Vaksinat janë mënyra më e sigurt për mbrojtjen e shëndetit në fëmijëri

Vaksinat janë mënyra më e sigurt, më e lehtë dhe shumë efektive për ta mbrojtur shëndetin e fëmijës gjatë gjithë jetës.

UNICEF
Baby boy in a yellow shirt sucking his fingers and looking at the nurse as she is preparing him for vaccination UNICEFMK
UNICEF North Macedonia/UN0582625/2022/Georgiev

Vaksinat janë ndër përparimet më të mëdha të mjekësisë moderne. Ato janë mënyra më e sigurt, më e lehtë dhe shumë efektive për ta mbrojtur shëndetin e fëmijës gjatë gjithë jetës. Në nivel global, ato i kanë ulur përgjysmë normat e vdekshmërisë së fëmijëve, duke shpëtuar miliona jetë.

Falë shkallës së lartë të vaksinimit, prindërit e sotëm e kanë pasur fatin të rriten pa parë familjar ose shokë të vdesin ose të kenë paaftësi të përjetshme nga sëmundje si fruthi ose poliomieliti (paraliza e fëmijëve). Për ironi të fatit, kjo është bërë një nga arsyet pse disa besojnë se sëmundjet e parandalueshme me vaksina nuk janë më një kërcënim.

Në të vërtetë, vaksinat rutinë në fëmijëri i kanë eliminuar këto sëmundje në shumë vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, mirëpo dështimi për t’i mbajtur fëmijët tanë të mbrojtur me vaksina, mund të bëjë që gjithçka të shkojë huq për shpejt  kohë. Një shembull i tillë është shpërthimi i fruthit në vitet 2018-2019, që mori jetën e fëmijëve në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera. Ky është një përkujtim, se ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë vaksinimin e fëmijëve.

Hulumtimet e fundit të UNICEF-it lidhur me vetëvlerësimin e efikasitetin të punës, qëndrimet dhe perceptimet e punonjësve të kujdesit shëndetësor për imunizimin rutinë të fëmijëve tregojnë se në 24 muajt e fundit ekipet e vaksinimit janë përballur me refuzimin (45%) dhe hezitimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre (31%). Këto gjetje tregojnë se roli i punonjësve shëndetësorë është gjithnjë e më i rëndësishëm jo vetëm në dhënien e informacioneve të saktë rreth vaksinave, por edhe në komunikimin për të fituar besim, duke treguar ndjeshmëri dhe mirëkuptim lidhur me shqetësimet.

Doctor reviews a child records while the mother prepares her child for routine vaccination UNICEFMK
UNICEF North Macedonia/UN0596901/Georgiev/2022 Dr. Ana Urumova i shqyrton të dhënat shëndetësore të fëmijës, derisa nëna e përgatit fëmijën e saj për vaksinim rutinë në Poliklinikën “Jane Sandanski” më 17 janar 2022.

Falë brezave të mjekëve dhe prindërve, të cilët përkujdesen që fëmijët e tyre t’i marrin vaksinat e tyre rutinë, sëmundjet si poliomieliti dhe pertusisi (kolla e keqe) pothuajse mund t’i quajmë gjëra të së shkuarës.

A doctor is doing a medical check-up before administering vaccine to a baby boy looking at the camera
UNICEF North Macedonia/UN0596904/Georgiev/2022 Doktoresha Ana Urumova është duke e realizuar kontrollin mjekësor para se t’ia jep vaksinën Jovanit një muajsh, të shtrirë pranë një lodre në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup më 17 janar 2022.

Vaksinat rutinë të fëmijërisë janë testuar me rigorozitet dhe janë vërtetuar se i parandalojnë sëmundje serioze. Përkujdesi qe fëmijët të vaksinohen do të thotë ta dini se ata janë të mbrojtur. 

Parents look carefully at the child's facial expression waiting tо be called for vaccination in “Gjorce Petrov” Polyclinics UNICEF MK
UNICEF North Macedonia/UN0582614/Georgiev/2022 Prindërit e shikojnë me kujdes shprehjen e fytyrës së fëmijës në pritje të thirrjes për vaksinim në Poliklinikën “Gjorçe Petrov” më 17 janar 2022. ©UNICEF/2022/Georgiev.

Prindërimi mund të jetë i frikshëm, duke ditur se shëndeti dhe lumturia e fëmijës është në duart e prindërve. Vaksinimet rutinë të fëmijërisë e bëjnë të lehtë parimin, që fëmijët të kenë fillimin më të mirë të jetës, pa kërcënimin e sëmundjeve serioze.

Smiling behind her mask, a health worker is holding a baby boy while the mother is observing in the background UNICEFMK
UNICEF North Macedonia/Georgiev/2022 Punonjësja shëndetësore është duke bërë kontroll mjekësor para vaksinimit të foshnjës së gjinisë mashkullore në Poliklinikën “Gjorçe Petrov” në Shkup më 17 janar 2022.

Ne nuk mund t'i mbyllim fëmijët në “dhomë qelqi” që t’i mbromë nga sëmundjet, por mund ta bëjmë më të mirën e mundshme për ta. Vaksinimet në fëmijëri i mbrojnë ata nga sëmundjet kërcënuese ndaj jetës kudo që shkojnë.

Vaksinimet rutinë në fëmijëri nuk kanë të bëjnë vetëm me atë që është tani më e mira për fëmijën, por për gjithë jetën e mëtejme...   

With a smile on her face, four-year-old Isabela is sitting in her mum’s lap ready for vaccination UNICEFMK
UNICEF North Macedonia/UN0582612/Georgiev/2022 Me buzëqeshje në fytyrë, Isabela katër vjeçare është ulur në prehrin e nënës së saj, e gatshme për vaksinim në Poliklinikën “Gjorçe Petrov” më 17 janar 2022.

... Një jetë që nuk do të ndërpritet nga sëmundjet ose ndikimi afatgjatë i një fëmijërie të kaluar, duke luftuar me sëmundje të parandalueshme.

Parents of five-month-old Marco leave the polyclinic “Djorce Petrov” after vaccination UNICEFMK
UNICEF North Macedonia/UN0582602/Georgiev/2022 Prindërit e Markos pesëmuajsh largohen nga poliklinika “Gjorçe Petrov” pas vaksinimit më 17 janar 2022.

Kjo familje u përkujdes për ta mbajtur të sigurt fëmijën e tyre, por edhe kontribuoi për t’i mbajtur të sigurt fëmijët që ai do t’i takojë ose do të luajë me ta. Duke u siguruar që çdo fëmijë është i vaksinuar, ne krijojmë një komunitet të sigurt, ku të gjithë fëmijët mund të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm.