Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive hap i duhur drejt një shëndeti më të mirë mendor
Ky udhëzues do t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme, duke filluar me marrëdhënien që keni me veten.
- English
- Македонски
- Shqip
Miqësitë dhe marrëdhëniet me të tjerët kanë ndikim të madh mbi mënyrën se si ndihemi, por dhe ndaj vetë shëndetit tonë mendor. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kultivojmë marrëdhënie pozitive me të tjerët - dhe me veten tonë.
Ky udhëzues do t’ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme, duke filluar me marrëdhënien që keni me veten.
💖 Bëhuni të sjellshëm nga brenda.
Mënyra se si flasim me veten është shumë e rëndësishme. Ndonjëherë zëri ynë i brendshëm 💭 mund të jetë i këndshëm dhe mbështetës, ndërsa herëve tjera mund të jetë i ashpër ose gjykues.
Mënyra se si flasim me veten mund të jetë e ndikuar nga ajo që na thonë të tjerët 👈🏻 ose nga ajo që shohim në botë dhe me të cilën e krahasojmë veten. Kjo mund t’i referohet mënyrës se si dukemi, nëse posedojmë ose nuk posedojmë diçka, ose çfarë bëjmë ose nuk bëjmë.
Ne të gjithë e gjykojmë veten pa qenë të vetëdijshëm për këtë, madje kjo mund të ketë ndikim të vërtetë në mënyrën se si ndihemi dhe sillemi.
Provoni këtë:
- Vini re, kur është kritik zëri juaj i brendshëm.
- Pyeteni veten: “A do t’ia tregoja këtë një shoku/shoqeje?”
- Zëvendësoni mendimet e ashpra me mendime të mira.
Kur kemi një zë të brendshëm, i cili na thotë gjëra gjykuese, atëherë mund të jetë e vështirë të ndihemi mirë me veten. Pra, herën tjetër kur do të vëreni se zëri juaj i brendshëm është kritik, mos harroni ta mbroni veten në të njëjtën mënyrë siç do ta mbronit shokun/shoqen tuaj💪🏽.
Në fillim sfidimi i zërit tuaj të brendshëm 🛑 mund të duket i çuditshëm ose i pakëndshëm. Mirëpo sa më shumë ta praktikojmë, aq më normale bëhet.
Për shembull:
- “Mua nuk më shkon matematika.” → “Rëndë më shkon me matematikën, por megjithatë mësoj dhe përpiqem.”
- “Kurrë nuk do të jem sa duhet i mirë.” → “Unë mësoj dhe rritem çdo ditë.”
🌟 Zbuloni pikat tuaja të forta
Edhe pse shpesh i admirojmë pikat e forta tek të tjerët, ndonjëherë i neglizhojmë pikat e forta që kemi brenda vetes 💪🏽.
Mendoni për 3 gjëra që i konsideroni si pika personale të forta. Mbani mend, të gjithë janë të mirë në diçka dhe të gjithë ia shtojnë vlerën botës 🌏.
Nëse e keni të vështirë t’i identifikoni pikat tuaja të forta, ja disa shembuj për t’ju ndihmuar të filloni.
- Ndoshta ju pëlqen shumë të shkruani ose të pikturoni 🎨, kështu që një nga pikat tuaja të forta do të ishte kreativiteti.
- Ndoshta shpejt provoni gjëra të reja, andaj një nga pikat tuaja të forta do të ishte se keni prirje aventureske ✨.
Mund ta përpiloni një listë të pikave të tua të forta personale në telefonin tënd dhe herë pas here të shtoni pika tjera. Sa më shumë ta bëni këtë, aq më 💡 të vetëdijshëm do të jeni për pikat e tua të forta.
🧠 Përballja me marrëdhëniet e vështira
Ne të gjithë kemi shumë marrëdhënie të ndryshme në jetën tonë 💜🤍 💛 , si për shembull me miqtë tanë, prindërit tanë, vëllezërit dhe motrat ose mësuesit tanë. Marrëdhëniet i hasim kudo përreth nesh dhe janë të rëndësishme që ne të ndihemi të mbështetur, të kujdesur dhe të kuptuar 🤗
Megjithatë, ekzistojnë edhe dallimet midis njerëzve, situata të vështira dhe strese që ndonjëherë mund të shpijnë në mosmarrëveshje 😓 ose në një ndjenjë çekuilibrim brenda marrëdhënieve.
🗣️ Stilet e komunikimit janë të rëndësishme
Nuk mundemi gjithnjë ta kontrollojmë mënyrën se si sillen të tjerët, mirëpo mund të zhvillojmë aftësi që do të na ndihmojnë t’i menaxhojmë më mirë marrëdhëniet tona me të tjerët. Dy nga këto shkathtësi janë edhe mënyra se si komunikojmë dhe sillemi!
Ekzistojnë tre stile kryesore të komunikimit:
- Asertiv (i vendosur, i sigurt): duke deklaruar qartë atë që ndiejmë dhe duam në një mënyrë të ndershme dhe me respekt për personin tjetër
- Pasiv: mosshprehja ose të mosqenit të qartë në lidhje me atë që ndiejmë dhe duam.
- Agresiv: shprehim atë që ndiejmë dhe kërkojmë atë që duam në një mënyrë të pahijshme ose pa respekt për personin tjetër
Këto stilet e ndryshme të komunikimit mund të vërehen nëpërmjet fjalëve që përdorim, tonit të zërit, shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit.
Ja disa shembuj të këtyre stileve të komunikimit:
Dikush që është asertiv (i vendosur) mund ta thotë atë që ndien dhe dëshiron në një mënyrë të përshtatshme dhe me respekt, të përdorë kontakt me sy 👁️ dhe t’i japë personit tjetër një shans për ta thënë atë që e ndien dhe dëshiron pa ia ndërprerë fjalën.
Dikush që është pasiv mund të mos thotë asgjë, vazhdimisht mund të shikojë anash, ta lërë personin tjetër të bëjë ç’të dojë dhe t’i lejojë të tjerët të sillen në mënyrë të vrazhdë ose të papërshtatshme.
Dikush që është agresiv mund të thotë fjalë të pakëndshme, shpesh të ndërpresë fjalën, të bërtasë ose ta ngrejë zërin, të kritikojë, të akuzojë dhe madje t’i kërcënojë ose t’i lëndojë fizikisht të tjerët.
Komunikimi asertiv është i dobishëm sepse me respekt i tregoni personit tjetër se çfarë mendoni, ndjeni dhe keni nevojë, ndërkohë që i jepni personit tjetër mundësi ta bëjë të njëjtën gjë. Kjo na lejon të forcojmë lidhjen tonë me personin tjetër 👐. Komunikimi asertiv është aftësi që nuk vjen gjithmonë natyrshëm, por mund të mësohet dhe praktikohet.
Komunikimi asertiv mund ta bëjë ndryshim të madh, por edhe atëherë, disa marrëdhënie mund të jenë problematike.
🧭 Kur nuk ka ndryshim për të mirë
Shumë njerëz përjetojnë mosmarrëveshje ose pakënaqësi në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Mirëpo mos harroni ⚠️⚠️, mosmarrëveshja dhe pakënaqësia nuk janë e njëjta gjë me maltretimin ose lëndimin.
Nëse ndonjëherë ndiheni të pasigurt ose të lënduar në ndonjë marrëdhënie, provoni të kërkoni mbështetje nga një mik ose një i rritur, i besueshëm🤚. Kërkimi i ndihmës nuk është gjithmonë e lehtë, por është shenjë guximi dhe mënyrë për t’u kujdesur për veten.
🤗 Të qenit mik i mirë
Cilësitë e mira, të cilat vlerësojmë te miqtë tanë janë të njëjtat gjëra, për të cilat mund të përpiqemi të bëhemi më të mirë si miq
✅ Ja disa ide që do t’ju ndihmojnë të ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme:
- Të dëgjuarit dhe duke biseda me njëri-tjetrin.
- Të kërkoni ndihmë nga dikush, nëse nuk mund të flisni me njëri-tjetrin me qetësi.
- Të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja dhe të kërkoni falje, kur keni bërë diçka të gabuar.
- Të bëheni të sinqertë me personin për atë që ju nevojitet dhe atë që e dëshironi.
- Të shfaqni respekt dhe ta pranoni dikë ashtu siç është.
- Të shprehni mirënjohje dhe vlerësim ndaj të tjerëve
⛔ Po ashtu, ekzistojnë edhe gjëra që mund t’i dobësojnë lidhjet tona me të tjerët:
- Injorimi ose shmangia e njëri-tjetrit
- Bërja e gjërave që i lëndon të tjerët fizikisht
- Fajësimi i njëri-tjetrit
- Fokusimi🤔 në atë se kush ka të drejtë dhe kush gabon
- Ofendimi
Këto gjëra mund të mos jenë aq të dobishme.
👂Fuqia e të dëgjuarit aktiv
A dëshironi të jeni mik më i mirë? Filloni, duke dëgjuar me të vërtetë.
Këshilla për të dëgjuarit aktiv:
- Mos e ndërpritni tjetrin.
- Lëreni mënjanë telefonin ose gjëra tjera që ju shpërqendrojnë.
- Bëni pyetje plotësuese
- Vendosni kontakt me sy dhe bëni me shenjë duke lëvizur kokën.
- Përmbledhni atë që dëgjuat: “Duket se me të vërtetë jeni shumë nën stres. Ashtu?”
💬 Empatia: Zemra e lidhjes
Empatia do të thotë të kuptoni se çfarë mund të ndiejë një person tjetër, pra është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve tona me të tjerët. Kjo është diçka që të gjithë mund ta praktikojmë dhe të përpiqemi ta përmirësojmë.
Imagjinoni sikur një shok/shoqe ka vështirësi me detyrat e shtëpisë dhe manifeston ankth. Këto janë disa mënyra se si mund të tregoni empati.
1. Mendoni për atë që e thotë shoku/shoqja jote dhe bëni një përmbjedhje të asaj që e thotë. Për shembull, mund të thoni: “E kuptoj që kjo detyrë shtëpie është shumë e vështirë për ty dhe se të shqetëson shumë.”
2. Shprehni se e dini se si ndihet shoku/shoqja juaj dhe identifikohuni me atë ndjenjë. Për shembull, mund të thoni: “Kur kam vështirësi me detyrat e shtëpisë, ndihem i/e stresuar. Biologjia është lënda më e vështirë për mua.”
3. Tregoji shokut/shoqes suaj se kujdesesh për të kur ai/ajo kalon një periudhë të vështirë. Për shembull, mund të thoni: “Më vjen keq që je i/e stresuar për shkak të detyrave të shtëpisë. A ka ndonjë gjë që mund të bëj për të ndihmuar?”
Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive kërkon kohë, përpjekje dhe vetëdije. Çdo hap që ndërmerrni - qoftë duke dëgjuar më mirë, duke folur me këndshëm ose duke shfaqur empati - bën ndryshim.
Ti je i rëndësishëm/e rëndësishme. Lidhjet tuaja me të tjerët janë të rëndësishme. Ju e keni fuqinë t’i bëni ata më të fortë.