndihmuar ta mbani kontrollin e komenteve. Më shumë rreth tyre mund të mësoni në Qendrën tonë të Sigurisë.

X

Meqenëse çdo ditë qindra miliona njerëz ndajnë ide në X, nuk është çudi që nuk biem dakord të gjithë me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Ky është një nga përfitimet e një bisede publike, pasi të gjithë me respekt mund të mësojmë nga mospajtimet dhe diskutimet.

Megjithatë ndonjëherë, pasi e keni dëgjuar dikë për një kohë, mund të mos doni ta dëgjoni më tej. E drejta e tyre për t’u shprehur nuk do të thotë që ju jeni të detyruar ta dëgjoni. Nëse shihni ose merrni një përgjigje që nuk ju pëlqen, mos e ndiqni dhe ndërpritni çdo komunikim me atë llogari. Nëse sjellja vazhdon, rekomandohet që ta bllokoni llogarinë. Nëse vazhdoni të merrni përgjigje të padëshiruara, të synuara dhe të vazhdueshme në X, shqyrtoni mundësinë  e raportimit të sjelljes përkatëse këtu në X.

Gjithashtu mund t’i mbroni postimet tuaja. Kjo do të thotë që postimet tuaja do të jenë të dukshme vetëm për ndjekësit tuaj. Me postimet tuaja të mbrojtura, ju keni kontroll mbi përvojën tuaj në X: sa herë që dikush dëshiron të ndjekë llogarinë tuaj, ju keni mundësinë të pranoni ose refuzoni kërkesën e tij. Çdo llogari që ju ndiqte përpara se postimet tuaja të mbroheshin do të vazhdojë t’ju ndjekë (që do të thotë se nuk do t’ju duhet t’i aprovoni përsëri), ndonëse mund t’i ndaloni ata që t’ju ndjekin duke i bllokuar. Lexoni më shumë këtu rreth postimeve publike dhe të mbrojtura.

UNICEF-i

Mendohuni dy herë para se të postoni ose ndani diçka në platformat digjitale – ajo mund të ngelë në internet përgjithmonë dhe mund të përdoret për t’ju dëmtuar më vonë. Mos jepni të dhëna personale si adresa juaj, numri i telefonit ose emri i shkollës suaj.

Mësoni rreth cilësimeve të privatësisë së aplikacioneve tuaja të preferuara të mediave sociale. Ja disa veprime që mund të ndërmerrni në shumicën prej tyre:

  • Duke rregulluar cilësimet e privatësisë së llogarisë suaj, mund të vendosni se kush mund ta shohë profilin tuaj, t’ju dërgojë mesazhe të drejtpërdrejta ose të komentojë në postimet tuaja.
  • Mund t’i raportoni komentet, mesazhet, fotografitë dhe videot fyese dhe të kërkoni që ato të hiqen.
  • Përveç “heqjes nga miqtë”, mund t’i bllokoni plotësisht njerëzit për t’i ndaluar ata ta shohin profilin tuaj ose të kontaktojnë me ju.
  • Gjithashtu mund të zgjidhni që komentet nga njerëz të caktuar t'u shfaqen vetëm atyre pa i bllokuar plotësisht.
  • Mund t’i fshini postimet në profilin tuaj ose t’i fshihni ato nga njerëz të caktuar.

Në shumicën e mediave tuaja të preferuara sociale, njerëzit nuk njoftohen kur i bllokoni, i kufizoni ose i raportoni.

Kompanitë e teknologjisë po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje çështjes së ngacmimit në internet.

Shumë prej tyre prezantojnë mënyra për ta adresuar atë dhe për t’i mbrojtur më mirë përdoruesit e tyre me mjete, udhëzime dhe mënyra të reja për të raportuar abuzimin në internet.

Pa dyshim që duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Për çdo ditë shumë fëmijë dhe të rinj përjetojnë bullizëm kibernetik. Disa përballen me forma ekstreme të abuzimit në internet. Disa kanë vrarë veten si rezultat i bullizimit.

Kompanitë e teknologjisë kanë përgjegjësi për t’i mbrojtur përdoruesit e tyre, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë.

Kur ato nuk i përmbushin këto përgjegjësi, atëherë nga të gjithë ne varet që t’i mbajmë ata përgjegjëse.

