Pyetje të shpeshta
Merrni përgjigjet tuaja këtu rreth UNICEF-it
- Gjendet në:
- English
- Shqip
Q. Çfarë nënkupton akronimi “UNICEF”?
A. Që prej themelimit në vitin 1964 emri zyrtar për UNICEF ishte Fondi Ndërkombëtar i Emergjencave të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët. Në vitin 1953, Kombet e Bashkuara e shkurtuan emrin dhe e vendosën Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, por akronimi origjinal mbeti i njëjtë.
Q. Cila është lidhja midis UNICEF dhe UN (Kombeve të Bashkuara)?
A. UNICEF u themelua nga Kombet e Bashkuara më 11 dhjetor 1946 si një fond për të përmbushur nevojat emergjente të fëmijëve pas luftës në Evropë dhe Azi. Në vitin 1950 mandati i UNICEF u zgjerua për të trajtuar nevojat afatgjata të fëmijëve dhe nënave kudo që ishin, në vendet në zhvillim. UNICEF u bë pjesë e përhershme e sistemit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1953. Sot UNICEF është organizata e vetme e sistemit të Kombeve të Bashkuara që i përkushtohet plotësisht, kudo në botë, zbatimit të të drejtave të fëmijëve për mbijetesë, zhvillim, mbrojtje dhe pjesëmarrje. Ai e merr mandatin e tij nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara; sidoqoftë, buxheti i tij në tërësi nuk varet nga Kombet e Bashkuara. UNICEF është themeluar tërësisht nga kontribute vullnetare nga qeveritë, fondacionet, korporatat, bizneset dhe individët.
Q. Si funksionon UNICEF në Shqipëri?
A. Së pari UNICEF funksionon duke zhvilluar modele dhe qasje demonstruese në komunitetet e varfra rurale dhe ato të marxhinalizuara urbane. Sapo vihet re që një qasje është efektive, ne mbështesim qeverinë që ta përsërisë dhe zgjerojë qasjen brenda buxhetit të saj. UNICEF ndihmon në mbështetjen e të drejtave të fëmijëve; mbështet mbledhjen e të dhënave dhe shpërndarjen e tyre në lidhje me situatën e fëmijëve; ofron këshillim dhe mbështetje teknike për zhvillimin e politikave publike për fëmijët.
Q. Si sigurohet UNICEF se fondet e tij përdoren si duhet?
A. Zyrat në terren të UNICEF janë rregullisht subjekt i auditimeve të brendshëm dhe të jashtme. Auditët e brendshëm kryhen nga Zyra e Auditit të Brendshëm të UNICEF, e cila i raporton drejt për së drejti Drejtorit Ekzekutiv. Instituti i Auditorëve të Brendshëm , i cili përcakton standardet profesionale për audituesit e brendshëm të Shteteve të Bashkuara, ndërmorri një shqyrtim për cilësinë e sigurisë dhe vunë re se Zyra e Auditit të Brendshëm të UNICEF i përmbush standardet për praktikën e auditimit të brendshëm. Auditët e jashtëm të zyrave të UNICEF në terren janë kryer nga një ekip audituesish që janë zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara midis institucioneve të nivelit të lartë të auditit të shteteve anëtare. Raportet e Auditit nga Bordi i Audituesve të Kombeve të Bashkuara janë publike dhe paraqiten si raporte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Për më tepër, UNICEF ka një sistem kontrolli për menaxhimin financiar që monitoron të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet në nivel shteti. UNICEF u paguan para homologëve vendorë për aktivitetet e rëna dakord. Fondet e UNICEF zakonisht jepen çdo tre muaj për të mbuluar nevojat përkatëse. Fondet e tjera lëvrohen vetëm nëse hapat e mëparshme kanë qenë vlerësuar si ato të duhurat. Kontratat për të ndërmarrë detyra të veçanta duhet të kalojnë përmes procesit të ekzaminimit dhe përzgjedhjes nga vetë Komiteti i Rishikimit të Kontratës. Në varësi të shërbimit të paraqitur mund të ketë një proces konkurrues për ofertat, nën procedurat transparente të përzgjedhjes. Burimet e gjithë furnizimeve dhe pajisjeve për projektet e mbështetura nga UNICEF kryhet nga UNICEF përmes një procesi prokurimi plotësisht transparent dhe rreptësisht të kontrolluar. Shpërndarja e të gjitha pajisjeve të prokuruara monitorohet nga stafi i UNICEF në të gjitha pikat e tyre të shpërndarjes.
Q. Kush i jep fonde UNICEF-it dhe sa i jep?
A. UNICEF i përfton të ardhurat e tij tërësisht nga kontributet vullnetare. Burimet parësore të këtyre kontributeve janë qeveritë dhe organizatat ndërqeveritare, korporatat dhe individët privatë.
Q. Si i tërheq UNICEF fondet nga sektori privat?
A. UNICEF ka 37 Komitete Kombëtare që shërbejnë si struktura advokacie dhe për tërheqjen e fondeve; ato funksionojnë në shtetet dhe territoret e industrializuara. Komitetet Kombëtare organizojnë fushata për mbledhje fondesh, organizojnë aktivitete, shfrytëzojnë bazat e të dhënave të informacioneve, mbajnë workshop, kërkojnë donacione përmes postës elektronike, dhe shesin kartolina urimesh, të gjitha me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për sfidat që hasin fëmijët dhe gratë në vendet në zhvillim. UNICEF ka disa partneritete që gjithashtu lehtësojnë mbledhjen e fondeve. Starwood Hotels and Resorts, IKEA Foundation dhe Football Club Barcelona janë disa nga kompanitë dhe organizatat që e ndihmojnë UNICEF për të mbledhur të ardhura.
