Hapja e Qendrës së re për mbështetje të familjeve kujdestare me qëllim të zgjerimit të shërbimeve familjare për fëmijët pa kujdes prindëror

26 Korrik 2021
UNICEF Representative and Minister of Labour and Social Policy UNICEF MK
UNICEF/2021/Georgiev

26 korrik, 2021:  UNICEF-i, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe partnerët e hapën sot Qendrën e parë të Mbështetëse për Familjet Kujdestare në vend, me qëllim të promovimit të kujdesit familjar për fëmijët pa kujdes prindëror dhe të sigurimit të mbështetjes për familjet e reja kujdestare dhe të atyre ekzistuese.

“Detyra kryesore e Qendrës për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare është t’i ndihmojë dhe udhëzojë familjet kujdestare në mënyrë që ato të mund ta sigurojnë saktësisht llojin e kujdesit, që i nevojitet fëmijës. Ekipi i ekspertëve do të sigurojë mbështetje, trajnim, këshilla udhëzime për familjet kujdestare në mënyrë që t’i ndjekin së bashku “interesat më të mira të fëmijës”, ashtu siç kërkohet nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.” Një tjetër rol, jo më pak i rëndësishëm i Qendrës për Mbështetjen e Familjeve Strehuese, do të jetë promovimi i familjeve kujdestare. Aktualisht, ka rreth 300 familje kujdestare, të cilat kujdesen për rreth 500 fëmijë, mirëpo ne presim që këta numra të vazhdojnë të rriten, në mënyrë që çdo fëmijë në nevojë, të mund të jetë nën përkujdesje në ambient familjar”.

Shërbimi i ri do të ndihmojë në mobilizimin e prindërve kujdestarë, të cilët kanë një dëshirë dhe motiv të sinqertë për t’i ofruar kujdes një fëmije në nevojë, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, foshnjat, fëmijët viktimat e dhunës ose neglizhencës, dhe fëmijët e ekspozuar ndaj rreziqeve.

“Asgjë nuk mund ta zëvendësojë dashurinë dhe mbështetjen e ofruar në mjedisi familjar. Kur mungon kujdesi i familjes, atëherë pësojnë fëmijët, madje një gjendje e tillë mund të jetë e dëmshme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.” tha Patricia Di Xhovani, Përfaqësuesja e UNICEF-it. “Kjo është arsyeja pse kujdesi në familjen kujdestare, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore, është mënyra më e mirë për të siguruar që çdo fëmijë ta merr kujdesin e duhur, dashurinë dhe përkushtimin - gjëra që ne të gjithë do t’i dëshironim për fëmijët tanë.”

Rrjeti po zgjerohet me hapjen e Qendrës së dytë për Mbështetje të Familjeve Kujdestare, të mërkurën, më 29 korrik të këtij viti në Manastir, në hapësirat e ish Shtëpisë për Foshnje dhe Fëmijë – Manastir, e cila është transformuar në 2019 pasi që të gjithë fëmijët ishin zhvendosën në strehim alternativ në bashkësi. Qendrat do të ndihmojnë në identifikimin e kujdestarëve në secilën komunë, duke u siguruar që të ruhet një lidhje me familjen, bashkësinë dhe prejardhjen kulturore të fëmijës.

Promovimi dhe fuqizimi i sistemit të kujdestarisë në Maqedoninë e Veriut është pjesë e një reforme më të gjerë të kujdesit për fëmijët, të mbështetur nga Konventa e të Drejtave të Fëmijëve dhe Udhëzimet e OKB-së për kujdesin alternativ të fëmijëve, të cilat vërtetojnë që fëmijët rriten dhe zhvillohen më së miri në një mjedis të mbushur me kujdes dhe dashuri, të mbështetur nga personat e rritur që  janë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm.

Me mbështetje nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, UNICEF-i kontribuoi në përforcimin e sistemit të strehimit, duke ofruar ndihmë teknike për zhvillimin e standardeve të kujdestarisë, procedurave, veglave, materialeve të trajnimit dhe moduleve të specializuara, si dhe të specifikimeve për qendrat e mbështetjes për familjet kujdestare, si dhe e mbështeti komponentin për zhvillimin e kapaciteteve të profesionistëve, që punojnë në sistemin e kujdesit.

Kontakte me mediat

Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.