Fillimi më i mirë në jetë
Zgjerimi i qasjes në edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme në Maqedoninë e Veriut
- English
- Македонски
- Shqip
Highlights
Ky dokument i politikave publike i UNICEF-it thekson nevojën urgjente për zgjerimin e qasjes në edukim dhe kujdes cilësor në fëmijërinë e hershme në Maqedoninë e Veriut, me fokus në qasje të barabartë, përfshirje dhe qëndrueshmëri fiskale. Dokumenti analizon sfidat ekzistuese dhe propozon një udhërrëfyes reformash me synimin që deri në vitin 2032, të paktën 65% e fëmijëve të moshës 3–6 vjeç të përfshihen në edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme. Për këtë rekomandohet zbatimi i një modeli të kombinuar të ofrimit të shërbimeve, që lidh kopshtet publike dhe private, si dhe modelet e kujdesit për fëmijët të mbështetura nga punëdhënësit, së bashku me masa të synuara për përfshirjen e fëmijëve nga grupet e cenueshme.