Q. A është UNICEF një OJQ?
A. Jo. UNICEF është një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi një organizatë ndërqeveritare që punon në Shqipëri me kërkesë të qeverisë së Shqipërisë.
Q. A mund të punoj si vullnetar për UNICEF?
A. Ne e vlerësojmë interesin e publikut për mbështetjen e UNICEF përmes vullnetarizmit. Sikundër shumë bamirësi dhe OJQ, UNICEF, si një organizatë ndërqeveritare nuk është strukturuar për të rekrutuar dhe mbështetur vullnetarët për projektet e saj në terren. Ne punojmë me partnerët tanë për të identifikuar fëmijët më vulnerabël dhe zhvillojmë projekte pilote që tregojnë metodat e përmirësuara për të ndihmuar fëmijët. Karakteri i kësaj lloj pune kërkon bashkëpunim teknik afatgjatë që duhet siguruar nga profesionistët e zhvillimit.
Q. Si mund ta ndihmoj punën e UNICEF?
A. Ka shumë gjëra që ju mund të bëni për ta mbështetur punën e UNICEF, nga mësimi i të drejtave të fëmijëve, te transmetimi i mesazheve të rëndësishme për fëmijët vulnerabël me shokët tuaj, deri duke u bërë një donator mujor i UNICEF. Ju lutemi vizitoni faqen e internetit "Na mbështesni" (Support us)” për më shumë informacion.
Q. Si mund të filloj një punë ose një trajnim pune me UNICEF?
A. UNICEF është gjithmonë në kërkim të profesionistëve shqiptarë shumë të kualifikuar , që mbështesin zhvillimin dhe me përvojë të gjerë që t’i bashkohen ekipit të tij. Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për ndonjë prej pozicioneve aktualë vakante të punës, ju lutemi vizitoni faqen tonë “Punë” (Jobs). Nëse jeni të interesuar që të bëni praktikën pranë UNICEF, ju lutemi vizitoni faqen tonë “Praktika” (Internship). Në këto faqe ju do të gjeni të gjithë informacionin që ju duhet.
Q. Unë kam aplikuar për një pozicion pune vakant te UNICEF. Kur do të kontaktohem?
A. Aplikantët për të gjitha pozicionet vakante të UNICEF duhet të paraqesin CV-në e tyre ose Bio-data (të dhëna personale) përpara afatit të përcaktuar në lajmërimin e pozicionit të lirë të punës, së bashku me formularin tip të Kombeve të Bashkuara mbi historinë personale (P11). I gjithë dokumentacioni duhet të shkruhet në anglisht. Të gjitha dokumentet e kërkuara mund të dërgohen nëpërmjet email-it: Titulli i email-it tuaj duhet të përmbajë numrin e referencës për pozicionin vakant, i vendosur në lajmërimin përkatës. Ju njoftojmë se UNICEF do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur. Në UNICEF vjen një numër i madh aplikimesh për pozicionet vakante dhe e kemi të pamundur që t’i përgjigjemi të gjithëve.
Q. A mund t’i dhuroj lodrat, librat ose veshjet e përdorura te UNICEF për fëmijët në nevojë?
A. Ne i vlerësojmë ofertat publike për të mira materiale; megjithatë, UNICEF nuk është i gatshëm që të pranojë të mira materiale, në formë donacioni, të përdorura për fëmijët. Ne nuk jemi strukturuar për të marrë, zgjedhur, grumbulluar dhe shpërndarë këto lloje donacionesh. Ka shumë organizata të tjera jo fitimprurëse me reputacion të lartë që janë të gatshme për t’i pranuar ato.
Q. A mundet UNICEF të më ndihmojë për të marrë mbështetje për shpenzimet mjekësore madhore për fëmijën?
A. Ne ndihemi më të vërtetë shumë keq që fëmija juaj vuan nga një problem shëndetësor. Fatkeqësisht, UNICEF nuk ofron mbështetje për fëmijët që kërkojnë asistencë mjekësore ose të formave të tjera. Ne punojmë me partnerët tanë për të zhvilluar shërbime dhe për të mbështetur probleme që prekin zona të mëdha të grupeve të fëmijëve; kështu që, ne as nuk jemi krijuar dhe as nuk financohemi për t’u marrë me çështje të tilla.
Q. A mundem t’i dhuroj para UNICEF për të sponsorizuar një fëmijë?
A. UNICEF është një organizatë bashkëpunimi për zhvillimin dhe nuk merr pjesë në aktivitete sponsorizimi për fëmijët. Ka organizata të tjera jo fitimprurëse me reputacion që mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Q. A mund të më ndihmojë UNICEF për të adoptuar një fëmijë?
A. Jo. UNICEF nuk luan rol për t’i ndihmuar familjet që të adoptojnë fëmijë. Nëse ju jeni të interesuar për të adoptuar një fëmijë, ju lutemi kontaktoni autoritetet vendore të Çështjeve Civile. Ju duhet të tregoni shumë kujdes për të mbrojtur interesat më të larta të fëmijës dhe të punoni në mënyrën e duhur, brenda kuadrit ligjor i përcaktuar për të koordinuar adoptimin.