Si ta përmirësoni shëndetin mendor dhe mirëqenien tuaj

11 këshilla për ta zvogëluar stresin dhe ankthin, gjegjësisht për ta rritur mirëqenien tuaj mendore

UNICEF
Decorative illustration: How to improve your mental health and well-being
UNICEF North Macedonia / 2024
10 Tetor 2024

Ashtu si kujdesi për trupin tuaj, kujdesi për mendjen tuaj është thelbësor për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Derisa rritemi, ne kalojmë përmes shumë ndryshimeve, dhe këto ndonjëherë mund të jenë të vështira dhe emocionalisht sfiduese.

Emocionet dhe shëndeti ynë mendor ndikojnë në gjithçka që bëjmë – si mësojmë, si shoqërohemi me miqtë dhe si ndërveprojmë me familjen dhe komunitetin. Këtu janë disa këshilla për t'ju ndihmuar të menaxhoni emocionet e vështira dhe të mbani nën kontroll shëndetin tuaj mendor. 

Shëndeti mendor është i rëndësishëm në secilën moshë! Kujdesi për mirëqenien tuaj mendore është gjithmonë i rëndësishëm nga fëmijëria deri te mosha e pjekurisë dhe jo vetëm.

Këtu janë dhënë 11 këshilla për ta përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tënde mendore

Mental health annimation 2

Herë pas herë shumica e njerëzve përjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre. Prandaj është e rëndësishme për të rinjtë ta kenë në dijeni se trupi dhe truri i tyre zhvillohen shumë shpejt. Ndodhin shumë gjëra, të cilat mund të ndikojë në mënyrën se si stresi ndikon tek ne.

Ne gjithashtu e dimë se jeta është plot sfida, kështu që është e natyrshme të ndiheni të tensionuar ndonjëherë. Por kur bëhet i tepërt, stresi mund të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të bërë aktivitete të përditshme si studimi, gjumi, bërja e gjërave që na pëlqejnë ose mënyra se si ndërveprojmë me të tjerët.

Problemet e shëndetit mendor mund të jenë më shumë sesa thjesht stres. Ashtu siç nuk i diagnostikojmë vetë sëmundjet fizike, nuk duhet t'i etiketojmë ndjenjat tona me gjendje psiqike si depresioni. Ajo që është e rëndësishme është të njohësh ndjenjat dhe të kërkosh mbështetje kur është e vështirë t'i zgjidhësh ato. Plus, ne mund tu gjindemi edhe miqve që mund të kenë nevojë për ndihmë.  

Ne shpesh jemi kritikët tanë më të ashpër saqë mund të gjykojmë dhe fajësojmë njëri-tjetrin kur gjërat nuk shkojnë siç shpresojmë ose presim. Por të mësuarit për të pranuar veten me të gjitha ngritjet dhe uljet tona është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore. 

Ne të gjithë meritojmë butësi dhe pranim, duke përfshirë edhe ndaj vetes, dhe kjo është e vërtetë nëse ndihemi të dëshpëruar, super ose diku në mes.

Pranimi i vetvetes do të thotë të mos e gjykojmë veten kur kalojmë ulje-ngritje. Ka të bëjë me të qenit në gjendje të pranojmë veten dhe të njohim vlerën tonë, pavarësisht se për çka bëhet fjalë. Pranimi i vetes dhe i njëri-tjetrit është një hap i rëndësishëm në promovimin e mirëqenies. 

Nëse tregoni butësi ndaj njerëzve përreth jush dhe nëse u tregoni atyre dhembshuri, kjo do të ndikojë pozitivisht si në disponimin tuaj ashtu edhe në disponimin e tyre, duke krijuar kështu një mjedis më të shëndetshëm për ju dhe paqen tuaj mendore.

Ka shumë mjete të disponueshme edhe online edhe offline,  për t'ju ndihmuar të relaksoheni dhe të qëndroni të fokusuar. Mund të shikoni video, të lexoni bllogje të besueshme, të dëgjoni podkaste, të ushtroni, të praktikoni arte krijuese, të mësoni zakone të reja ose të ndërtoni aftësi të reja.

