Vëzhgimet përmbyllëse të Komisionit për të drejtat e fëmijëve
Raportet periodike të kombinuara të Maqedonisë së Veriut nga tre deri në gjashtë
- English
- Македонски
- Shqip
Karakteristikat kryesore
Komisioni për të drejtat e fëmijëve i shqyrtoi raportet periodike të kombinuara nga tre deri në gjashtë të Maqedonisë së Veriut si dhe i miratoi vëzhgimet përmbyllëse.
Dorëzimi i raporteve periodike të kombinuara nga tre deri në gjashtë të shtetit palë dhe përgjigjet me shkrim për listën e çështjeve, mundësuan një kuptim më të mirë të gjendjes mbi të drejtat e fëmijëve në shtetin palë.
Komisioni i mirëpret masat e ndryshme legjislative, institucionale dhe politike të marra nga shteti palë për zbatimin e Konventës, në veçanti miratimin e kornizës ligjore duke e njohur një numër të konsiderueshëm nenesh të Konventës dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për avokatin e popullit me qëllim që ta harominizojë atë me Parimet e Parisit. Më tej komisioni e mirëpret progresin e bërë nga shteti në lidhje me Strategjinë nacionale të drejtësisë për të miturit (2020-2026) dhe Planin e saj të veprimit (2020-2023), gjegjësisht zbatimin e një modeli të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.
Komisioni e mirëpret gjithashtu ratifikimin e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (dhjetor 2011).
Komisioni ia përkujton shtetit palë pandashmërinë dhe ndërvarësinë e të gjitha të drejtave të parashikuara në Konventë dhe e thekson rëndësinë e të gjitha rekomandimeve të përfshira në këto vëzhgime përmbyllëse. Komisioni dëshiron të tërheqë vëmendjen e shtetit palë ndaj rekomandimeve në lidhje me fushat e koordinimit, mosdiskriminimit, dhunës ndaj fëmijëve, fëmijëve me aftësi të kufizuara, shëndetësisë dhe shërbimeve shëndetësore.
Komisioni rekomandon që shteti palë ta sigurojë realizimin e të drejtave të fëmijëve në përputhje me Konventën, Protokollin zgjedhor për përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura dhe Protokollin zgjedhor për shitjen e fëmijëve, prostitucionin e fëmijëve dhe pornografinë e fëmijëve, gjatë gjithë procesit të zbatimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ai e nxit shtetin palë ta sigurojë pjesëmarrjen kuptimplotë të fëmijëve në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve që e synojnë përmbushjen e 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm për sa iu përket fëmijëve.
Vëzhgimet e plota përmbyllëse të Komisionit për të drejtat e fëmijëve janë në dispozicion dhe mund të shkarkohen.