Të rinjtë i thonë “Tung e ke” bullizmit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes në internet

UNICEF-i dhe Fondacioni Telekom për Maqedoni e shpallin fillimin e fushatës rinore për hapësirë më të sigurt në internet

19 Qershor 2023
 bullying bye bye
UNICEF/2023

Shkup, 19 korrik 2023: Me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftë kundër gjuhës së urrejtjes, UNICEF-i dhe Fondacioni Telekom për Maqedoninë e nisën një fushatë të re në rrjetet sociale kundër ngacmimit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes në internet, e cila u krijua së bashku me fëmijët dhe të rinjtë.

Fushata me sloganin e saj “Për t’i dhënë bullizmit fund, thoni atij, e ke tung”, përfshin mbi njëzet video në mediat sociale. Disa sosh përfshijnë mesazhe si “Fjalët kanë peshë, prandaj zgjidhini ato me kujdes” me qëllim të tërheqjes së vëmendjes ndaj efekteve të dëmshme të bullizmit në internet. Të tjera përfshijnë mesazhe, me të cilat iu bëhet thirrje vetë të rinjve, që të mos jenë vëzhgues pasivë, por të ofrojnë mbështetje nëse janë dëshmitarë të bullizmit kibernetik.

“Kudo në botë, ngacmimi kibernetik është realitet i përditshëm për fëmijët dhe të rinjtë. “Sjellja abuzive e përsëritur, e cila synon t’i frikësojë, hidhërojë ose turpërojë personat kah të cilët është drejtuar, ndikon në mirëqenien e tyre të përgjithshme emocionale dhe shëndetin mendor”, deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani. “Jam krenare që e shoh se vetë të rinjtë bashkohen për ta ngritur zërin dhe për ta përdorur kreativitetin e tyre për promovim të respektit dhe mirësisë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre dhe për mbrojtje të viktimave.”

Bye bye bullyinmg

“Qëllimi ynë është t’ua fuqizojmë të rinjve zërin për të luftuar kundër gjuhës së urrejtjes në internet. Për t’u dhënë atyre mjete dhe njohuri, gjegjësisht për t'i inkurajuar ata të jenë të zëshëm dhe të guximshëm. Sidoqoftë produkti final, fushata të cilën ata e krijojnë - ku cilën janë në cilësinë e regjisorit ose aktorit - është plotësisht e tyre. Pasioni dhe përkushtimi i tyre shihet qartë në zgjidhjet kreative. Jemi krenarë për arritjen e tyre dhe besojmë se do të ndikojmë pozitivisht edhe te shumë të rinj të tjerë”, tha Lea Lipsa, drejtoreshë e Fondacionit Telekom për Maqedoni.

Fushata në fjalë është përgatitur së bashku me tridhjetë fëmijë dhe të rinj, të cilët punuan pa lodhshëm në punëtoritë për krijimin e përbashkët të fushatës nga UNICEF-i dhe Fondacioni Telekom për Maqedoninë.

Fushata e krijuar bashkërisht u përgatit si pjesë e një partneriteti afatgjatë ndërmjet UNICEF-it dhe Fondacionit Telekom për Maqedoninë, i cili synon t’i angazhojë fëmijët dhe të rinjtë në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet brezi i tyre.

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.