Gjithmonë sigurohuni të kontrolloni nëse burimet e informacionit që përdornijanë të besueshme dhe kredibile.

Gjithmonë sigurohuni të kontrolloni nëse burimet e informacionit që përdornijanë të besueshme dhe kredibile.

Ndonjëherë, njerëzit e portretizojnë jetën e tyre në mediat sociale në një mënyrë që ndonjëherë nuk është reale. Kjo mund të shkaktojë stres, veçanërisht nëse po e krahasoni jetën reale me atë që shihni në mediat sociale. Plus, mediat sociale mund të mbushen me lajme që ju bëjnë të zemëruar, të tensionuar, të frustruar ose të trishtuar.  Është me të vërtetë e rëndësishme ta mbroni shëndetin tuaj mendor duke bërë një pushim nga mediat tuaja sociale nëse kjo ju bën të ndiheni keq.

Mund të zbuloni se fokusimi në aktivitete si leximi, shëtitja, kujdesi për kafshë shtëpiake ose biseda me një mik të mirë ose person të rritur të besueshëm - do t’ju bëjë të ndiheni më të relaksuar dhe të ekuilibruar.

Gjëja më e rëndësishme është të mos i shtypni ndjenjat dhe përvojat tuaja. Mundohuni t’i çlironi emocionet negative: qani, shprehni ndjenjat tuaja njerëzve të dashur, bëhuni këmbëngulës, bëni ushtrime fizike intensive, merrni frymë thellë. Pas kësaj, provoni të ktheheni në rutinën tuaj ose të bëni diçka që zakonisht ua përmirëson disponimin. Për shembull, pjesëmarrja në aktivitete me të tjerët, komunikimi me njerëz me të cilët kemi mendime të përbashkëta  - e gjithë kjo gradualisht e zbut përvojën. Ose shko në park për shëtitje. Është e vërtetuar se kalimi i kohës në natyrë redukton stresin dhe përmirëson ndjenjat dhe mirëqenien.   

Ju gjithashtu mund të provoni të praktikoni të qenurit të vëmendshëm për t’ju ndihmuar të qëndroni të fokusuar pa u humbur në mendimet tuaja. Mundohuni të qëndroni larg shpërqendrimeve dhe fokusohuni në mirëqenien tuaj. Hap pas hapi do të mësoni të ngelni të kënaqur dhe të lumtur edhe kur jeni vetëm.

Mental health animation 1

Kur ndihemi të mbingarkuar nga stresi, është e rëndësishme të jemi në gjendje të kthehemi në gjendje qetësie. Këto momente të vogla mund të na ndihmojnë ta zvogëlojmë intensitetin e ndjenjave të forta, ta relaksojmë trupin tonë, të flemë më mirë, ta pastrojmë mendjet tona,  për të ripërtërirë energjinë tonë për ditët në vazhdim dhe për të përballuar më mirë rrethanat e vështira. Ngadalësimi i frymëmarrjes dhe frymëmarrja e thellë i jep trurit tonë një sinjal për t’u qetësuar. Prandaj ndiqni këto hapa:

Merr frymë ngadalë:

  • Mbylle gojën dhe merr frymë ngadalë përmes hundës.
  • Imagjino se po e nuhat një lule. Merr frymë për disa sekonda.

Mbaje frymën shkurtimisht:

  • Pasi të marrësh frymë, mbaje atë për një moment.
  • Imagjino që po e fryn një tullumbace brenda gjoksit.

Nxirr frymën ngadalë:

  • Hape gojën dhe lëshoni frymën ngadalë.
  • Imagjino se po i fryn qirinjtë e ditëlindjes.
  • Nxirrr frymën përmes gojës.

Ushtro shpesh:

  • Provo të marrësh frymë thellë kur ndihesh i shqetësuar, në ankth ose kur do të relaksohesh.
  • Praktiko frymëmarrje të thellë para gjumit ose në çdo kohë gjatë ditës.

Mos harro, frymëmarrja e thellë e ndihmon trupin tuaj të qëndrojë i qetë dhe i rehatshëm.

