#NetPaHejt

Bashkohuni me fëmijët dhe adoleshentët, të cilët e ngritin zërin kundër ngacmimit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes në internet

Adolescent boys and girls smiling at camera

#InternetPaUrrejtje është një lëvizje e udhëhequr nga fëmijë dhe adoleshentë, të cilët janë të përkushtuar për një botë digjitale, ku të gjithë ndihen të sigurt, të respektuar dhe të dëgjuar.

Duke u bazuar në suksesin e fushatës “Për ngacmimin fund, baj baj!”, UNICEF-i dhe Fondacioni Telekom për Maqedoninë e kanë vazhduar partneritetin e tyre për t’i mbështetur të rinjtë, të cilët e bëjnë ndryshimin përmes ndërmarrjes së iniciativave kundër bullizimit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes në internet. 


 

Nxitja e lëvizjes

Ky kapitull i ri filloi me një punëtori kreative dhe orientuese në Ohër, ku fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë vendi u bashkuan me një qëllim dhe pasion të përbashkët. Të mbështetur nga Skautët dhe me plot kreativitet dhe guxim, ata reflektuan mbi realitetet e jetës digjitale, ndanë me të tjerët historitë personale dhe sfidat e sigurisë në internet. 

Ishte fillimi i një lëvizjeje të nxitur nga fëmijët dhe adoleshentët, të nxitur nga solidariteti për ta bërë #NetPaHejt.

Gjatë disa ditëve, këta të rinj me mision për ta bërë ndryshimin, zhvilluan një qëndrim kolektiv kundër gjuhës së urrejtjes në internet dhe ngacmimit kibernetik. Ajo që filloi si bisedë shpejt u zhvillua në një thirrje të fortë për veprim. Përmes dialogut të hapur, aktiviteteve në grup dhe seancave krijuese, ata formuan mesazhe të fuqishme, të cilat rrezatojnë empati, respekt dhe qëndrueshmëri.

 

 

Scouts Association of Macedonia
Scouts Association of Macedonia
Scouts Association of Macedonia

Mediatoni: Sprinti kreativ i krijimit të përbashkët dhe bashkëpunimit

Nga shkëndija në sprint, vazhdoi më tej momentumi në Shkup. Në një Mediaton tre-ditor me plot energji, fëmijët dhe adoleshentët u bashkuan me mentorë, krijues digjitalë, dizajnerë dhe ekspertë të komunikimit për t’i transformuar idetë e tyre të guximshme në përmbajtje bindëse.

Në fakt, kjo ishte një hapësirë ​​bashkëpunimi, ku nëpërmjet shkëmbimit të ideve, rrëfimit të historive dhe krijimit të përmbajtjes praktike, ata eksploruan se si të flisnin kundër urrejtjes në internet dhe bullizimit kibernetik në mënyra që nxisin jehonë tek bashkëmoshatarët e tyre. Nga skica e parë deri te videoja përfundimtare, çdo mesazh, video dhe pamje u formësua nga përvojat, zërat dhe kreativiteti i tyre. 

Foundation Telekom for Macedonia / 2025
UNICEF North Macedonia / 2025
Two adolescent girls working on their video concept Two adolescent girls working on their video concept
Foundation Telekom for Macedonia / 2025

Tani është radha jote

Lëvizja po rritet - dhe ka nevojë për ju. Më poshtë, do t’i gjeni porositë bindëse, shprehjet kreative dhe vizionin e përbashkët të fëmijëve dhe adoleshentëve për një internet pa urrejtje.

Eksploroni punën e tyre. Merrni frymëzim. Dhe çka është më me rëndësi - bashkohuni.

Bashkohuni me lëvizjen!

Bëhu pjesë e #NetPaHejt duke ndarë mendimet e tua, duke përhapur mesazhet dhe duke e ngritur zërin kundër urrejtjes në internet.

📲 Ja se si mund t’i bashkëngjiteni lëvizjes:

  • Ripostoni përmbajtjen e krijuar nga bashkëmoshatarët tuaj
  • Përdorni hashtagun #NetPaHejt në tregimet dhe postimet tuaja
  • Ndani me të tjerët se çfarë do të thotë për ju një internet më i sigurt dhe më këndshëm
  • Vazhdoni ta vizitoni këtë hapësirë, ​​ku do të ndajmë me ju më shumë azhurnime dhe mundësi të reja se si të përfshiheni.

Së bashku, mund ta shndërrojmë internetin në një vend ku të gjithë ndihen të sigurt, të respektuar dhe të dëgjuar.

Useful resources