Kur i jepet mundësia, secili fëmijë mund të lulëzojë dhe të zhvillohet

Kur fëmijëve u jepen mundësi për të mësuar në një mjedis shkollor shtytës dhe kur rriten në një familje edukuese, ata mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime.

UNICEF
Profile photograph of adolescent Roma girl
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025
28 Maj 2025

Astina, vajzë 14-vjeçare, është nxënëse e klasës së nëntë në shkollën fillore “Braqa Ramiz dhe Hamid”, e cila gjendet në Komunën Shuto Orizarë të Shkupit. Me mbi 2,000 nxënës, kjo është një nga shkollat më të mëdha në vend, ku kryesisht e ndjekin mësimin nxënësit e komunitetit rom.  

Astina ka një interes të fortë për lëndët e matematikës dhe inovacionit dhe planifikon ta studiojë informatikën. Ajo rastisi një preferencë të papritur për kiminë - falë vëllait të saj më të madh, i cili e shndërroi tabelën e sistemit periodik në një këngë atraktive.  

High school students in chemistry class
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Demonstrimi i ndryshimit të temperaturës
High school students in chemistry class
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Shkumëzimi (Krijimi i flluskave)
High school students and teacher in chemistry class
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Reshjet
Teacher conducting an experiment in a chemistry class
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Ndryshimi i ngjyrës

Sot, në orën e shkencës, Astina merr pjesë në eksperimente për të demonstruar se një reaksion kimik ndodh kur ka një ndryshim ngjyre, shkumëzim, reshje ose një ndryshim temperature.  

Kjo përvojë praktike dhe argëtuese i ndihmon Astinën dhe bashkëmoshatarëve të saj të kuptojnë se çfarë do të thotë secili tregues - pa e kuptuar fare se po mësojnë. Ajo shpjegon se çfarë e tërheq drejt shkencës: “Ajo që të bën vërtet ta duash një lëndë shkollore është mënyra se si mësuesi/mësuesja angazhohet me ne.” 

Teacher conducting experiment in a chemistry class
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Mësuesja e shkencës Gabriela e demonstron "dorën e zanës" duke treguar se si digjet shkuma pa djegur dorën e eksperimentuesit

Në fakt, mësuesja e shkencës së Astinës, Gabriela, i frymëzon nxënësit të eksperimentojnë, të mendojnë lirshëm dhe të përpiqen për arritje më të mëdha, duke i inkurajuar ata të vendosin pritshmëri më të larta për të ardhmen e tyre.  

Për shembull, vetëm disa muaj më parë, një nga nxënësit e saj, Elifi 14-vjeçar, fitoi vendin e parë në kimi në një garë shtetërore në shkencë, duke garuar kundër 237 nxënësve të shkollave fillore nga e gjithë vendi.  

Elifi, me një shkëlqim të vendosur në sy, tregon se do ta vazhdojë shkollimin e tij në shkollën e mesme profesionale, “Maria Kiri Skllodovska”, dhe do të diplomohet si teknik laboratori. 

Adolescent Roma boy posing with a certificate
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Elifi, 14 vjeçar, duke treguar certifikatën e tij nga gara shtetërore në shkencë

Meqenëse shumë fëmijë në komunitetin e tij e braktisin shkollën herët, Elifi beson se inkurajimi nga familja dhe mësuesit e përkushtuar është element qenësor, që i ndihmon fëmijët të ngelin të motivuar dhe të besojnë në vetvete.  

“Babai im është muzikant dhe bën muzikë për një grup muzikor, ndërsa mamaja ime është amvise. Edhe pse ata nuk e kanë përfunduar arsimin e tyre, ata gjithmonë më inkurajojnë të mësoj dhe të kem sukses. Ata ishin shumë të lumtur kur vendosa të paraqitem në garë!” 

Astina, mësuesja e shkencës Gabriela dhe Elifi duke ecur në korridorin e shkollës
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Astina, mësuesja e shkencës Gabriela dhe Elifi duke ecur në korridorin e shkollës

Astina dhe Elifi tregojnë se kur fëmijëve u jepen mundësi për të mësuar në një mjedis shkollor shtytës dhe kur rriten në një familje edukuese, ata mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime.  

Kur fëmijët kanë marrëdhënie mbështetëse me të rritur, të cilët janë të kujdesshëm – si anëtarët e familjes, vëllezërit dhe motra, por dhe mësuesit e përkushtuar – atëherë ata i rrisin në masë të madhe gjasat që të ngelin në shkollë dhe ta vazhdojnë arsimimin e tyre. 

Fatkeqësisht, shumë fëmijë romë në Maqedoninë e Veriut përballen me pengesa të konsiderueshme arsimore, pasi vetëm 56% e përfundojnë arsimin fillor, për dallim nga mesatarja nacionale prej 94%. Po ashtu, varfëria dhe qasja e kufizuar në edukimin në fëmijëri të hershme (79% e fëmijëve romë jetojnë nën pragun nacional të varfërisë dhe vetëm 8% shkojnë në kopsht për fëmijë) që në start i vendosin ata në pozitë të pafavorshme.   

Group of high school students in a class smiling and doing an assignment together
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2025 Një grup nxënësish shijojnë punën në grup gjatë orës së mësimit në shkollën fillore “Braqa Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizarë, Shkup

UNICEF-i e mbështet vendin në adresimin e këtyre boshllëqeve lidhur me barazinë dhe pabarazinë e qasjes në shërbime, si dhe mbështet politika dhe programe, të cilat sigurojnë që çdo fëmijë të ketë një shans të drejtë për të lulëzuar dhe për ta zhvilluar potencialin e tij të plotë. 

Aktualisht, UNICEF-i punon me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar qasje sistematike në shërbimet themelore sociale për fëmijët e cenueshëm, duke zhvilluar pako holistike të masave specifike mbështetëse. Këto ndërhyrje udhëhiqen nga qasja e Garancisë Evropiane për Fëmijë – instrument i BE-së për parandalimin dhe adresimin e përjashtimit social të fëmijëve, duke garantuar qasje në një spektër të shërbimeve kryesore sociale në një mënyrë jo-stigmatizuese dhe jo-diskriminuese. 

Zbatimi i Garancisë për Fëmijë në Maqedoninë e Veriut do të vendosë ndërhyrje universale dhe të synuara për të ofruar mbrojtje sociale, arsim dhe kujdes shëndetësor për fëmijët më të cenueshëm, përfshirë fëmijët romë. Kjo do të sigurojë që, gradualisht, çdo fëmijë të ketë qasje në shërbime cilësore dhe të ketë një shans të drejtë dhe mundësi të barabarta për të pasur sukses, veçanërisht përmes regjistrimit dhe përfundimit të arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës. Pasi që, kur i jepet mundësia, çdo fëmijë mund të lulëzojë.