Fuqizimi i Shtesave për fëmijë: mundësi për ta rritur efektin e Ndihmave në para dedikuar fëmijëve

Raporti trajton sfidën qendrore politike: si të rihartohen ndihmat në të holla që kanë të bëjnë me fëmijët në mënyrë që ato të ofrojnë ulje domethënëse dhe qëndrueshme të varfërisë së fëmijëve njëkohësisht duke ngelë të qëndrueshme për nga aspekti fiskal.

Two girls sitting together on school stairs
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2022

Highlights

Varfëria e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut mbetet vazhdimisht e lartë, duke prekur pothuajse një në tre fëmijë, pavarësisht reformave të rëndësishme të ndërmarra viteve të fundit në lidhje me mbrojtjen sociale. Ky raport nxjerr në pah kufizimet strukturore në sistemin aktual të ndihmës në të holla, duke përfshirë rënien e adekuatshmërisë, mbulimin e kufizuar dhe tiparet e konceptit, të cilat i nënvlerësojnë nevojat e fëmijëve, veçanërisht te amvisëritë më të mëdha dhe vulnerabile. Duke përdorur analizë të avancuar të mikrosimulimit, studimi vlerëson opsionet e reformës për ta përmirësuar ndikimin e ndihmave në raport me fëmijët. Ai paraqet dy rrugë strategjike: shtrirjen e ndihmave universale për fëmijë duke synuara që të sigurojë mbulim të gjerë dhe të barabartë, si dhe forcimin e ndihmave ekzistuese, të testuara, për të ofruar ulje më të thellë të varfërisë te shtresat më të varfra. Konstatimet e studimit pohojnë se reformat e hartuara mirëfilli mund ta zvogëlojnë varfërinë e fëmijëve deri në gjashtë pikë përqindjeje, njëkohësisht duke ngelë të realizueshme për nga aspekti fiskal. Raporti përshkruan kahjet kryesore të politikave për të ndërtuar një sistem të mbrojtjes sociale më të ndjeshëm ndaj fëmijëve, gjithëpërfshirës dhe efektiv, i cili e mbështet zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor.

Data e publikimit
Gjuhët
Angleze