Gjetjet kyçe nga studimi i “Disrupting Harm” në Maqedoninë e Veriut

Një krizë e fshehur e mbrojtjes së fëmijëve në epokën dixhitale

Disrupting Harm report cover image
UNICEF

Highlights

Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i sigurt, i mbrojtur dhe i mbështetur, si në prezencë fizike ashtu edhe onlajn. Megjithatë, gjetjet e “Disrupting Harm in North Macedonia” zbulojnë se mijëra fëmijë po përjetojnë eksploatim seksual dhe keqtrajtim me ndihmën e teknologjisë digjitale. Larg nga të qenit incidente të izoluara, këto lëndime janë pjesë e një sfide më të gjerë për mbrojtjen e fëmijëve që po evoluon së bashku me angazhimin digjital në rritje të fëmijëve.  

Duke u mbështetur në dëshmitë e para përfaqësuese në nivel kombëtar mbi eksploatimin seksual dhe keqtrajtimin me ndihmën e teknologjisë në Maqedoninë e Veriut, ky raport ekspozon shkallën, natyrën dhe ndikimet e keqtrajtimit, si dhe barrierat që i pengojnë fëmijët të raportojnë dhe të kenë qasje në drejtësi dhe shërbime të tjera. Gjetjet tregojnë një nevojë urgjente për parandalim më të fortë, sisteme mbrojtjeje më efektive, shërbime mbështetëse të informuara për traumën, të përqendruara te fëmija dhe transformuese gjinore, si dhe llogaridhënie më të madhe nga platformat digjitale dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve. 

Gjetjet dhe rekomandimet kryesore që vijojnë bazohen në zërat dhe përvojat e atyre që i janë nënshtruar këtyre formave të dhunës si fëmijë, si dhe në dëshmitë nga profesionistët që punojnë në sektorët e mbrojtjes së fëmijëve, arsimit, zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Së bashku, ato ofrojnë një udhërrëfyes për qeverinë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe komunitetet që të ndërmarrin veprime vendimtare për të mbrojtur fëmijët dhe për të mbështetur të drejtat e tyre në epokën dixhitale. 

Graphic image of a child playing with digital devices.
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Macedonian, Shqip