Mbrojtja e fëmijëve në internet, një ndër objektivat kryesore të Strategjisë së re Kombëtare për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri!

09 Shkurt 2021
mbrojtja
UNICEF/ALBANIA/2021

Shkurt 2021, Tiranë – Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Strategjinë e re pesëvjeçare Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (2020 – 2025), e cila për herë të parë në historinë e vendit përfshin një kapitull të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve në internet, duke e bërë prioritet dhe duke vërtetuar angazhimin e Shtetit për sigurinë e fëmijëve në çdo mjedis.

Hartimi dhe përfshirja në strategjinë kombëtare e një kapitulli specifik për fëmijët është rezultat i punës intensive së disa palëve të interesit, si: institucionet përgjegjëse, autoritetit rregullator kombëtar të komunikimeve elektronike, agjencitë ligjzbatuese, dhe përfaqësuesit e industrisë së TIK-ut. Procesi i udhëhequr nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe me mbështetjen e UNICEF-it, u sigurua që mendimet dhe përvojat e fëmijëve të merreshin në konsideratë.

Miratimi i kësaj strategjie vjen në një kohë kur miliona fëmijë në mbarë botën, dhe në Shqipëri, po ndjekin mësimin dhe komunikimin online, si pasojë e COVID-19. Ky ndryshim ka sjellë një sërë mundësish dhe dobish, por edhe i ka ekspozuar fëmijët dhe të rinjtë ndaj më shumë rreziqeve. 

“Do të donim të përgëzonim dhe të vinim në pah angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe punën e palodhur të AKCESK-ut për të garantuar që mbrojtja e fëmijëve në internet të trajtohet me seriozitet dhe të parashikohet në këtë dokument të rëndësishëm. E gjitha kjo pajtohet me aspiratat e vendit për të harmonizuar kuadrin e tij ligjor dhe të politikave me atë të Bashkimit Evropian. - shprehet Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri. “Abuzimi seksual i fëmijëve në internet po rritet me një shpejtësi të paprecedent në mbarë botën, dhe fëmijët shqiptarë nuk do të jenë të sigurt derisa Shteti të ndërmarrë masa vendimtare dhe konkrete. Strategjia është vetëm hapi i parë në rrugëtimin e gjatë drejt një mjedisi të sigurt në internet për fëmijët tanë, ndaj UNICEF-i thekson angazhimin e tij për arritjen e këtij qëllimi.”

“Kjo strategji është rezultat i bashkëpunimit tonë të frytshëm dhe të efektshëm me aktorët kyç dhe UNICEF Shqipëri; një bashkëpunim i cili besojmë se duhet të vazhdojë me qëllim mbrojtjen e fëmijëve në internet. Na pret një rrugë e gjatë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin digjital, dhe ne jemi të motivuar që të vijojmë partneritetin tonë me UNICEF-in në zbatimin e strategjisë në interes të çdo fëmije, prindi, mësuesi dhe kujdestari.” - shprehet znj. Vilma Tomco, Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Lexoni tekstin e plotë të Strategjisë Kombëtare këtu.

 

 

 

#SaferInternetDay 2021!

#SID2021

#iamsafeonline

#unicefprotects

 

 

 

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook