Si je? Me të vërtetë.
Shëndeti mendor dhe mirëqenia jote kanë rëndësi
- English
- Македонски
- Shqip
Shëndeti jot mendor është i rëndësishëm!
Shëndeti mendor luan rol të madh në mirëqenien e përgjithshme.
Të gjithë kalojnë periudha të vështira, andaj është normale që ndonjëherë të ndihesh i/e stresuar, vetmuar dhe dëshpëruar, mirëpo nëse këto ndjenja vazhdojnë për një kohë të gjatë, ato mund të ndikojnë në shëndetin tënd mendor.
Nuk është gjithnjë e lehtë të flasësh për ndjenjat, madje ndonjëherë stigma dhe frika nga mungesa e mirëkuptimit nga të tjerët e bën ketë edhe më të vështirë.
Mos harro, shëndeti i mirë mendor është si një rrugëtim. Pavarësisht nëse përballeni me sfida të përditshme ose vështirësi unike, marrja e mbështetjes dhe kujdesi për veten janë hapat kryesorë për t’u ndjerë më mirë.
Le të thyejmë stigmën: Të fillojmë me një moment, një bisedë, një pyetje:
Si je? Me të vërtetë.
Bëhu pjesë e ndryshimit
Ndjehesh i/e shqetësuar ose stresuar?
Nuk je në disponim?
Ndihesh i/e mbingarkuar dhe pesimist?
I/e dëshpëruar ose mërzitur?
Nëse përgjigjja është po, nuk je vetëm.
Shëndeti mendor dhe mirëqenia mund të ndikojmë në shumë fusha të jetës tënde, andaj është mirë të flasësh për këtë.