Zbërthimi i të drejtave të fëmijëve në kuadër të Standardeve Evropiane mbi Raportimin e Qëndrueshmër

Udhëzime të shkurtra për kompanitë

A boy and a girl preparing an environmental project,
UNICEF North Macedonia/2026

Highlights

Më 22 dhjetor të vitit 2023, Komisioni Evropian miratoi Standardet Evropiane mbi Raportimin e Qëndrueshmërisë (ESRS), të cilat i përshkruajnë në detaje kërkesat për raportimin e korporatave mbi një spektër të gjerë çështjesh mjedisore, sociale dhe qeverisëse (ESG).

UNICEF-i e ka zhvilluar këtë pako të udhëzimeve mbi aspektet kryesore të procesit të raportimit, me qëllim që t’i mbështesë kompanitë, të cilat raportojnë sipas ESRS-së për të publikuar më mirë informacione mbi ndikimet, rreziqet dhe mundësitë mbi të drejtat e fëmijëve.

Kompanitë mund t'i përdorin këto udhëzime së bashku ose individualisht. Këto udhëzime kanë për qëllim të jenë plotësuese të udhëzuesve të zbatimit të Grupit Këshillimor Evropian për Raportim Financiar (EFRAG). Udhëzimet mbulojnë tri tema:

  • Përmbledhja “Fëmijët si palë përkatëse në rrezik të shtuar nga ndikimet negative” ofron udhëzime mbi kërkesat e raportimit relevant për fëmijët si grup në situata të cenueshme dhe të margjinalizuara. ESRS i njeh “personat në gjendje të cenueshme” si një kategori të veçantë të palëve të interesuara, të cilët kompanitë duhet t’i marrin në konsideratë në procesin e raportimit.
  • Përmbledhja “Të drejtat e fëmijëve dhe materialiteti i dyfishtë” ofron udhëzime mbi integrimin e të drejtave të fëmijëve në vlerësimin e materialitetit të dyfishtë sipas ESRS-së. Përmbledhja sqaron se si të identifikohen temat e rëndësishme të të drejtave të fëmijëve, të cilat janë relevante për vlerësimin e materialitetit të dyfishtë, si të angazhohen bartësit e të drejtave në mënyrë kuptimplote dhe të sigurt kur bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe si të përcaktohen dhe vlerësohen temat e rëndësishme të të drejtave të fëmijëve.
  • Përmbledhja “Raportimi mbi të drejtat e fëmijëve sipas standardeve sociale” ofron udhëzime se si të hartëzohen standardet sociale të ESRS-së, të cilat kërkojnë raportim mbi të drejtat e fëmijëve dhe ato ku mund të ketë dimension të të drejtave të fëmijëve për t’u raportuar.  Po ashtu përmban rekomandime dhe shembuj se si të raportohet mbi çështje specifike të të drejtave të fëmijëve në kuadër të shtyllës sociale të ESRS-së, duke përfshirë:
    • punën e fëmijëve dhe punëtorët e rinj
    • baraspeshën mes punës dhe jetës private të prindërve
    • ndikimet në komunitete
    • mbrojtjen e fëmijëve si konsumatorë dhe përdorues të fundit 
Young children gathering and talking
Autori
UNICEF
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze