Ngjarjet shqetësuese dhe shëndeti mendor i fëmijëve
Si t’i ndihmojmë fëmijët të përballen me stresin e shkaktuar nga trauma
- English
- Македонски
- Shqip
Ekspozimi ndaj ngjarjeve shqetësuese mund t’i shpie fëmijët dhe adoleshentët në shumë pasoja negative. Madje mund të traumatizohen edhe ata, që nuk janë të ekspozuar drejtpërsëdrejti ndaj ndikimit të ngjarjeve shqetësuese, për shkak të ekspozimit të shpeshtë ndaj fotografive dhe imazheve të këtyre ngjarjeve, të cilat i shohin në lajme dhe në internet.
Fëmijët dhe të rinjtë e përballojnë stresin në mënyra të ndryshme. Në këtë kontekst mund të manifestojnë shenja të lidhjes së tepruar me prindërit, ankth, tërheqje, zemërim, shqetësim etj. Kjo është arsyeja pse mbështetja dhe siguria juaj janë shumë të rëndësishme për ta, në mënyrë që të gjejnë mënyra për ta kaluar më lehtë periudhën pas ngjarjes traumatike.
Shenjat e stresit psikologjik tek fëmijët shpesh kalojnë pa u vënë re. Stresi i akumuluar me kalimin e kohës mund të ndikojë si në shëndetin ashtu edhe në sjelljen e fëmijës. Mësoni t’i dalloni shenjat e stresit tek fëmija juaj me kohë, në mënyrë që të mund të reagoni saktë dhe ta ndihmoni atë.
- Lodhja
- Probleme me stomakun
- Shtrëngimi në gjoks
- Tharja e gojës
- Dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit
- Ligështi a
- Frymëmarrja e shkurtër
- Marramendja
- Dridhja
- Dhimbja e kokës
- Lidhja më e madhe me prindin se zakonisht
- Ngecja në sjellje si në moshë më të re
- Ndryshime në zakonet e gjumit dhe të të ngrënit
- Rritja e nervozizmit
- Hiperaktivitet
- Rritja e frikës nga mjedisi
- Kërkimi i vëmendjes më të madhe
- Të qara të shpeshta
- “Iu ngjiten pas” të rriturve
- Ka ngecje të sjelljes sikur në moshë më të re
- Ka ndryshime në zakonet e gjumit dhe të të ngrënit
- Ka rritje të nervozizmit
- Ka përqendrim të dobët
- Ka shenja të aktivititet të ulët ose shenja të hiperaktivitetit
- Ka rënie të interesit për lojë
- Merr rolin e të rriturit
- Ndërpret të foluri
- Ka rritje të ankthit dhe shqetësimit
- Tërhiqet (mbyllet) në vete
- Ndryshon zakonet dhe sjelljen e gjumit
- Ka të qara të shpeshta
- Nervozizmi
- Agresiviteti
- Shqetësimi
- Përkeqësimi i kujtesës dhe rënia e përqendrimit
- Simptomat psikosomatike
- Të folurit e shpeshtë për ngjarjen ose aktivitete të përsëritura
- Ndjenja e fajit
- Ndjenja e fortë trishtimi
- Shqetësimi i tepruar për të tjerët
- Ndjenjat e fajit dhe turpit
- Rritja e kundërshtimit ndaj autoritetit
- Agresiviteti
- Vetë-destruktivitet (vetëdëmtimi)
- Ndjenja e mungesës së shpresës
- Janë të tërhequr ose shumë të qetë dhe bëjnë pak ose aspak lëvizje.
- Fshihen ose tërhiqen nga njerëzit e tjerë
- Nuk u përgjigjen të tjerëve, nuk flasin
- Shqetësim ekstrem dhe i vazhdueshëm
- Simptomat fizike, që tregojnë se nuk ndihet mirë; dridhja, dhimbja e kokës, humbja e oreksit, llojet e ndryshme të dhimbjes
- Agresiviteti, përpjekjet për të lënduar të tjerët
- Të hutuar dhe të çorientuar
Fëmijët, te të cilët manifestohen këto shenja për një kohë të gjatë, kanë nevojë për mbështetje profesionale.
Bisedoni me fëmijët tuaj.
Kushtojuni atyre vëmendje.
Kujdesuni edhe për gjendjen tuaj emocionale.
Reagimet e të rriturve ndikojnë në mënyrën se si fëmijët do të reagojnë në situata shqetësuese. Prindërit mund t’i ndihmojnë dhe mbështesin fëmijët e tyre duke u dhënë atyre hapësirë dhe kohë të mjaftueshme për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre, duke qenë të qetë dhe të qëndrueshëm dhe duke u kushtuar më shumë vëmendje.
1.Kushtojuni atyre kohë dhe vëmendje
Ndonjëherë mjafton vetëm t’u tregoni fëmijëve tuaj se ju jeni aty për ta, se i kuptoni problemet e tyre dhe se jeni aty për ta dëgjuar atë që ata kanë për të thënë.
2. Ndihmojini ata t’i ruajnë zakonet e shëndetshme
Rutina dhe shprehitë e zakonshme janë të rëndësishme, sepse ato na japin një ndjenjë vazhdimësie, paqeje dhe sigurie.
Ndihmoni fëmijët tuaj, që pavarësisht stresit, të vazhdojnë me aktivitete, të cilat e strukturojnë jetën e tyre të përditshme.
3. Shpjegojuni atyre se çfarë ka ndodhur dhe jepuni atyre njohuri për atë që është duke ndodhur aktualisht
Jo gjithmonë fëmijët janë në gjendje të kuptojnë vetë se çfarë po ndodh, të krijojnë një ide se çfarë pasojash sjell një situatë e caktuar, ose çfarë do të sjellë e ardhmja.
Është shumë e rëndësishme t’i informoni ata dhe t’u jepni një shpjegim të qartë për atë që ka ndodhë.
4. Lëreni të ndjehen të pikëlluar.
Shprehja e pikëllimit është një proces i natyrshëm dhe i domosdoshëm në trajtimin e pasojave të stresit.
Mos u kërkoni fëmijëve “të jenë të guximshëm” ose “të mos qajnë”. Lejojini ata t’i shprehin ndjenjat e tyre në mënyrën që u përshtatet më së miri.
5. Dëgjoni pa gjykuar
Fëmijët duhet t’i shprehin mendimet dhe frikën e tyre pa u brengosur se do të gjykohen ose se ndjenjat e tyre nuk do të merren seriozisht.
Lërini ata të shprehen në mënyrën që u përshtatet më së miri.
6. Keni kujdes për ndjenjat dhe reagimet tuaja
Shfaqni ndjenjat tuaja, sepse kështu fëmijët do të shohin se “lejohet” të shprehin emocione të ndryshme, se është e natyrshme që në situata të këtilla dikush të ndjejë pikëllim, zemërim, frikë, konfuzion. Sigurohuni që ndjenjat tuaja të jenë më të moderuara dhe shpjegoni me kujdes reagimet tuaja në mënyrë që fëmijët të mos ndihen sikur i kanë shkaktuar ato.
7. Bisedoni me ta për sfidat me të cilat përballen
Përvoja dhe njohuritë tuaja jetësore janë të rëndësishme për fëmijët. Besimi dhe mirëkuptimi juaj do të kenë rëndësi të veçantë për ta në përballimin e situatave të vështira dhe në zbutjen e pasojave negative.
8. Inkurajojini që t’u kthehen aktiviteteve të zakonshme
Nxitini ata të vazhdojnë të marrin pjesë në detyrimet e përditshme familjare dhe kështu të ndihen të dobishëm. Në këtë mënyrë, të gjithë së bashku do të kontribuoni për të siguruar që familja të vazhdojë të funksionojë në ritëm normal.
Kini parasysh faktin se edhe ju mund të keni reagime negative ndaj ngjarjes shqetësuese. Merrni hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten dhe për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.