E mbështesim zërin e të rinjve në luftën e tyre për internet pa urrejtje
UNICEF dhe Fondacioni Telekom për Maqedoni i ftojnë të rinjtë të jenë pjesë e një fushate për luftë kundër dhunës kibernetike dhe gjuhës së urrejtjes në internet

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 19 prill 2023: UNICEF dhe Fondacioni Telekom për Maqedoni e shpallin një thirrje të re të hapur për fëmijët dhe të rinjtë që të përfshihen në iniciativat e komunikimit për t'u përballë me dhunën kibernetike dhe gjuhën e urrejtjes në internet. Thirrja me titull: “Së bashku për një internet pa urrejtje” thirrja është pjesë e partneritetit afatgjatë ndërmjet UNICEF-it dhe Fondacionit Telekom për Maqedoni, qëllimi i të cilit është t’i përfshijë fëmijët dhe të rinjtë në përballjen me disa nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet brezi i tyre.
“Rritja duke pasur qasje në internet ofron mundësi të pakufishme. Kur përdoret në mënyrën e duhur, interneti ka potencial për t’i zgjeruar horizontet, duke zhbllokuar mundësitë për të mësuar, për të pasur qasje në informacione, për të luajtur dhe për ta shprehur veten. Mirëpo me këto mundësi vijnë rreziqe serioze,” tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it. “Tani më shumë se kurrë fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për shkathtësi dhe aftësi për të qenë të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj anëtarëve të komuniteteve të tyre në internet dhe të flasin kundër dhunës në internet.”
"Ne po e ndërtojmë të ardhmen digjitale, mirëpo kjo nuk mjafton. Andaj ne ia vendosëm vetes detyrën ambicioze për të punuar në etikën e kësaj të ardhme digjitale.” Gjuha e urrejtjes në internet e meriton vëmendjen tonë, prandaj ne e kemi për detyrë të bëjmë një ndryshim. Edhe pse kjo është një sfidë e të gjitha brezave, ajo e prek më së shumti rininë. Kjo është arsyeja pse ne e fuqizojmë zërin e tyre, iu japim njohuri, mjete për të luftuar për një internet pa urrejtje, ashtu që mu ata të jenë bartës të ndryshimit”. – tha Nikolla Ljushev, kryetar i Fondacionit Telekom për Maqedoni.
Më shumë se kurrë më parë fëmijët dhe të rinjtë kalojnë kohë në internet. Rreth tetë në 10 (88.3%) e të rinjve janë në rrjetet sociale, ku bullizmi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes ndodhin më shumë. Sipas sondazhit të realizuar kohëve të fundit në nivel nacional nga UReport deri në 24% e të rinjve në vend janë ndjerë jo të sigurt në internet. Kjo e dhënë tregon se sa e rëndësishme është të flitet hapur dhe vazhdimisht për këtë temë, në mënyrë që të përpiqemi t’i mbrojmë të rinjtë, por edhe t’u tregojmë se si të përballen me kërcënimin.
Qëllimi kryesor i nismës është përfshirja dhe mësimi i të rinjve, që t’iu bëhet me dije sesi t fillojnë me ndryshimin.
Përmes punëtorive për krijimin e përbashkët me mbështetjen e profesionistëve në fushën e komunikimit, edukimit mediatik, mbrojtjes së fëmijëve, si dhe ekspertëve të teknologjive të reja dhe krijuesve të përmbajtjeve multimediale, fëmijët dhe të rinjtë që do të përzgjidhen përmes kësaj thirrjeje të hapur do të adresojnë problemet, ata do të mësojnë se si t'i trajtojnë ato dhe do të krijojnë një fushatë ndërgjegjësimi për bashkëmoshatarët e tyre dhe publikun e gjerë.
Punëtoritë do të organizohen në muajt prill dhe maj dhe të gjithë të rinjtë nga mosha 14 deri në 19 vjeç mund të regjistrohen në to duke plotësuar formularin e mëposhtëm
Nëpërmjet punëtorive të përbashkëta kreative, të lehtësuara nga komunikimi, edukimi mediatik, mbrojtja e fëmijëve, profesionistët e teknologjisë dhe krijuesit e përmbajtjes multimediale, fëmijët dhe të rinjtë e identifikuar përmes kësaj thirrjeje të hapur do t’i trajtojnë problemet, do të mësojnë se si të merren me to dhe do të krijojnë një fushatë për ta ngritur ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve të tyre dhe publikut të gjerë.
Punëtoritë do të organizohen gjatë maj. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 14 deri në 19 atë vjeçare inkurajohen të aplikojnë, duke e plotësuar këtë aplikacion: https://t.ly/p08z
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.
Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.
Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.