Shëndeti mendor dhe mirëqenia: ridrejtimi i bisedës
Këshilla për tejkalimin e stigmës që lidhet me shëndetin mendor
- English
- Македонски
- Shqip
Është krejt normale që fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit të përjetojnë periudha të vështira që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore në periudha të ndryshme të jetës së tyre. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh për këto probleme. Ndonjëherë njerëzit kanë turp të ndajnë ndjenjat e tyre, nga frika se do të gjykohen dhe konsiderohen “të dobët” ose “të çmendur”. Kjo shkakton ndjenjën e izolimit dhe madje çon në përkeqësim të problemeve të shëndetit mendor. Besime të tilla negative dhe të padrejta për problemet e shëndetit mendor quhen stigma.
Stigma jo vetëm që mund të jetë e pasaktë dhe e padrejtë, por mund të jetë edhe e rrezikshme. Mund t’i pengojë individët që të kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë për të.
Le të thyejmë stigmën rreth shëndetit mendor hap pas hapi. Ne duhet të krijojmë një kulturë, ku të gjithë do të ndihen rehat që të flasin për emocionet e tyre dhe për të kërkuar ndihmë, pavarësisht nga mosha e tyre. Ër një jetë më të mirë të të gjithë fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve, le të ndryshojmë mënyrën se si flasim për këtë: nëse pyesni "si jeni", prisni përgjigjen dhe tregoni interes serioz. Le të mos përdorim "si jeni" vetëm për të thënë diçka.
"A je mire?"
"Si ndihesh me të vërtet?"
"Për çfarë mendon?"
Si të fliasish me një shok ose anëtar të familjes, që është i mërzitur ose i shqetësuar pa i përforcuar stereotipet
Është normale të mos dish çfarë të bësh ose të thuash kur dikush të tregon se ka mendime dhe ndjenja të vështira. Por nuk është i nevojshëm ndonjë trajnim i veçantë për të treguar kujdes dhe interes. Shumicën e kohës, prania e thjeshtë dhe veprimet e vogla mund të jenë shumë të dobishme.
Ndonjëherë, të folurit nuk mjafton, andaj mund t'ju duhet ta inkurajosh personin të flasë me ndonjë të rritur tek i cili ka besim, si prindi, mësuesi ose psikologu i shkollës.
Ja disa këshilla se si të flasësh me dikë që ka ndonjë problem:
- Dëgjo pa gjykuar: Vetëm të qenit i disponueshëm për ta dëgjuar dikë të shprehet se si ndihet mund të jetë qetësues në vetvete. Nëse e kanë të vështirë të flasin, thuaju se ju ka pranë sa herë që ndihen rehat për ta treguar atë që po e kalojnë. Lëreni të flasë për ndjenjat e tij kur të jetë gati pa e ndërprerë apo gjykuar.
- Përpiqu të mos bësh aludime: këndvështrimi yt mund të jetë i dobishëm për mikun ose familjenj, mirëpo përpiqu të mos supozosh se tashmë e din se çfarë mund t’i ketë shkaktuar ndjenjat e tyre ose çfarë do t’i ndihmonte.
- Shmang stereotipe: Mos përdor fraza të cilat i përforcojnë stereotipet negative mbi shëndetin mendor.
- Bëhu mbështetës: Trego se kujdesesh dhe se je aty për ta. Nëse mundesh, siguroji ata sinqerisht se nuk janë vetëm dhe se ti do të jeshë aty për t’i ndihmuar.
- Nëse është e nevojshme, inkurajoni të kërkojë ndihmë profesionale: Nëse është e nevojshme, sugjero butësisht që ai/ajo të flasë me një profesionist të shëndetit mendor –p.sh. do ishte mirë të fillohet me psikologun e shkollës.
- Ji i durueshëm: Mund të tundohesh dhe të vazhdonsh të bësh pyetje për të ditur më shumë rreth mendimeve dhe ndjenjave të tyre ose të dëshirosh që ata të marrin ndihmë shpejt. Ji i durueshëm, lëri kohë të mjaftueshme që ta vendosin vetë procesin e kërkimit të mbështetjes. Mbaj mend, është në rregull të ndihesh i pasigurt se çfarë të thuash. Vetëm të qenit aty për ta mund të bëjë një ndryshim të madh. Megjithatë, ndonjëherë është e vështirë t’i përzgjedhni fjalët e duhura.
Ja disa këshilla se si të fillosh bisedën për t'ia bërë të ditur personit tuaj të dashur se je aty për ta:
- “Po interesohem pasi kohëve të fundit më ka ngel mendja te ti, prandaj shpresoj se gjithçka është në rregull. Le të flasim kur të jesh i/e lirë. Me shumë qejf do të doja të takohemi!
- "Si je, në të vërtetë? Ndonjëherë ndihem pak i stërngarkuar, a të ndodh edhe ty e njëjta gjë?"
- “Çfarë viti, a! Si po ia del? Me të vërtetë ka qenë vit i çuditshëm për mua!”
Kur je duke folur me dikë që po kalon një kohë të vështirë, disa fjalë mund të duken shumë të forta. Këtu janë disa sugjerime se cilat fjalë të përdorni dhe cilat fjalë t’i shmangni:
- Çka nuk duhet të thoni: “Je duke e tepruar me këto mendime” |Çka duhet të thoni: “Çka të shtyn të ndjehesh ashtu?”
- Çka nuk duhet të thoni: “Tepër po shqetësohesh...” | Çka duhet të thoni: “E kuptoj se pse ndjehesh ashtu.”
- Çka nuk duhet të thoni: “Punë e madhe, gjithçka që të nevojitet e ke në dispozicion” | Çka duhet të thoni: “Si mund të të ndihmoj?”
Sipas një sondazhi të UReport, stigma dhe frika nga gjykimi luajnë rol në zvogëlimin e pjesëmarrjes së adoleshentëve dhe shfrytëzimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Maqedoninë e Veriut.
Shpërbërja e miteve mbi shëndetin mendor mund të ndihmojë në thyerjen e stigmës dhe krijimin e një mjedisi mbështetës, ku të gjithë ndihen rehat për të kërkuar ndihmë, kur të kenë nevojë. Shihni disa nga keqkuptimet e zakonshme mbi shëndetin mendor.
Dëgjome kujdes atë që shoku yt po përpiqet tët thotë pa i përforcuar stereotipet:
- Stereotipet: “Ti je thjesht një përtac/e!” | Realiteti: “Ndjehem i/e mërzitur dhe brengosur për të bërë ndonjë gjë.”
- Stereotipet: “Ti vetëm vëmendje po kërkon.” | Realiteti: “Nuk ndjehem mirë.”
- Stereotipet: “Ty fare nuk të intereson shkolla.” | Realiteti: “Dua të bëj një ndërprerje. Kam nevojë për ndihmë.”