Shëndeti mendor: kur të kërkoni mbështetje profesionale

Disa shenja që tregojnë se duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist

UNICEF
Decorative illustration: When to seek professional support
UNICEF North Macedonia / 2024
10 Tetor 2024

Ballafaqimi me pasigurinë dhe ndryshimet e jetës, përballja me emocione të tilla si stresi dhe ankthi, mund të jetë rraskapitëse për këdo. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtosh vëmendje shëndetit fizik, mendor dhe emocional, por njashtu edhe për shëndetin e miqvw dhe familjes.

Është gjithmonë e përshtatshme të kërkosh mbështetje psikologjike dhe morale. Nëse ndjen se nuk të largohet mërzia, disponimi i keq dhe mendimet obsesive, atëherë mos u vono të kërkosh ndihmë nga specialistët. 

Këtu janë disa shenja, që tregojnë se duhet të kërkosh ndihmë profesionale:

  • Nuk je në gjendje t’i kryesh aktivitetet tua të zakonshme për shkak të asaj se si ndihesh.
  • Ka ndryshime ekstreme ose afatgjata në shprehitë tua të zakonshme të të ngrënit dhe të gjumit.
  • Shpesh je në panik, për shembull, sikur nuk mund të marrish frymë ose se zemra jjote rrrh shpejt dhe nuk je në gjendje të qetësohesh.
  • Përdor alkool ose drogë për t’u përballë me situatën.
  • Mendon se jeta nuk ia vlen më të jetohet.
  • Ke mendime për t’i lënduar të tjerët, veten ose për t’i dhënë fund jetës.
  • Je duke përjetuar dhunë ose abuzim.

Nëse ke frikë se do të jetë e vështirë të fliasësh për mënyrën se si ndihesh, mbaj mend se nuk është e nevojshme të flasësh për gjithçka që përjeton menjëherë. Mund të fillosh thjesht duke ndarë pak informacione ose duke ia bërë të ditur dikujt se ke nevojë për ndihmë.

“Sinqerisht nuk e dija se mund të bisedonim me psikologun në shkollë. Mendoj se është e rëndësishme që çdo shkollë t’ua bëjë të ditur nxënësve se mund të shkojnë te një psikolog”.

– Monika, studente

Kërkimi i ndihmës është shenjë fuqie - tregon vetëdije dhe guxim për të kërkuar mbështetje gjatë periudhave të vështira.

Kontakto dikë tek i cili ke besim, që mund t’ët ndihmojë të gjejsh një profesionist – psikologu juaj i shkollës ose mjeku i familjes mund të jetë një fillim i mirë – po ashtu ofrohen linja ndihmëse për fëmijët dhe adoleshentët.