17 Gusht 2023

Vetëkujdesi për prindërit

Prindërimi është i vështirë. Është një punë me orar të plotë, andaj shumë prindër e shohin veten duke i dhënë përparësi mirëqenies së familjes së tyre përpara mirëqenies së tyre. Kur jemi në gjendje t’i përmbushim nevojat tona mendore dhe fizike, atëherë jo vetëm që kemi dobi për mirëqenien tonë mendore, por edhe atë të fëmijëve tanë. Por si e…, Çfarë keni mësuar për vetëkujdesin si prind?, Lisa: Shumë shpesh, unë mendoj se prindërit supozojnë se kur ndajnë kohë për veten e tyre, kjo do të thotë se ata e shkurtojnë kohë që duhet dedikuar fëmijëve të tyre. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Kur kujdesemi për veten, jemi më të aftë të kujdesemi për fëmijët tanë. Prandaj kujdesi për veten e thekson te fëmijët tanë rëndësinë e kujdesit të…, Si e praktikoni personalisht kujdesin ndaj vetes?, Sonali: Koha që ia kushtoj vetes është ajo që unë e quaj “Ritualet e pauzës” - një pauzë ditore e bërë me vetëdije, e ndjekur nga rituale që janë vetë-qetësuese në nivel fizik, mendor dhe social. Unë e sajova këtë term pasi kisha shumë vështirësi me angazhimin e tepërt dhe harxhimin e energjisë rreth 10 vjet më parë. Me rëndësi parësore është të…, Si të gjeni kohë për t’u kujdesur për veten?,   Hina: Koha për kujdesin ndaj vetes duket e paarritshme për mua – thjesht më ik nga duart derisa vrapoj rreth prindërimit të dy fëmijëve të mi të vegjël dhe duke përfunduar detyrat e punës sime të përditshme. Ndihem gjithmonë në detyrë. Unë i jap përparësi kujdesit për veten duke e futur atë në rutinat e mia me fëmijët e mi dhe në punë. Kur i laj…, Si ka përfituar familja juaj nga vetëkujdesi juaj?,   Lisa: Kur jam e pushuar mirë dhe mendja ime është e qartë, kam shumë më tepër durim me fëmijët e mi dhe shumë argëtohem në prani të tyre. Pas një gjumi të mirë të natës, kam energji për të luajtur, për ta organizuar një “festë vallëzimi në kuzhinë” ose për të gjetur mënyra tjera për ta shijuar shoqërinë e vajzave të mia. Madje kur nuk jam e…
05 Nëntor 2022

Çfarë janë sulmet e panikut?

Sulmi i panikut është një ndjenjë e fortë frike dhe ankthi. Shpesh ndodh nëse njerëzit ndihen të shqetësuar për diçka që po ndodh në jetën e tyre ose kanë përjetuar diçka të vështirë ose stresuese. Sulmet e panikut mund të ndjehen shumë të frikshme, veçanërisht për fëmijët, por ato zakonisht mund të ndalen përmes trajtimit. Është e rëndësishme të…, Çfarë është sulmi i paniku?, Sulmi i paniku është ndjenjë frike dhe ankthi që mund të na pushtojë krejt papritur dhe zakonisht shoqërohet me simptoma të forta fizike si marramendje, gulçim dhe të rrahura të shpejta të zemrës. Shumë fëmijë gjatë një sulmi paniku kanë një ndjenjë terrori, sikur diçka e keqe do të ndodhë. Këto ndjenja mund të ndodhin edhe kur nuk ka rrezik real…, Çfarë shkakton sulme paniku?, Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë i shkakton sulmet e panikut te fëmijët apo të rriturit. Ajo që ne dimë është se ndjenja e ankthit për ndonjë gjë ose për diçka që e përjetojmë, diçka të vështirë ose stresuese, mund ta shkaktojë një sulm paniku. Këto situata përfshijnë: Ankthi i shkaktuar nga një përvojë e vështirë në shtëpi ose shkollë Stresi…, Sulmet e panikut te fëmijët dhe adoleshentët, Sulmet e panikut shpesh fillojnë gjatë adoleshencës, megjithëse mund të fillojnë që nga periudha e fëmijërisë. Sulmet mund të çojnë në ankth të rëndë, si dhe të ndikojnë në pjesë të tjera të disponimit ose funksionimit të fëmijës. Disa fëmijë fillojnë të shmangin situatat kur kanë frikë se mund të ndodhë një sulm paniku. Adoleshentët mund të…, Shenjat dhe simptomat e sulmeve të panikut te fëmijët, Nëse fëmija juaj përjeton sulm paniku, ai mund të ndihet jashtë kontrollit me atë që po ndodh rreth tij, ndjehet i frikësuar se trupi i tij është në rrezik ose ndjenjë se kinse po vdes. Trupi ynë mund të reagojë në mënyra të ndryshme ndaj sulmeve të panikut. Disa nga këto reagime përfshijnë:  Mungesa e frymëmarrjes, frymëmarrje e shpejtë ose…, Mënyrat për ta ndihmuar fëmijën tuaj të përballojë ato, Njohja e asaj që shkakton një sulm është hapi i parë në sulmin e panikut. Pyeteni fëmijën tuaj se si ndihet dhe çfarë e bën të ndihet i shqetësuar ose i stresuar. A ka situata apo vende të caktuara që i bëjnë ata të ndihen në panik? Kjo njohuri mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të mendojë se çfarë mund të bëjë për t’i përballuar ato situata.  Gjatë…, Kur të kërkoni ndihmë profesionale, Në rastet e rënda të sulmeve të panikut, fëmija ose adoleshenti mund të kenë frikë të largohen nga shtëpia. Nëse vëreni se fëmija juaj shfaq simptoma të vazhdueshme të sulmeve të panikut, është koha të kërkoni ndihmë nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor. Fëmijët dhe adoleshentët me simptoma të sulmeve të panikut duhet së pari të vlerësohen nga…
05 Nëntor 2022

