30 vjet për çdo fëmijë

Një ese fotografik për shënimin e 30 vjetorit të ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve nga Maqedonia e Veriut dhe zyrtarizimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.

UNICEF Maqedonia e Veriut
30 years
UNICEF/2023
21 Shtator 2023

Për 30 vite me radhë, UNICEF në Maqedoninë e Veriut punon, që secili fëmijë  

Një foshnjë e porsalindur në spitalin e Kumanovës, i cili në vitin 2000 u bë “Spital mik i foshnjave” me mbështetjen e UNICEF.
UNICEF/2000 Një foshnjë e porsalindur në spitalin e Kumanovës, i cili në vitin 2000 u bë “Spital mik i foshnjave” me mbështetjen e UNICEF.

të ketë fillim më të mirë të jetës

dhe mbrojtje nga sëmundje, të cilat mund të parandalohen

Vaksinat janë mënyra më e sigurt për ta mbrojtur shëndetin në fëmijëri dhe gjatë gjithë jetës. Vaksinimi i rregullt në Poliklinikën “Gjorçe Petrov”.
UNICEF/2013/Georgiev Vaksinat janë mënyra më e sigurt për ta mbrojtur shëndetin në fëmijëri dhe gjatë gjithë jetës. Vaksinimi i rregullt në Poliklinikën “Gjorçe Petrov”.
UNICEF e ka siguruar imunizimin e rregullt për fëmijët refugjatë nga Kosova në vitin 1999. Një infermiere i jep vaksinë një fëmije në njërin nga kampet ku ishin të vendosur refugjatët nga Kosova.
UNICEF/1999 UNICEF e ka siguruar imunizimin e rregullt për fëmijët refugjatë nga Kosova në vitin 1999. Një infermiere i jep vaksinë një fëmije në njërin nga kampet ku ishin të vendosur refugjatët nga Kosova.

pavarësisht se kush është ai fëmijë

dhe pavarësisht se ku jeton,

Infermierja e patronazhit e viziton një familje në fshatin Arbanashko. UNICEF i ndihmon vazhdimisht infermieret kujdestare për të marrë njohuri shtesë që të ofrojnë këshilla dhe kujdes për nënat dhe të porsalindurit.
UNICEF/2017/Georgiev Infermierja e patronazhit e viziton një familje në fshatin Arbanashko. UNICEF i ndihmon vazhdimisht infermieret kujdestare për të marrë njohuri shtesë që të ofrojnë këshilla dhe kujdes për nënat dhe të porsalindurit.
Gjithçka ndryshon për fëmijën përmes një marrëdhënieje të mirë dhe të ngrohtë. Pas një dite të kaluar duke komunikuar dhe luajtur me fëmijët në Entin Special në Demir Kapi, terapistja dhe trajnuesja e UNICEF-it për ndërveprim intensiv, e fiton besimin dhe dashurinë e fëmijës.
UNICEF/2017/Georgiev Gjithçka ndryshon për fëmijën përmes një marrëdhënieje të mirë dhe të ngrohtë. Pas një dite të kaluar duke komunikuar dhe luajtur me fëmijët në Entin Special në Demir Kapi, terapistja dhe trajnuesja e UNICEF-it për ndërveprim intensiv, e fiton besimin dhe dashurinë e fëmijës.

të ndjejë dashuri

dhe mbrojtje

UNICEF ka ofruar ndihmë psiko-sociale, arsimim dhe kujdes shëndetësor për gratë dhe fëmijët refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës në ish-Jugosllavi.
UNICEF/1995 UNICEF ka ofruar ndihmë psiko-sociale, arsimim dhe kujdes shëndetësor për gratë dhe fëmijët refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës në ish-Jugosllavi.
Kujdesi dhe mbështetja familjare janë thelbësore për çdo fëmijë. UNICEF e mbështeti de-institucionalizimin e suksesshëm në vend. Një familje kujdestare në fshatin Batincë, fëmija në krahët e kujdestares së tij.
UNICEF/2018/Georgiev Kujdesi dhe mbështetja familjare janë thelbësore për çdo fëmijë. UNICEF e mbështeti de-institucionalizimin e suksesshëm në vend. Një familje kujdestare në fshatin Batincë, fëmija në krahët e kujdestares së tij.