UNICEF-i

Secila platformë sociale ofron mjete të ndryshme (shihni ato të disponueshme më poshtë) që ju lejojnë të kufizoni se kush mund të komentojë ose shikojë postimet tuaja ose kush mund të lidhet automatikisht si mik, si dhe t’i raportoni rastet e bullizmit. Shumë prej tyre përfshijnë hapa të thjeshtë për të bllokuar, heshtur ose raportuar bullizimin kibernetik. Ne ju inkurajojmë t'i shqyrtoni ato dhe t’i jepni reagimet tuaja aty ku mendoni se mund të përmirësohen.

Gjithashtu kompanitë e mediave sociale ofrojnë mjete edukative dhe udhëzime për fëmijët, prindërit dhe mësuesit për të mësuar rreth rreziqeve dhe mënyrave për të qenë të sigurt në internet.

Përtej kësaj, vija e parë e mbrojtjes kundër ngacmimit kibernetik mund të jeni ju. Mendoni se ku ndodh bullizimi kibernetik në komunitetin tuaj dhe mënyrat se si mund të ndihmoni - duke ngritur zërin, duke denoncuar sjellje të papërshtatshme dhe të dëmshme, duke kontaktuar të rritur të besuar ose duke rritur ndërgjegjësimin lidhur me problemin. Edhe një akt i thjeshtë mirësie mund të ndihmojë shumë.

Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë tuaj ose për diçka që ju ka ndodhur në internet, flisni urgjentisht me një të rritur, të cilit i besoni.

Facebook/Instagram/Threads

Ne kemi në dispozicion një numër instrumentesh kundër bullizmit në Facebook, Instagram dhe Threads:

  • Mund t’i bllokoni njerëzit, duke përfshirë çdo llogari ekzistuese dhe të re që ata mund të krijojnë.
  • Mund ta aktivizoni cilësimin “heshtje” për një llogari dhe ajo llogari nuk do të njoftohet.
  • Mund t’i limitoni ndërveprimet e padëshiruara për një periudhë kohore, duke fshehur automatikisht komentet dhe kërkesat për mesazhe nga njerëzit që nuk ju ndjekin, ose që kanë filluar t’ju ndjekin vetëm kohëve të fundit.
  • Mund të përdorni “kufizo” për të mbrojtur në mënyrë diskrete llogarinë tuaj pa u njoftuar ai person.
  • Mund t’i moderoni komentet në postimet tuaja.
  • Mund t’i modifikoni cilësimet tuaja në mënyrë që vetëm njerëzit që ndiqni të mund t'ju dërgojnë mesazh të drejtpërdrejtë.
  • Ne do ta njoftojmë dikë kur të jetë gati të postojë diçka që mund të kalojë kufirin, duke i inkurajuar ata të rishqyrtojnë.
  • Ne automatikisht i filtrojmë komentet dhe kërkesat për mesazhe që nuk shkojnë kundër Udhëzimeve tona të komunitetit, por që mund të konsiderohen të papërshtatshme ose fyese. Gjithashtu mund ta krijoni listën tuaj të personalizuar të emotikonëve, fjalëve ose frazave që nuk doni t’i shihni.

Për më shumë këshilla dhe ide, vizitoni Faqen e sigurisë në Instagram dhe Qendrën e parandalimit të bullizimeve në Facebook. Ne gjithashtu ofrojmë burime, njohuri dhe udhëzime nga ekspertë për prindërit dhe kujdestarët në Qendrën tonë Familjare.

Roblox-i

Në Roblox mund t’i bllokoni ose t’i heshtni përdoruesit e tjerë që ju ngacmojnë, por edhe mund t’i raportoni ata përmes sistemit tonë të raportimit.

Ne për përdoruesit më të rinj në platformë e minimizojmë kontaktin vetëm me miqtë, ndërsa bisedat janë të çaktivizuar në cilësimin standard. Prindërit mund të autorizojnë ndryshime në këto cilësime aty ku e ndiejnë të përshtatshme. Përdoruesit më të vjetër mund të menaxhojnë preferencat e llogarisë së tyre, duke përfshirë komunikimin me të tjerët, dukshmërinë dhe zbulueshmërinë e miqve.

Snapchat-i

Në Snapchat, iu ofrojmë përdoruesve mundësi për të bllokuar, raportuar dhe hequr të tjerët. Nëse dikush po ju bën të ndiheni në siklet, ju inkurajojmë ta bllokoni atë përdorues të Snapchat-it dhe të largoheni nga çdo bisedë në grup. Klikimi mbi avatarin e personit do të shfaqë një menu me tre pika në këndin e sipërm të djathtë. Hapja e asaj menuje ofron mundësinë "Menaxho miqësinë", e cila, nga ana tjetër, ofron mundësinë për të raportuar, bllokuar ose hequr personin nga lista e miqve. Dijeni se nëse e bllokoni dikë, atij do t'i thuhet se Snap-et dhe bisedat e tij për ju do të dorëzohen sapo të rivendoset komunikimi.