Mos harro, frymëmarrja e thellë e ndihmon trupin tuaj të qëndrojë i qetë dhe i rehatshëm.

Mental health animation 3

Të gjitha ndjenjat tona janë edhe të rëndësishme, por edhe janë të natyrshme. Disa prej nesh janë mësuar t’i refuzojnë disa emocione sepse ato konsiderohen të papranueshme, të këqija ose të sikletshme në kulturat dhe familjet tona.

Një nga mënyrat më të rëndësishme për t’i menaxhuar emocionet është aftësia t’i identifikosh dhe pranosh ndjenjat tua.

Mirëpo, kur është e vështirë t’i kontrollosh ndjenjat tua, përpiqu ta zhvendoshfokusin nga mendimet që shkaktojnë ankth. Thjesht përpiquni t’i japësh mendjes një pushim nga emocionet e forta. Në vend që të merresh me atë që të shqetëson, provo të bësh diçka ndryshe. Kjo mund të ndihmojë të fitosh kontroll të përkohshëm mbi ndjenjat tua dhe ta parandalosh përkeqësimin e ankthit.

Provo teknikën e rikthimit të fokusit 5-4-3-2-1:

  • Kushtou vëmendje pesë shqisave tua: shikimit, prekjes, dëgjimit, nuhatjes dhe shijes.
  • Përshkruaj pesë gjëra që mund t’i shihësh, katër gjëra që mund t'i prekësh, tre gjëra që mund t’i dëgjosh, dy gjëra që mund t’i nuhasësh dhe një gjë që mund ta shijosh.

Ky ushtrim ndihmon të kthehesh në momentin aktual dhe të fitosh qetësi.

Provo një detyrë mendore që e largon vëmendjen nga ankthi juaj:

  • Shqipto emrin dhe mbiemrin tënd shkronjë për shkronjë nga mbrapa.
  • Zgjidh pdetyra të thjeshta matematikore (p.sh., zbritni 7 nga 100).
  • Recito një poezi ose tekst të këngës së preferuar.

Mbaj mend, sa më shumë që i praktikon, aq më mirë do t’i zotërosh këto këshillave. Ato mund tët ndihmojnë ta marrësh kontrollin e emocioneve tua dhe të qëndrosh i/e qetë gjatë momenteve të vështira.

Ndonjëherë ne përballemi me tensione në marrëdhëniet tona me të tjerët ose kemi vështirësi për t’u shprehur. Kur ndihemi të mërzitur, të zemëruar ose të frustruar, duam të çlirohemi nga ato ndjenja, pa mos menduar se si ajo ndikon  tek të tjerët.

Përmirësimi i komunikimit me njerëzit që janë të rëndësishëm për ju, si prindërit apo miqtë, është i rëndësishëm për shumë arsye, duke përfshirë edhe shëndetin tuaj mendor. 

Ja disa këshilla, të cilat mund tët ndihmojnë t’i përmirësosh aftësitë tua të komunikimit dhe t’i përforcosh marrëdhëniet tua me njerëzit që janë më shumë të rëndësishëm për ty:

Përdor shprehje që fillojnë me “Unë”. Qasja “Unë” mund tët ndihmojë t’i shprehësh me vendosmëri ndjenjat tua pa i fajësuar të tjerët. Provo t’i formulosh mendimet tua kështu:

  • “Unë ndiej [emocion] kur ti [sjellje specifike]”.
  • Më pas shto: “Do të doja [sjellje të ndryshme, të dëshiruar nga personi tjetër]”.
  • Shembull: “Ndihem i frustruar kur më ndërpret gjatë bisedës. Dua të  flisnim me radhë.”

Shmang akuzat. Fokuso bisedën tënde në të shprehurit e ndjenjave  dhe nevojave tua. Akuzat mund të çojnë në qasje defansive, të cilat mund të ndërpresin komunikimin.

Kur përdor pohimet me “Unë”, mund të bëhesh më i vetëdijshëm për emocionet tua dhe mund ta identifikosh më mirë sjelljen që nuk funksionon për ty. Kjo vetëdije mund të ndihmojë për të pasur një komunikim më të shëndetshëm dhe na bën më empatikë. Pronocimet me “Unë” të ndihmojnë gjithashtu të fillosh një dialog të hapur pa e vënë personin tjetër në pozitë defansive.

Duke nshprehurhapur emocionet dhe mendimet tua me të tjerët, do të zbulosh se komunikimi pozitiv ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve domethënëse me personat e dashur.

Të qenit adoleshent mund të jetë edhe emocionues edhe sfidues. Ju jeni duke kaluar nëpër shumë ndryshime fizike, emocionale dhe sociale dhe ndonjëherë vendimet e mëdha mund të bëhen dërrmuese. Megjithatë mos u shqetëso! Këtu janë disa këshilla për tët ndihmuar të ndiheni më pak të tensionuar gjatë bërjes së zgjedhjeve.

  • IPërfytyro veten tënde ideale dhe mendo nëse zgjedhja përshtaten me atë imazh.
  • Vendosni synime specifike në përputhje me veten tuaj ideale (akademike, personale ose sociale).
  • Mendo për anët pozitive dhe negative të të gjitha zgjedhjeve, duke menduar për mirëqenien dhe progresin tënd.

Marrja e vendimeve të mëdha mund të jetë stresuese, mirëpo këto strategji mund tët ndihmojnë t'i trajtoosh ato në mënyrë më efektive! Nëse bëhet shumë e vështirë, ndaji vendimet e mëdha në më të vogla dhe realizoi ato ngadal, hap pas hapi. Mos harro gjithmonë të kujdesesh për mirëqenien tënde fizike me gjumë, stërvitje dhe shprehi të shëndetshme. Mos harro kurrë se nuk je vetëm dhe mund të flashësh me dikë mbi ndjenjat tua. Më e rëndësishmja, beso në veten tënde.

Mental health animation 4

Gjumi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht gjatë viteve të adoleshencës kur trupi dhe truri ndryshojnë. Përveç përfitimeve fizike, gjumi ndihmon trurin t’i përpunojë emocionet, kujtimet dhe të rimbushet. 

Në vijim janë dhënë disa këshilla për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës:

  • Përpiqu që çdo ditë të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën orë.
  • Evito lojërat intensive para gjumit. Në vend të kësaj, bë aktivitete qetësuese siç është leximi i një libri ose dëgjimi i muzikës qetësuese.
  • Para gjumit qëndro larg ekraneve që lëshojnë dritë blu (si telefonat, tabletët dhe kompjuterët) sepse prishin ciklin e gjumit.
  • Krijo një mjedis gjumi të qetë dhe të rehatshëm. Zbehi dritat, minimizoni zhurmën dhe mbaj në minimum shpërqendrimet.
  • Bë aktivitet fizik të rregullt gjatë ditës. Ushtrimi mund tët ndihmojë të flejsh më mirë.
  • Evito kafeinën të paktën 5 orë para gjumit. Gjithashtu, përpiqu të mos hani vakte të rënda brenda 2 orëve para gjumit.

Mbaj mend, shprehitë e mira të gjumit janë thelbësore për mirëqenien tënde të përgjithshme! Ato ndihmojnë në funksionimin e trurit, shëndetin emocional dhe suksesit në shkollë.

Nëse frymëmarrja e thellë, aktiviteti fizik ose shpërqendrimi nuk funksionojnë për ty, mundohu të flasësh me dikë. Mund të jetë ndonjë mik, ndonjë anëtar i familjes, udhëheqës lokal i të rinjve, trajner sportiv, mësues apo edhe një profesionist shëndetësor.

Të flasësh me dikë ndihmon që ndjenjat mos grumbullohen brenda nesh. Njerëzit e tjerë mund të na ndihmojnë të krijojmë strategji të ndryshme për t’u përballuar kur ndihemi të mbërthyer ose të mbingarkuar.

Ndoshta duket e vështirë, por të kërkosh ndihmë është një shenjë fuqie dhe strategji e rëndësishme për t’u kujdesur për veten.