Unë jam më shumë nga ajo që ndodhi

Fëmija në kontakt me sistemin e drejtësisë është VETËM NJË FËMIJË, i cili ka nevojë për mbështetje dhe kujdes

KV
UNICEF/North Macedonia/2022

Qofshin viktima, dëshmitarë ose në konflikt me ligjin, fëmijët që vijnë në kontakt me sistemin e drejtësisë përjetojnë trauma psikologjike. 

Qoftë nëpërmjet ekspozimit ndaj përvojave të pafavorshme të fëmijërisë në shtëpi ose nëpërmjet ndërveprimit që i sjell ata në kontakt me sistemin e drejtësisë, trauma mund të ketë ndikim të thellë në aftësinë e tyre për të menduar, ndjerë dhe sjellë. Është e vështirë të dihet se kush dhe në çfarë mase ndikohet nga trauma, kështu që sistemet dhe komunitetet duhet të sigurojnë që të gjithë fëmijët të ndihen të sigurt, të rehatshëm, të parë dhe të qetësuar.  

Mënyra se si trajtohen fëmijët në konflikt me ligjin dhe fëmijët në rrezik nga sistemi dhe komuniteti do të përcaktojë rrugën që ata do të marrin drejt rimëkëmbjes. Masat ndëshkuese për ta korrigjuar sjelljen e një fëmije mund të kenë pasoja ndaj tij gjatë gjithë jetës. 

Një nga parimet e drejtësisë miqësore për fëmijët është shqyrtimi i paraburgimit (ndalimit) si masë e fundit, duke e zhvendosur fokusin në masat alternative dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin. Në këtë mënyrë, djemtë dhe vajzat në sistemin e drejtësisë marrin mbështetje shtesë për rehabilitim, risocializim dhe riintegrim në shoqëri, bazuar në nevojat e tyre individuale dhe mund të vazhdojnë me arsimimin e tyre të rregullt dhe jetën komunitare.

 

Fëmija në kontakt me sistemin e drejtësisë është thjesht VETËM NJË FËMIJË që ka nevojë për mbështetje dhe kujdes.

Embedded video follows

Dëshmime

Ekspozimi ndaj ngjarjeve traumatike shpesh ka një ndikim gjatë gjithë jetës. Katër fëmijë i tregojnë historitë e tyre mbi traumën dhe besimin e humbur ndaj atyre që duhej të kujdeseshin për ta, mbi dashurinë e rikuperuar për veten, shpresën dhe ëndrrat për të ardhmen.

 

Kurrë nuk kam pasur shtëpi timen

Historia e një djali shtatëmbëdhjetë vjeçar në konflikt me ligjin

Lexoni storien

E di që ka më shumë gjëra pozitive në të cilat jam i mirë

Historia e një djali tetëmbëdhjetë vjeçar të vendosur në Institucionin Korrektues në Tetovë

Lexoni storien

Vetëm me gjyshen ndihesha bukur dhe e lumtur

Historia e një djali shtatëmbëdhjetë vjeçar në konflikt me ligjin

Lexoni storien

Ndjehem sikur nuk kam pasur fëmijëri

Historia e një vajze tetëmbëdhjetë vjeçare për përvojën e saj me institucionet

Lexoni storien
Embedded video follows
UNICEF/North Macedonia/2022
Embedded video follows
UNICEF/North Macedonia/2022
Embedded video follows
UNICEF/North Macedonia/2022
Embedded video follows
UNICEF/North Macedonia/2022

Sistemi në interesin më të mirë të fëmijës

Kur fëmijët janë në kontakt me sistemin e drejtësisë dhe me sistemin për mbrojtjen e fëmijëve, ata janë në kontakt me profesionistë dhe institucione të ndryshme që marrin vendime për të ardhmen e tyre. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë profesionistët, që marrin vendime, të udhëhiqen nga interesi më i mirë i fëmijëve. Një qasje individuale me ndjeshmëri dhe konsideratë të kujdesshme mund të ketë efekt të madh pozitiv në të ardhmen e tyre.

 

 

 

Embedded video follows
UNICEF/North Macedonia/2022

Të Rinjtë në Mbështetje të Drejtësisë për Fëmijët

Adoleshentët projektuan dhe zhvilluan ide për qasje të barabartë në drejtësi përmes iniciativës Të Rinjtë në Mbështetje të Drejtësisë për Fëmijët

 

 

 

Embedded video follows
UNICEF/North Macedonia/2022