Bebbo - partneri juaj prindëror

Një aplikacion celular që do t'ju ndihmojë t'i jepni fëmijës tuaj një fillim të shkëlqyeshëm - për jetën

Illustration_ Family with a baby
Embedded video follows

Çdo fëmijë ka nevojë për përkujdesje, ushqim të shëndetshëm, dashuri, shëndet të mirë dhe një mjedis i cili do ta stimulojë zhvillimin e tij dhe do t'i ofrojë përmbajtje për të mësuar nëpërmjet lojës. Të gjithë prindërit pyeten se si më së miri t'i përkrahin fëmijët e vet për t'u rritur të shëndetshëm dhe të mençur.

Dhe, këtu Bebbo futet në lojë!

Aplikacioni i ri i UNICEF-it është krijuar që të jetë një përkrahje e vazhdueshme për prindërit. Siguron informacione të bazuara mbi dëshmi, por edhe vegla të dobishme interaktive, të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe stimulimin e zhvillimit të drejtë te fëmijët.

Më shumë për aplikacionin

Bebbo ka një diapazon të gjerë të veglave të dobishme të cilat ndihmojnë prindërit të sjellin vendime të drejta për përkujdesjen dhe zhvillimin e fëmijës. Qëllimi është që t'i inkurajojnë prindërit çdo ditë dhe me përmbajtje të reja, t'i argëtojnë fëmijët e vet, por edhe t'i motivojnë të mësojnë nëpërmjet lojës, të rriten të shëndetshëm dhe të lumtur.

 

Ç'përmban aplikacioni:

Bebbo Illustration - Reading

Aktivitete ditore të rekomanduara

Çdo ditë pranoni lojëra dhe artikuj të rekomanduar me këshilla të shkruara nga ekspertë. Këshillat të cilat ju pëlqejnë mund t'i ruani si të preferuara dhe t'i ndani me prindër apo miq të tjerë.

Bebbo Illustration - Games

Lojëra për fëmijë dhe prindër

Në Bebbo do të gjeni ide të shkëlqyera se si ta argëtoni fëmijën tuaj nëpërmjet lojërave të cilat do ta stimulojnë zhvillimin e tij të drejtë. Ka një zgjedhje të madhe të lojërave të cilat e përkrahin zhvillimin e shkathtësive motorike, socio-emocionale, gjuhësore, të komunikimit dhe të njohurive.

Bebbo Illustration - Development

Ndjekja e zhvillimit të fëmijës

E thjesht për përdorim, u mundëson prindërve ta ndjekin fëmijën e vet dhe ta regjistrojnë përparimin në fazën e caktuar të zhvillimit. Për më tepër, Bebbo mundëson një përkrahje për prindërit për ta stimuluar zhvillimin e fëmijës nëpërmjet lojës.

Bebbo Illustration - Vaccination

Vaksinimi

Lehtë mund ta ndiqni kalendarin e vaksinimit të fëmijës dhe të vendosni përkujtues për afatet e ardhshme të vaksinimit.

Bebbo illustration _ health check ups

Kontrollet shëndetësore

Pjesa për kontrollet shëndetësore mundëson që t'i shënoni të gjitha vizitat te mjeku të fëmijës suaj, por edhe t'i vendosni përkujtuesit për afatet e ardhshme.

Bebbo Illustration - Growth

Rritja e fëmijës

Shënojeni lartësinë dhe peshën e fëmijës suaj dhe ndiqeni përparimin e tij.

Prindërit i ndajnë përvojat e tyre të përdorimit të aplikacionit Bebbo

Embedded video follows

Përvoja e Elenës me aplikacionin Bebbo

Tanimë a i “hulumton” fëmija juaj objektet përreth tij, për shembull lodrat ose dekorimet e tij në shtëpi? Aplikacioni Bebbo ofron shumë këshilla praktike, si dhe një listë me pikat e zhvillimit, të cilat fëmija duhet t’i zotërojë në një periudhë të caktuar kohore.

“Si një nënë e re, është shumë e dobishme të kesh një udhërrëfyes të mirë për ta ndjekur nëse fëmija po përparon siç duhet”, thotë Elena, një nënë e cila e përdor rregullisht aplikacionin Bebbo.

Embedded video follows

Jana dhe përvoja e saj me aplikacionin Bebbo

Kur bëhesh prind, bëhesh edhe kujdestar, punonjës shëndetësor, argëtues, mësues, shoku më i mirë... për fat të mirë, Bebbo ju mbështet në të gjitha frontet.

Jana tregon se si e përdor Bebbo për t’i hulumtuar idetë e lojës së bashku me fëmijët e saj dhe për t’i përmbushur nevojat dhe interesat e tyre individuale.

Embedded video follows

Përvoja e Mirosllavit me aplikacionin Bebbo

"Është e dobishme të kesh Bebbo në telefonin tënd."

Mirosllavi i ndan me të tjerët bukuritë dhe sfidat e prindërimit, por edhe rëndësinë e informacioneve lehtësisht të arritshme dhe të verifikueshme. 

Embedded video follows

Aleksandra ndan përvojën e saj me aplikacionin Bebbo

Një nga sfidat e prindërimit është balancimi i përgjegjësive të shumta në shtëpi dhe në punë, gjatë gjithë vitit. Aleksandra e ndan përvojën e saj me aplikacionin Bebbo dhe veçoritë që ofron ai, për ta bërë më të lehtë jetën e përditshme për prindërit.

Aplikacioni i vetëm celular i cili do t'i japë një fillim të shkëlqyer fëmijës suaj - për tërë jetën

Aktivitete "bëje vetë"

Shkarkoni shabllonet, kontrolloni udhëzimet dhe shijoni momente të këndshme me fëmijën tuaj!