Gjithashtu është një ide e mirë t’i kontrolloni cilësimet e privatësisë për t’u siguruar që ato të vazhdojnë të jenë të vendosura në cilësimin fillestar “Vetëm miqtë”. Në këtë mënyrë, vetëm njerëzit që keni shtuar si miq mund t’ju dërgojnë Snap-e dhe biseda.

Ne gjithashtu rekomandojmë që herë pas here ta rishikoni listën e miqve tuaj, për t’u siguruar që ajo i përfshin njerëzit me të cilët ende dëshironi të jeni miq në Snapchat. 

TikTok-u 

Krahas punës që bëjnë ekipet tona të sigurisë për të ndihmuar në ruajtjen e platformës sonë nga bullizmi dhe ngacmimet, ne ofrojmë një spektër të gjerë të veglave për t'ju ndihmuar ta kontrolloni përvojën tuaj në TikTok. Të gjitha mund t’i gjeni në Qendrën tonë të sigurisë. Ja disa nga pikat kryesore:

  • Mund ta kufizoni se kush komenton në videot tuaja, duke nisur nga askush; vetëm miqtë; ose të gjithë (për ata nën 16 vjeç, cilësimi ‘të gjithë” nuk është i disponueshëm)
  • Mund t’i filtroni të gjitha komentet ose ato me fjalë kyçe specifike që zgjidhni vetë. Si parazgjedhje, komentet e padëshiruara dhe ofenduese fshihen nga përdoruesit kur i zbulojmë.
  • Mund përnjëherë të fshini ose raportoni komente të shumta dhe mund të bllokoni edhe llogaritë që postojnë komente bullizuese ose të tjera negative, madje deri në 100 sosh në të njëjtën kohë.
  • Një njoftim për koment u kërkon njerëzve ta rishqyrtojnë postimin e një komenti që mund të jetë i papërshtatshëm ose i pahijshëm, duke ua përkujtuar atyre Udhëzimet tona të Komunitetit dhe duke u lejuar atyre t’i modifikojnë komentet e tyre para se t’i ndajnë me të tjerët.
  • Modaliteti i kujdesit për komentet ju jep më shumë kontroll mbi përvojën tuaj në TikTok, duke aplikuar filtra shtesë në komentet e postuara në përmbajtjen tuaj. Aktivizimi i tij filtron komentet që janë të papërshtatshme, ofenduese dhe janë raportuar nga ju ose të tjerët.

X

  • Ne duam që të gjithë të jenë të sigurt në X. Ne vazhdojmë t’i vëmë në përdorim dhe përmirësojmë instrumentet, me të cilat njerëzit do të ndihen më të sigurt, të kenë kontroll dhe të menaxhojnë gjurmën e tyre digjitale. Ja disa mjete sigurie, të cilat  mund t’i përdorë secili në X:
  • Zgjidhni se kush mund t'u përgjigjet postimeve tuaja - të gjithë, vetëm njerëzit që ndiqni ose vetëm njerëzit që përmendni
  • Aktivizoni cilësimin e heshtjes - hiqni postimet e një llogarie nga korniza juaj kohore pa hequr ndjekjen ose bllokuar atë llogari
  • Bllokoni - kufizimi i llogarive specifike nga kontakti me ju, shikimi i postimeve tuaja dhe ndjekja juaj
  • Raportoni - paraqitja e një raporti në lidhje me sjellje abuzive
  • Modaliteti i sigurisë - një veçori që bllokon përkohësisht llogaritë për përdorimin e gjuhës potencialisht të dëmshme ose dërgimin e përgjigjeve ose përmendjes së përsëritur dhe të paftuar. 

Reporting and safety resources for popular apps

Discord
Facebook
Instagram
Kik
Roblox
Snap
TikTok
Tumblr
Twitch
WeChat
WhatsApp
X (formerly Twitter)
YouTube

The website Take it Down provides guidance on ways to remove any intimate images.

If you report an issue to a company and don’t receive a response or don’t feel that the issue has been resolved, then consider escalating the report. Remember that these companies have a responsibility to take children’s safety seriously.