Krijimi i Vendeve të Punës të Përshtatshme për Familjen

Manual për Bizneset

Two adolescent girls working on a project.
UNICEF/North Macedonia/2025

Highlights

Ky Manual ofron udhëzime për bizneset, pavarësisht nga madhësia, sektori apo faza në të cilën ndodhen, për të zbatuar në mënyrë efektive politika miqësore për familjen, si pushimi i paguar, orari fleksibël i punës, mbështetja për kujdesin ndaj fëmijëve dhe mbështetja për ushqyerjen me gji. Duke krijuar vende pune dhe praktika biznesi që minimizojnë rreziqet për zhvillimin e fëmijëve dhe i ndihmojnë familjet dhe fëmijët të zhvillohen, kompanitë u mundësojnë punonjësve të tyre të arrijnë potencialin e plotë, ndërsa kontribuojnë në shoqëri më të shëndetshme dhe ekonomi më të forta.

Manuali paraqet përfitimet për bizneset, një vlerësim vetë-diagnostikues për të përcaktuar nivelin e pjekurisë së një kompanie në zbatimin e politikave miqësore për familjen, si dhe udhëzime hap pas hapi të përshtatura për katër lloje të ndryshme mjedisesh pune me nevoja, kufizime dhe përparësi unike.

Fabrikat: Strategji praktike për krijimin e një mjedisi mbështetës për punëtorët e fabrikave, duke përfshirë oraret fleksibël të punës dhe mbështetjen për kujdes ndaj fëmijëve cilësor dhe me përballueshmëri.

Fermat: Zgjidhje të përshtatura për mjediset bujqësore, duke u fokusuar në modelet sezonale të punës dhe nevojat unike të punëtorëve të fermave dhe familjeve të tyre, me theks të veçantë në lejen e paguar dhe mbështetjen për kujdesin ndaj fëmijëve.

Zyrat: Udhëzime për bizneset puna e të cileve është në zyra për të zbatuar praktika miqësore për familjen, si mundësi për punë në distancë dhe politika për lejet prindërore.

Mjediset e punës me orientim shërbimi: Qasje për industritë e shërbimeve për të mbështetur punonjësit e tyre, duke përfshirë fleksibilitet në planifikimin e ndërrimeve dhe mbështetjen për ushqyerjen me gji. 

Autori
UNICEF & Dalberg Advisors
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze