“Për ngacmimin fund, baj baj!”

Fushata e UNICEF-i dhe Fondacionit Telekom për Maqedoni kundër bulizmit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes në internet e krijuar bashkërisht me të rinjtë

Bye bye bullyinmg
UNICEF/2023

Më shumë se kurrë më parë fëmijët dhe të rinjtë kalojnë majft kohë në internet. Sipas Entit Shtetëror të Statistikës (2023), në Maqedoninë e Veriut pothuajse të gjithë - 98.8 për qind e të rinjve 15-24 vjeç përdorin internet çdo ditë, ndërsa rreth nëntë në dhjetë të rinj e përdorin atë për t’u përfshirë në rrjetet sociale dhe duke përdorur mesazhe të çastit ku ndodh pjesa më e madhe e dhunës kibernetike dhe ngacmimit kibernetik.

Rritja në prani të internetit ofron mundësi të pafundme. Kur përdoret në mënyrën e duhur, interneti ka potencial për t’i zgjeruar horizontet, duke hapur mundësi për të mësuar, për të pasur qasje në informacione, për lojë dhe për t’u shprehur. Mirëpo këto mundësi shoqërohen edhe nga disa rreziqe serioze. Ngacmimi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes mund t’i cenojë të rinjtë sa herë që hyjnë në mediat sociale ose në platformat e mesazheve të çastit.

Sjellja lënduese mund ta përfshijë ngacmimin, bulizimin, frikësimin, publikimin e përmbajtjeve pa pëlqimin e personit, vendosjen videove, fotografive dhe teksteve të shkurtra diskriminuese mbi bazë gjinore; gjuha e urrejtjes, diskriminimi dhe intoleranca ndaj grupeve të popullsisë mbi baza etnike, gjinore, identifikuese dhe bazë tjetër.

Youth led campaign against cyberbullying
UNICEF/2023

Sondazhi i fundit nacional U-Report, në të cilën morën pjesë të rinjtë tregon se vitin e kaluar 24 për qind e të anketuarve të rinj ishin ndier nën kërcënim në internet, një në tre të anketuar kishte qenë viktimë e bullizmit kibernetik, pra më së shpeshti të fyer ose të nënçmuar, si dhe vërteton se bullizmi kibernetik ndodh kryesisht në mediat sociale dhe në platformat për biseda. 

Me një vrull idesh dhe vullnet për të qenë pjesë e zgjidhjes, rreth 30 të rinj krijuan bashkërisht një fushatë të mediave sociale për t’i ndihmuar nevojave të fëmijëve dhe të të rinjtë për t’i dhënë përparësi sigurisë dhe kujdesit për veten dhe të tjerët kur janë në internet.

Nën sloganin “Për ngacmimin fund, baj baj,”  fushata në fjalë synon ta hapë një dialog mbi nevojën për të qenë të sjellshëm dhe të respektueshëm në internet ndaj anëtarëve të komuniteteve përkatëse, të flasin kundër dhunës në internet dhe të kujdesen për njëri-tjetrin në përballjen me bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes.

Youth led campaign against cyberbullying
UNICEF/2023

Bashkohuni me të rinjtë dhe shpërndani mesazhet e tyre #BullyingByeBye #ИнтернетБезОмраза

UNICEF/2023 Çdo koment dhe fyerje negative ndot “mjedisin” dhe mund të ndikojë negativisht tek çdo person. Prandaj të gjithë duhet të kenë kujdes se çfarë lloj komentesh po lihen në rrjetet sociale. Të rinjtë i thonë me zë jo “hapjes kibernetike”!
UNICEF/2023 Prek zemrën e atyre që janë viktima të bullizmit kibernetik! Ndihmojini dhe inkurajojini që të kërkojnë mbështetjen që kanë nevojë.

Nën titullin “Së bashku për një internet pa urrejtje”, kjo nismë është pjesë e partneritetit afatgjatë ndërmjet UNICEF-it dhe Fondacionit Telekom për Maqedoni, i cili synon t’i angazhojë fëmijët dhe të rinjtë në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet brezi i tyre.