Çfarë është depresioni?

Të gjithë fëmijët ndonjëherë ndihen të dëshpëruar ose të rënduar, kjo është një pjesë e natyrshme e rritjes. Mirëpo këto emocione mund të jenë shqetësuese kur ndjehen intensivisht për periudha të gjata kohore, veçanërisht nëse ato ndikojnë në jetën sociale, familjare dhe shkollore të fëmijës suaj. Edhe pse është e vështirë për këdo që të ndihet…, Çka është depresioni?, Depresioni është një nga llojet më të zakonshme të kushteve të shëndetit mendor dhe shpesh zhvillohet së bashku me  ankthin . Depresioni mund të jetë i lehtë dhe jetëshkurtër ose i rëndë dhe afatgjatë. Disa njerëz preken nga depresioni vetëm një herë, ndërsa të tjerët mund ta përjetojnë atë disa herë. Depresioni mund të çojë në vetëvrasje, por kjo…, Çfarë e shkakton depresionin?, Depresioni mund të ndodhë si reagim ndaj diçkaje si abuzimi, dhuna në shkollë, vdekja e ndonjë personi të afërt ose probleme familjare si dhuna në familje ose prishja e familjes. Dikush mund të bjerë në depresion pasi është i stresuar për një kohë të gjatë. Mund të ndodh edhe në familje. Ndonjëherë ne mund të mos e dimë pse ndodh.  , Depresioni te fëmijët dhe adoleshentët, Depresioni mund të shfaqet te fëmijët dhe adoleshentët si periudha të zgjatura pakënaqësie ose nervozizmi. Është mjaft i zakonshëm te fëmijët më të rritur dhe adoleshentët, por shpeshherë ngel pa u dalluar. Disa fëmijë mund të thonë se ndihen “të pakënaqur” ose “të mërzitur”. Të tjerët mund të thonë se duan ta lëndojnë apo edhe ta vrasin veten.…, Shenjat dhe simptomat e depresionit te fëmijët, Depresioni mund të përjetohet ndryshe te fëmijët e ndryshëm. Këtu janë dhënë disa nga shenjat dhe simptomat e zakonshme të depresionit: Fizik: Lodhje ose energji e dobët, edhe kur pushoni Shqetësim ose vështirësi në përqendrim Vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme Ndryshime në oreksin ose në modelet e gjumit Dhimbje që nuk kanë…, Mënyrat për ta ndihmuar fëmijën tuaj të përballet me depresionin, Këtu janë dhënë disa gjëra që mund t’i bëni për ta mbështetur fëmijën tuaj nëse mendoni se ai mund të jetë në depresion: Zbuloni se çfarë po ndodh: Pyetini se si ndihen dhe dëgjoni hapur pa gjykuar ose pa dhënë këshilla. Kërkojuni njerëzve të cilëve u besoni dhe që e njohin fëmijën tuaj, si mësuesit ose ndonjë shoku të ngushtë, të zbulojnë nëse…, Kur të kërkoni ndihmë profesionale, Me qenë se depresioni mund të diagnostikohet vetëm nga një ekspert i kualifikuar, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor, i cili mund ta referojë fëmijën tuaj te një ekspert i shëndetit mendor ose psikiatër. Nëse eksperti i shëndetit mendor mendon se fëmija juaj do të përfitonte nga trajtimi, opsionet mund të…