Ndërtimi i një shoqërie pa diskriminim, për secilin fëmijë

Deklaratë nga Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani, mbi të drejtën për fëmijëri pa diskriminim

17 Gusht 2023
Discrimination
UNICEF

Shkup, 17 gusht 2023 – “Të gjithë fëmijët, kudo që janë, kanë të drejtën për fëmijëri me dinjitet, respekt dhe vlerë. Trajtimi i padrejtë dhe diskriminimi ndaj fëmijëve, bazuar në statusin social të familjeve të tyre, aftësinë e tyre, përkatësinë etnike, gjuhën që flasin, gjininë, fenë dhe arsyet tjera, e kufizon potencialin e tyre për t’u rritur dhe lulëzuar.

Qasja në mundësi të barabarta dhe në rezultatet më të mira nuk do të thotë edhe trajtim identik; disa fëmijë dhe të rinj kanë nevojë për më shumë mbështetje, ose lloje të ndryshme të mbështetjes, me qëllim të tejkalimit të barrierave dhe vështirësive.”

“Komiteti për të drejtat e fëmijëve në Vëzhgimet më të fundit përmbyllëse të progresit të Maqedonisë së Veriut për ta mundësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve, i vlerëson mirëfilli ligjet dhe strategjitë e zhvilluara për mbrojtjen e fëmijëve nga diskriminimi.

“Vendi e ka zhvilluar një kornizë të mirë ligjore dhe sistematike, duke përfshirë zbatimin e modelit të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, me një qasje të të drejtave të njeriut, të bazuar në Klasifikimin ndërkombëtar të funksionimit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetit (KNF), Strategjinë nacionale të deinstitucionalizimit (2018-2027) dhe miratimin e Ligjit për arsimin fillor si bazë ligjore për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në sistemin e arsimit të përgjithshëm.”

“Megjithatë, Komiteti e shprehu edhe shqetësimin serioz për ekzistimin e stereotipave dhe normave sociale, që e përjetësojnë diskriminimin ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj fëmijëve romë dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara, andaj e theksoi rëndësinë e pandashmërisë dhe ndërvarësisë së të gjitha të drejtave të fëmijëve.

“However, the Committee also expressed serious concern at the existence of stereotypes and social norms that perpetuate discrimination against children, in particular against Roma children and children with disabilities and highlighted the importance of indivisibility and interdependence of all child rights.

Roma inclusion
UNICEF

Pandashmëria dhe ndërvarësia e të gjitha të drejtave të fëmijëve do të thotë që të drejtat nuk mund të përzgjedhen në varësi të rrethanave. Kur e promovojmë pjesëmarrjen e fëmijëve, ushqimin adekuat ose arsimin cilësor, duhet njëkohësisht ta promovojmë përfshirjen dhe ta zbatojmë parimin e mosdiskriminimit.”

“Për ta bërë realitet Ligjin për arsimin fillor dhe modelin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, bazuar në KNF, për fëmijët me aftësi të kufizuara, vendi duhet t’i rrisë burimet financiare dhe njerëzore për zbatimin e tyre; ta përmirësojë disponueshmërinë dhe përshtatshmërinë e shkollave, ndërtesave, transportit dhe hapësirave duke i bërë ato plotësisht të qasshme, dhe t’i zgjerojë shërbimet në bashkësi për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në fakt, fëmijët nuk mund të përjetojnë përfshirje të plotë nëse përballen me stigmë. Ne duhet ta trajtojmë ekzistimin e paragjykimeve, të cilat kanë ndikim në margjinalizimin dhe diskriminimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara lidhur me qasjen në shërbime shëndetësore, arsimore dhe mbrojtëse.”

Disability
UNICEF

“Ekziston një marrëdhënie komplekse midis varfërisë dhe diskriminimit. Diskriminimi kontribuon në varfëri, mirëpo gjithashtu edhe varfëria mund t’i izolojë disa njerëz dhe ta imponojë një stigmë sociale, e cila rezulton në diskriminim. Fëmijët, të cilët vijnë nga familjet e prekura nga varfëria, shpeshherë përballen me diskriminim, kur përpiqen të kenë qasje në shërbimet themelore sociale. Po ashtu, atyre iu mungon mbështetja nga bashkësia për shkak të stigmës shoqërore. Në Maqedoninë e Veriut një në tre fëmijë janë në rrezik të varfërisë, ndërsa 12 për qind e fëmijëve të moshës 5-17 vjeçare përjetojnë varfëri shumëdimensionale.

“Fëmijët romë bëjnë pjesë në mënyrë disproporcionale në mesin e fëmijëve të rrezikuar nga varfëria. Më shumë se 20 për qind e tyre janë të përjashtuar nga arsimi fillor në Maqedoninë e Veriut. Përhapja e martesave të hershme në komunitetet rome gjithashtu i redukton mundësitë për arsimim, veçanërisht për vajzat. Rreziku i martesës së fëmijëve është shumë më i lartë për vajzat rome sesa për vajzat e komuniteteve tjera për shkak të varfërisë, normave gjinore dhe praktikave kulturore dhe sociale. Martesa e hershme gjithashtu e rrit rrezikun e shtatzënisë tek adoleshentët.”

“Ne medoemos duhet të punojmë më shumë në zbutjen e varfërisë së fëmijëve për ta parandaluar përcjelljen e privimit dhe diskriminimit nga brezi në brez. Ne kemi nevojë për forcim të shërbimeve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, fuqi punëtore të shërbimit social të aftë për t’i identifikuar fëmijët në rrezik të varfërisë, dhunës dhe neglizhencës, dhe përmirësim të sistemit të transfertave sociale për fëmijët dhe familjet e tyre.”

“Ne nuk mund të ecim përpara si shoqëri nëse nuk e rrënjosim parimin e mosdiskriminimit dhe të barazisë në vizionin tonë për të ardhmen. Kjo mund të arrihet dhe mund të fillojë që në vitet e hershme. Fëmijët nuk lindin me paragjykime; ata i mësojnë normat shoqërore nga prindërit dhe kujdestarët e tjerë. Programet e mira të prindërimit, mbështetja për zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve, rritja e ndjeshmërisë, ndarja dhe pranimi i dallimeve, parandalimi i bullizmit dhe dhunës, mund të kontribuojnë në rritjen e brezave që do ta matin suksesin e tyre me nivelin e drejtësisë dhe barazisë.

“Këtë vit, kur Maqedonia e Veriut e feston 30 vjetorin e ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe 30 vjet që kur zyrtarisht vendosi bashkëpunimin me UNICEF-in, pasi vendi u bë shtet i pavarur, jemi të përkushtuar më shumë se kurrë më parë që t’i mbështesim partnerët në përpjekjet e tyre për ta ndërtuar një shoqëri më paqësore, më të begatë dhe të drejtë - një shoqëri pa diskriminim, për secilin fëmijë.”

Kontakte me mediat

Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.