MO-CRIA: Vegla e vetëvlerësimit të ndikimit në të drejtat e fëmijëve dedikuar operatorëve celularë
Udhëzues për botimin e dytë
- English
- Македонски
- Shqip
Karakteristikat kryesore
Ky botim i Veglës së vetëvlerësimit të ndikimit të të drejtave të fëmijëve dedikuar operatorëve celularë (MO-CRIA) nga viti 2021 është hartuar për të ofruar një kornizë të lehtë dhe gjithëpërfshirëse për përdorim nga operatorët celularë për t’i kuptuar më plotësisht sfidat, mundësitë dhe ndikimet në të drejtat e fëmijëve, që ndërlidhen me industrinë dhe operacionet e tyre.
Botimi në fjalë ofron udhëzime mbi analizimin dhe menaxhimin e ndikimeve të mundshme dhe reale në të drejtat e fëmijëve dhe mënyrën si të ndërtohen planet për ta përmirësuar menaxhimin e të drejtave të fëmijëve brenda organizatës, duke përfshirë zbutjen e ndikimeve të mundshme negative si në internet ashtu edhe jashtë rrjetit.
Duke u bazuar në botimin origjinal të botuar në vitin 2016, Vegla e vetëvlerësimit të MO-CRIA është azhurnuar me qëllim të vënies në pah të fokusit të shtuar në ndikimet në të drejtat e fëmijëve në mjedisin digjital dhe për ta përmirësuar përdorimin e mëtejmë, të bazuar në reagimet nga kompanitë, të cilat deri më sot e kanë zbatuar Veglën në fjalë.
Udhëzuesi i vetëvlerësimit MO-CRIA (PDF) synon ta mbështesë procesin e vetëvlerësimit duke përshkruar sfondin, qëllimet dhe funksionet e Veglës (Excel).