Bashkohuni me lëvizjen e udhëhequr nga fëmijët dhe adoleshentët kundër bullizmit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes
UNICEF-i dhe Fondacioni Telekom për Maqedoni i ftojnë fëmijët dhe adoleshentët të bëhen pjesë e fushatës së krijuar bashkërisht kundër bullizmit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 14 prill 2025: Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Fondacioni Telekom për Maqedoni janë duke nisur një thirrje të hapur, në kuadër të së cilës i ftojnë fëmijët dhe adoleshentët e moshës 14 – 17 vjeçare, që t’i bashkohen një programi dyvjeçar kundër bullizmit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes.
Programi në fjalë nën sloganin “Blloko urrejtjen”, është vazhdimësi e partneritetit të gjatë ndërmjet UNICEF-it dhe Fondacionit Telekom për Maqedoni, me qëllim të ndihmesës së fëmijëve dhe të rinjtë që t’i trajtojnë disa nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet gjenerata e tyre.
Kjo nismë do të përfshijë 50 fëmijë dhe adoleshentë nga i gjithë vendi. Ata do të kenë mundësi të jenë pjesë e programit transformues, ku do të zhvillojnë aftësi dhe do ta ndërtojnë qëndrueshmërinë e tyre, do t’u jepet hapësirë për të qenë kreativë si dhe do t’u ofrohen udhëzime se si t’i frymëzojnë të tjerët. Nëpërmjet programit dhe me mbështetjen e mentorëve dhe psikologëve, pjesëmarrësit do të ndërtojnë një fushatë inovative kundër dhunës së bashkëmoshatarëve në internet.
Programi do të zgjasë dy vite dhe do të zbatohet në partneritet me Shoqatën e skautëve të Maqedonisë. Ai do të përfshijë trajnime të shumta, punëtori dhe takime, disa prej të cilave do të zhvillohen në Qendrën e skautëve në Ohër.
Kush mund të aplikojë?
- Gjithë personat e moshës 14-17 vjeçare nga i gjithë vendi
- Ata që do të përkushtohen në vazhdimin e programit dhe pjesëmarrjen në aktivitetet vijuese
Si të aplikoni?
Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta plotësojnë formularin për aplikim në linkun e mëposhtëm.
Afati i fundit për aplikim: 27 prill 2025.
Qëllimi i këtij partneritetit është të krijojë një lëvizje për një internet pa ngacmime kibernetike dhe gjuhë të urrejtjes përmes edukimit, krijimit të përbashkët dhe veprimit konkret, të udhëhequr nga fëmijët, si mbështetës, të cilët do t’i frymëzojnë të tjerët që t'i bashkohen nismës në fjalë dhe ta zgjerojnë atë anekënd vendit.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, punon në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve gjithandej, veçanërisht të fëmijëve më të pafavorizuar dhe në vendet më të vështira për t’u arritur. Ne në më shumë se 190 vende dhe territore, bëjmë gjithçka që duhet për t’i ndihmuar fëmijët të mbijetojnë, të zhvillohen dhe ta përmbushin potencialin e tyre.