Një ekip për secilin fëmijë! Zero diskriminim.

Fushata e përbashkët për ta bërë çdo fushë sporti, çdo shkollë dhe çdo bashkësi një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.

Hero image
UNICEF North Macedonia / 2025

Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet, të luajë, të mësojë dhe të zhvillohet pa diskriminim.

Sidoqoftë, paragjykimet dhe stereotipat - qofshin të bazuara në përkatësi etnike, gjini, aftësi të kufizuara apo prejardhje sociale - vazhdojnë t’i kufizojnë të drejtat, pjesëmarrjen dhe mirëqenien e fëmijëve. 

Diskriminimi i dëmton fëmijët. Përfshirja i ndihmon ata të zhvillohen.

⚽Futbolli, me kulturën e tij të punës ekipore dhe lojës së ndershme, është një platformë e fuqishme për promovimin e përfshirjes, afrimin e komuniteteve dhe frymëzimin e ndryshimeve pozitive. Kur pjesë e këtij ndryshimi janë lojtarët, trajnerët, arsimtarët, prindërit dhe fëmijët, atëherë ne mund të krijojmë mjedise ku secili fëmijë ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe i sigurt.

Në ekipin tonë ka vend për të gjithë!

Rreth fushatës

“Një Ekip për secilin fëmijë! Zero Diskriminim” është nismë e përbashkët e drejtuar nga UNICEF-i, Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Duke u bazuar në fushatën e mëparshme #NjëEkip, kjo nismë nacionale u lançua në Ditën Botërore të Fëmijëve 2025 me një aktivitet të përbashkët të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Embedded video follows
Football Federation of Macedonia

Fushata bashkon fëmijë, futbollistë, trajnerë, prindër dhe mësues me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me diskriminimin, paragjykimet dhe stereotipet — me një fokus të veçantë tek vajzat, fëmijët romë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara — dhe për të forcuar njohjen, reagimin dhe raportimin e diskriminimit përmes mekanizmave zyrtarë të Komisionit.

Çfarë duhet bërë

Adolescent boys football players hugging and smiling
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025

Të gjithë duhet luajtur rolin e tyre për të siguruar që çdo fëmijë të mund të rritet, të luajë, të mësojë dhe të zhvillohet pa diskriminim, duke filluar nga klubet e futbollit, shkollat, familjet, bashkësitë dhe institucionet. 

Së bashku mund të krijojmë mjedise në të cilat çdo fëmijë ndihet i respektuar, i pranuar dhe i sigurt:

1. T’i kundërshtojmë paragjykimet dhe stereotipat kudo që shfaqen ato

Të adresohen në mënyrë aktive qëndrimet dhe sjelljet që çojnë në diskriminim, veçanërisht ato që prekin vajzat, fëmijët romë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe të krijohen mjedise në të cilat fëmijët ndihen të sigurt për t’i shprehur mendimet e tyre.

2. Të ndërtohen hapësira, të cilat me të vërtet i përkasin secilit fëmijë

Të promovohen vlerat e lojës së ndershme, respektit dhe punës në grup, në mënyrë që secili fëmijë, pavarësisht nga prejardhja ose aftësitë e tij, të ndihet i mirëpritur në fushë dhe në bashkësi.

3. Të forcohet aftësia për ta njohur dhe raportuar diskriminimin

Të sigurohet që fëmijët, prindërit, trajnerët dhe mësuesit të dinë si ta dallojnë diskriminimin dhe ku ta raportojnë atë, gjegjësisht t’i mbrojnë të drejtat e fëmijëve mekanizmat zyrtarë të mbrojtjes.

Çka do të thotë “Një Ekip”?

Ne pyetëm djem dhe vajza nga klubet e futbollit në të gjithë vendin se çfarë do të thotë për ta nocioni #NjëEkip?

Mundësi të barabarta. Lojë të ndershme. Mirëseardhje për të gjithë.

Mendimet e tyre na kujtojnë se përfshirja nuk është e ndërlikuar. Fëmijët tashmë e dinë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një nisme të përbashkët.   

Shikoni videot për të dëgjuar se çfarë nënkupton sipas tyre nocioni “Një Ekip”.

Embedded video follows
UNICEF North Macedonia / 2025
Embedded video follows
UNICEF North Macedonia / 2025

Betimi i futbollit

Betimi i futbollit u krijua si pjesë e fushatës, së bashku me djemtë dhe vajzat nga Akademia e FFM-së dhe klubet rinore të futbollit. Në një punëtori interaktive, futbollistët rinj dhe futbollistet e reja bashkërisht i përkufizuan vlerat që, sipas mendimit të tyre, duhet ta drejtojnë çdo fushë futbolli: respekti, loja e ndershme, guximi për të reaguar dhe mbështetja për çdo shok skuadre.

Ne i ftojmë klubin, ekipin, shkollën ose grupin e bashkësisë suaj të qëndrojnë pranë fëmijëve, ta japin betimin dhe të angazhohen për të krijuar hapësirë për të gjithë. 

Aktivitete në shkolla dhe klube futbolli

Në kuadër të fushatës u nda një pako materialesh me shkollat ​​dhe klubet e futbollit në të gjithë vendin. Pakoja në fjalë ishte destinuar për t’iu ndihmuar mësuesve dhe trajnerëve të zhvillojnë biseda të hapura me fëmijët rreth drejtësisë, përfshirjes dhe diskriminimit në sport dhe në jetën e përditshme shkollore.

Pakoja përmban:

  • prezantimin  (në gjuhën maqedonase dhe shqipe),
  • videon e shkurtër me udhëzime për përdorim, dhe
  • mjetet praktike dhe pyetjet e diskutimit me nxënësit.

Këto materiale i ndihmojnë shkollat ​​t’i angazhojnë nxënësit në dallimin e diskriminimit, promovimin e lojës së ndershme dhe krijimin e një mjedisi, në të cilin çdo fëmijë ndihet i sigurt dhe i pranuar.

Shkollat ​​dhe klubet, të cilat duan të përfshihen më tej në aktivitet mund t'i shkarkojnë materialet dhe t'i përdorin ato në klasat e tyre ose në aktivitetet sportive.

Bashkohuni dhe ndihmoni në përhapjen e porosisë

📣 Ndani momentin tuaj #NjëEkip 
Publikoni një fotografi, video ose histori dhe tregoni se çfarë do të thotë për ju përfshirja në sport. Përdorni hashtag-et # NjëEkip #ZeroDiskriminim 

📲 Shpërndajeni dhe na etiketoni 

Ndani videot tona të shkurtra (reels), historitë dhe mesazhet tona nga lojtarët dhe ndihmoni që porosia jonë të arrijë te më shumë njerëz.