Kuptimi i shëndetit mendor

Mësoni më shumë rreth disa gjendjeve të zakonshme të shëndetit mendor

UNICEF
Decorative illustration: Understanding mental health
UNICEF North Macedonia / 2024
10 Tetor 2024

Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm!

Është thelbësor për mënyrën se si ne mendojmë, ndjehemi, mësojmë, punojmë, ndërtojmë marrëdhënie dhe kontribuojmë për botën.  Shëndeti mendor është më shumë se mungesa e problemeve mendore – është një pjesë e madhe e shëndetit dhe mirëqenies sonë të përgjithshme.

Për adoleshentët, shëndeti mendor është aftësia për të përmbushur kërkesat e shkollës ose kolegjit, për të krijuar miqësi të shëndetshme dhe për të lundruar në marrëdhëniet e para romantike. Është baza për përparimin personal dhe një jetë të plotë.

Mos harroni, shëndeti i mirë mendor është një rrugëtim. Pavarësisht nëse keni të bëni me sfida të përditshme ose me beteja unike, kërkimi i mbështetjes dhe praktikimi i kujdesit për veten janë hapa thelbësorë për të shkuar përpara.

Le të shqyrtojmë  disa gjendje të zakonshme të shëndetit mendor.

Stick figure graphic (anxious)

Ankthi është një ndjenjë shqetësimi ose frike për diçka. Është një ndjenjë e natyrshme njerëzore pas së cilës zakonisht qetësohemi dhe ndjehemi më mirë.

Sasi të vogla shqetësimi dhe frike mund të na ndihmojnë  dhe madje të na mbrojnë nga rreziku. Mirëpo ndonjëherë ankthi na bën të ndihemi sikur gjërat janë më keq sesa janë në të vërtetë dhe mund të na bëjë të ndihemi të dërrmuar. Shqetësimi i vazhdueshëm nuk është i mirë për shëndetin tonë mendor.

Nëse ankthi ju pengon që të bëni gjërat që ju pëlqejnë, osen nëse ndjeni shqetësim dhe panik të tepruar në situatat e përditshme, atëherë është e rëndësishme të merrni mbështetje.

Stick figure graphic (depressed)

Është në rregull që ndonjëherë të ndiheni të zgënjyer. Nuk ka gjithmonë shkak të qartë për disponimin e keq.  Është krejtësisht normale që herë pas here të ndiheni keq ose të anashkaloni aktivitetet që zakonisht ju japin kënaqësi. Por nëse ditët e këqija peshojnë më shumë se ditët e mira, mund të keni të bëni me depresion.

Pavarësisht nga besimet e zakonshme, depresioni nuk është dobësi ose dembelizëm që duhet të kalohet. Është një gjendje e shëndetit mendor që mund të prekë këdo në çdo moshë dhe në çdo kohë të jetës së tyre. Mund të ndodhë pa ndonjë arsye të qartë, por mund të shkaktohet edhe nga disa përvoja të vështira. Mund të ndodhë edhe me ata që duken me fat dhe të lumtur me jetën e tyre në botën e jashtme.

Mos harroni se edhe në kohët më të errëta ju duhet ta doni dhe ta vlerësoni veten, ndërsa mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të kërkoni ndihmë. Nëse mendoni se përballeni me depresion, keni disa opsione për mbështetje. Ju mund të zgjidhni të flisni me dikë që ju pëlqen dhe i besoni – një mik, anëtar i familjes, mësues, psikolog shkolle. Ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmë nga mjeku juaj familjar. 

Stick figure graphic (panic)

Sulmi i panikut është një ndjenjë e fortë frike dhe ankthi. Shpesh ndodh kur jeni vërtet të stresuar ose të shqetësuar për diçka në jetën tuaj. Ndodh kur befas emocionohesh aq shumë sa është pothuajse e pamundur ta riktheni rrahjen e ngadalshme të zemrës dhe frymëmarrjen e qëndrueshme.

Në sulmet e panikut, këto ndjenja vijnë papritmas dhe zakonisht shoqërohen me simptoma të forta fizike si humbja e vetëdijes, gulçimi dhe rrahja e shpejt e zemrës. Ndonjëherë, ndiheni sikur do të ndodhë diçka e tmerrshme edhe kur nuk ka asnjë rrezik real.

Nëse përjeton sulme paniku, kujtoja vetes se kjo ndjenjë është e përkohshme - përpiqu të mbajsh mend se sulmet e panikut gjithmonë përfundojnë dhe nuk jeni në rrezik. Mos harro se ndjesitë fizike shkaktohen nga lirimi i adrenalinës. Gjatë kësaj gjendje, duhet të jeshë i durueshëm dhe të presësh që të ulet niveli i adrenalinës. Sulmi i panikut mund të ndodhë si në rrethana të një situate stresuese, po ashtu edhe aksidentalisht në rrethana normale. Një gjendje e tillë mund t’i duket e frikshme një personi. Gjatë një gjendjeje të tillë njeriu shoqërohet me ndjenjën se është i shkëputur nga mendja, trupi apo mjedisi i tij. Megjithatë, vlen të theksohet se sulmet e panikut nuk shkaktojnë dëme fizike. Gjithashtu mund të kërkosh mbështetje nga mjeku i familjes. Nëse asnjë sëmundje ose gjendje tjetër fizike nuk gjendet si shkak për simptomat tua, ata mund tët referojnë te një profesionist i shëndetit mendor.

Stick figure graphic (stress)

Stresi është ajo që ndiejmë kur jemi të shqetësuar, të parehatshëm ose nën presion nga diçka. Ne të gjithë përjetojmë stres nganjëherë, por kur ai bëhet shumë ose zgjat shumë, mund të fillojë të na dëmtojë.

Stresi është kur ndihesh i mbingarkuar ose nuk mund të përballesh me presionin mendor ose emocional. Stresi mund të ndikojë në aspektin tonë fizik. Ndonjëherë trupi mund të ndjehet shumë i tensionuar, zemrat tona mund të rrahin më shpejt dhe mund të bëhet më e vështirë për të fjetur.

Stresi i vogël mund të jetë edhe i mirë dhe tët motivojë për t’i përmbushur qëllimet, si dhënia e një provimi ose mbajtja e një fjalimi. Mirëpo kur bëhet i tepërt, stresi mund të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për t’i bërë gjërat e përditshme si detyrat e shkollës, gjumi, bërja e gjërave që na pëlqejnë ose mënyra se si ndërveprojmë me të tjerët.

Herë pas here shumica e njerëzve përjetojnë stres. Për të rinjtë, është e rëndësishme të mbani mend se trupi dhe truri juaj po zhvillohen shumë shpejt. Ka shumë këshilla për ta menaxhuar stresin, por nëse e ke të vështirë ta përballosh ose nëse stresi yt zgjat shumë, atëherë kërko mbështetje –psikologu i shkollës është një vend i mirë për të filluar.

 

Pavarësisht nëse ke të bësh me sfida të përditshme ose përballesh me problem unik, kërkimi i mbështetjes dhe praktikimi i kujdesit për veten janë hapa thelbësorë drejt përmirësimit.

Kërkimi i ndihmës është një shenjë e fuqisë - tregon vetëdije dhe guxim për të kërkuar mbështetje gjatë periudhave të vështira.