në mjedis familjar, i cili e nxit zhvillimin e fëmijës

të përgatitet për shkollë

Në të gjitha kopshtet e vendit zbatohet programi për zhvillim socio-emocional me mbështetjen e UNICEF-it. Në një kopsht fëmijësh në Shkup, një fëmijë shpreh emocione të ndryshme përmes emotikonëve të befasisë, pakënaqësisë dhe gëzimit.
UNICEF/2018/Georgiev Në të gjitha kopshtet e vendit zbatohet programi për zhvillim socio-emocional me mbështetjen e UNICEF-it. Në një kopsht fëmijësh në Shkup, një fëmijë shpreh emocione të ndryshme përmes emotikonëve të befasisë, pakënaqësisë dhe gëzimit.
UNICEF ofron mbështetje për arsimin gjithëpërfshirës dhe cilësor për secilin fëmijë. Në një nga shkollat e para fillore që filloi t’i përfshijë fëmijët me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt, një nxënës me dëmtim të dëgjimit punon me mësuesen e tij.
UNICEF/2006 UNICEF ofron mbështetje për arsimin gjithëpërfshirës dhe cilësor për secilin fëmijë. Në një nga shkollat e para fillore që filloi t’i përfshijë fëmijët me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt, një nxënës me dëmtim të dëgjimit punon me mësuesen e tij.

dhe të ndjekë arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës  

kudo që është

Pas vetëm gjashtë javësh nga ardhja e fëmijëve refugjatë nga Kosova, UNICEF ua mundësoi 85% të tyre vazhdimin e mësimit. Fëmijët refugjatë nga Kosova me mësuesen e tyre në kampin e Stenkovec.
UNICEF/1999 Pas vetëm gjashtë javësh nga ardhja e fëmijëve refugjatë nga Kosova, UNICEF ua mundësoi 85% të tyre vazhdimin e mësimit. Fëmijët refugjatë nga Kosova me mësuesen e tyre në kampin e Stenkovec.
Vetëm disa javë pas fillimit të pandemisë KOVID-19, UNICEF ndihmoi në zhvillimin e përmbajtjes digjitale për fëmijët që të vazhdojnë të mësojnë nga distanca.
UNICEF/2020/Georgiev Vetëm disa javë pas fillimit të pandemisë KOVID-19, UNICEF ndihmoi në zhvillimin e përmbajtjes digjitale për fëmijët që të vazhdojnë të mësojnë nga distanca.

dhe në çdo situatë

ta zhvillojë kureshtjen  

UNICEF-i e mbështet të mësuarit rreth mjedisit dhe ndryshimeve klimatike përmes eksperimenteve dhe punës praktike në shkollat fillore. Nëpërmjet eksperimentit të thjeshtë me një raketë të bërë duke përdorur një qese çaji, fëmijët mësojnë se si funksionon energjia termike.
UNICEF/2022/Georgiev UNICEF-i e mbështet të mësuarit rreth mjedisit dhe ndryshimeve klimatike përmes eksperimenteve dhe punës praktike në shkollat fillore. Nëpërmjet eksperimentit të thjeshtë me një raketë të bërë duke përdorur një qese çaji, fëmijët mësojnë se si funksionon energjia termike.
Gjatë një debati për përmirësimin e arsimit, një vajzë flet se si t'i përgjigjemi më mirë dhunës së bashkëmoshatarëve.
UNICEF/2020 Gjatë një debati për përmirësimin e arsimit, një vajzë flet se si t'i përgjigjemi më mirë dhunës së bashkëmoshatarëve.

dhe ta ndërtojë vetëbesimin

ta shpreh mendimin për tema që kanë ndikim në jetën e fëmijëve

Në Ditën e fëmijëve, 20 Nëntor, UNICEF i mbështet ngjarjet ku fëmijët ndërmarrin veprime. Një aktiviste e re merr pjesë në një seancë të Qeverisë, ku diskuton çështje që e prekin jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
UNICEF/2019/Georgiev Në Ditën e fëmijëve, 20 Nëntor, UNICEF i mbështet ngjarjet ku fëmijët ndërmarrin veprime. Një aktiviste e re merr pjesë në një seancë të Qeverisë, ku diskuton çështje që e prekin jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
UNICEF-i inkurajon partneritetet. Së bashku me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, UNICEF i promovon të drejtat e fëmijëve. Fëmijët që morën pjesë, e festojnë fitoren pas përfundimit të ndeshjes së futbollit.
UNICEF/2022/Georgiev UNICEF-i inkurajon partneritetet. Së bashku me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, UNICEF i promovon të drejtat e fëmijëve. Fëmijët që morën pjesë, e festojnë fitoren pas përfundimit të ndeshjes së futbollit.

… dhe të rritet si qytetar i lumtur dhe i përmbushur

 

Këtë vit UNICEF shënon 30 vjet të punës në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 1993, UNICEF ishte një nga dy agjencitë e para të Kombeve të Bashkuara, që hapi një zyrë në vend pas pavarësisë – fillimisht duke ofruar ndihmë për fëmijët refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Sot, së bashku me të gjithë partnerët tanë, vazhdojmë të punojmë për çdo fëmijë edhe me më shumë përkushtim.