Rikthimi në bankat shkollë: nxënësit e dikurshëm bëhen prindër më të urtë

Dyert e shkollës po hapeshin përsëri – ndonëse tani jo për fëmijët, por për prindërit e tyre.

Parents siting in a school classroom.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026
15 Qershor 2026

Çdo të enjte pasdite, pas një dite të gjatë pune, një proces i qetë por njëkohësisht mjaft i fuqishëm zhvillohej në klasat e njohura të shkollës fillore “Gjorgji Sugarev” në Manastir. Për gjashtë javë rresht, Dyert e shkollës po hapeshin përsëri – ndonëse tani jo për fëmijët, por për prindërit e tyre.

Shumë prej tyre dikur uleshin në të njëjtat banka, kur edhe vetë kanë qenë nxënës – kur kanë qenë fëmijë, e kur janë u përballë me detyrat shkollore, e kur kanë krijuar miqësitë e para dhe kanë ëndërruar për të ardhmen. Shumë vite më vonë, ato janë kthyer jo si nxënës, por si nëna dhe baballarë – të vendosur për të ngritur themele më të fortë për fëmijët e tyre.

Përmes programit të prindërimit të mbështetur nga UNICEF dhe të zbatuar në partneritet me Institutin Alternativa, prindërit mësuan diçka që shumë prej tyre nuk e kishin mësuan kurrë: si të ndërtojnë marrëdhënie më pozitive me fëmijët dhe t'u ofrojnë atyre më shumë mbështetje.

A parent reads from a textbook.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Një pjesëmarrës në programin e prindërimit ndjek udhëzimet në fletoren e punës, duke shqyrtuar skenarë që ilustrojnë disiplinë pozitive dhe komunikim të qartë e të qëndrueshëm me fëmijët. Sesioni përqendrohet në teknikat praktike për të udhëhequr sjelljen me mirëkuptim dhe respekt.

Rreth i sinqeritetit dhe shpresës

Sesioni i fundit pati një energji më të ndryshme. Karriget ishin radhitur në rreth, me qëllim  që të krijojë një hapësirë për transparencë dhe ndarje përvojash. Prindërit filluan siç bëjnë gjithmonë, duke u prezantuar dhe duke thënë se si ndiheshin.

“Optimist.” 
“i/e përmbushur.”

“i/e lodhur, por me shpresë.”

Me këto fjalë, ata kapën momentin, por edhe të gjithë procesin e gjashtë javëve të kaluara. Prindërit praktikuan qasje të reja në shtëpi dhe mësuan se si të përballonin sjelljen negative, duke u përqendruar në atë që donin nga fëmijët e tyre. Në fillim, dukej e panatyrshme, por ngadalë, filloi të funksiononte.

Nurxhaneja: “Kur filluam programin, kuptuam se sillemi shumë ngjashëm si prindër. Kuptova se ndonjëherë duhet ta vendos veten në rolin e fëmijës dhe të gjej kohë për të luajtur, sepse punët e shtëpisë nuk mbarojnë kurrë, prandaj është shumë e rëndësishme të ndajmë kohë për fëmijët tanë”, tha Nurxhaneja, një nga nënat.

Prindërit edhe mësonin gjëra të reja edhe ndryshoheshin. Në fakt, rezultatet ishin të dukshme - shumë prindër raportuan se sjellja e fëmijëve të tyre ishte përmirësuar pas zbatimit të qasjeve të reja në shtëpi.

Group of parents sit in a circle on a session in school classroom.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Prindërit ulen në rreth gjatë sesionit së fundit të programit të prindërimit në shkollën fillore "Gjorgji Sugarev" në Manastir, duke shkëmbyer përvoja dhe strategji praktike për mbështetjen e zhvillimit dhe mësimit të fëmijëve të tyre.

Ndërtimi i një “Shtëpisë mbështetëse”

Në esencën e programit qëndron ideja e thjeshtë, por e fuqishme: le t’i edukojmë fëmijët në një “Shtëpi mbështetëse” dhe të fuqishme. Me fjalë tjera, le të ndërtojmë një shtëpi ku fëmijët ndihen të sigurt, të respektuar dhe ku marrin udhëzime, një shtëpi ku marrëdhëniet familjare forcohen përmes ndërveprimeve të përditshme.

Si çdo shtëpi tjetër, edhe kjo ndërtohet hap pas hapi.

Prindërit mësuan t’i hidhnin themelet përmes aktiviteteve të vogla dhe praktike: duke kaluar kohë vetëm me fëmijët e tyre, duke vënë re dhe duke lavdëruar sjelljen e tyre pozitive, duke dhënë udhëzime të qeta dhe të qarta, si dhe duke u aftësuar të përmbahen kur është e nevojshme.

Në fillim, këto aktivitete dukeshin si gjëra të vogla. Por së bashku, ato filluan ta ndryshonin jetën e përditshme të këtyre familjeve. Prindërit folën për më pak konflikte, komunikim më të mirë dhe lidhje më të madhe.

Për Nurxhanen përjetimi ishte mjaft i thellë:

"Ne jemi dritarja përmes së cilës fëmijët e shohin botën; çdo gjë që themi i formon ata si njerëz."

Përmes programit, shpjegoi ajo, prindërit mësuan si të mos ua kalonin stresin e problemeve të përditshme fëmijëve të tyre, por ta përballonin atë në një mënyrë të shëndetshme dhe të krijonin një atmosferë më të këndshme dhe mbështetëse në shtëpi.

Parents sit in a classroom doing sgroup work.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Prindërit – Nurxhaneja, Tomisllavi, Martina dhe Vesna – shqyrtojnë një skenar derisa përgatiten për një lojë me role gjatë një sesioni të programit të prindërimit në shkollën fillore “Gjorgi Sugarev” në Manastir. Prapa tyre gjendet një përfaqësim vizual i “Shtëpisë Mbështetëse” dhe strategjive kryesore pozitive të prindërimit, të cilat grupi i ndërton së bashku.

Luajtja e roleve dhe të qeshura me lot

Mësimi doli në pah gjatë lojës me role. Në një shembull, Tomisllav luajti rolin e një fëmije, ndërsa Nurxhaneja luajti rolin e prindit. Komunikimi i tyre dramatik - plot rezistencë dhe sfidë të gjallë - i bëri të gjithë në dhomë të qeshnin.

Në bankat e fundit ishin ulur tre fëmijë që duhej të vinin në seancë sepse prindërit e tyre nuk kishin ku t’i linin. Ata e ndoqën lojën me admirim dhe u argëtuan nga pamja e të rriturve, që silleshin si fëmijë.

Mirëpo prapa të qeshurave fshihej diçka më e thellë. Përmes lojës, prindërit e kuptonin perspektivën e fëmijëve të tyre dhe testonin së bashku përgjigje të reja, duke e kërkuar atë që funksionon vërtet në praktikë.

Për Martinën, kishte tashmë një ndryshim të dukshëm në shtëpi: 
“Tani si rezultat i programit, shumë më shpesh përdor lëvdata në komunikimin tim me fëmijën tim, gjë që nuk ishte rasti më parë.”

Ajo që më parë tingëllonte si këshilla abstrakte, tani është shndërruar në diçka praktike dhe të zbatueshme në jetën e përditshme.

Two parents read from scenario on parenting workshop.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Prindërit pjesëmarrës - Nurxhaneja dhe Tomisllavi - nuk mund të mos qeshin derisa luanin role nga skenari në një nga sesionet programit për prindërim.

Vendi ku edhe baballarët kanë rëndësi

Një ndryshim i qetë, por i rëndësishëm, u vu re gjithashtu nëpër sesionet: si nënat ashtu edhe baballarët ishin të pranishëm dhe të angazhuar në mënyrë të barabartë.

Njëri nga baballarët, Vlladimiri, mori pjesë në seancën e fundit në vend të gruas së tij, e cila po përgatitej për një festë familjare atë mbrëmje. Por, siç shpjegoi ai, ata e përfunduan programin së bashku, duke ndarë mes vete pas çdo sesioni gjithçka që kishin mësuar.

Nga ana tjetër, Tomisllav zbuloi se çfarë e bënte të vinte në sesionet çdo javë, edhe pas ditëve të gjata e të vështira në punë: energjia pozitive në dhomë dhe ndjesia se gjithmonë largohej me diçka të dobishme që mund ta zbatohej menjëherë në shtëpi.

Në këtë mënyrë, programi pati ndikim edhe jashtë klasës, duke përmirësuar jo vetëm marrëdhënien prind-fëmijë, por edhe bashkëpunimin midis prindërve.

School principal listens while a father contributes to a group discussion.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Drejtoresha e shkollës Biljana Temellkovska dëgjon pjesëmarrësin, Vlladimirin (një nga baballarët) gjatë një diskutimi në grup në programin e prindërimit.

Fuqia e ndryshimeve të vogla

Që në takimin e parë të grupit, u bë e qartë se cili ishte problemi kryesor: përdorimi i tepërt i telefonave celularë nga fëmijët. Prindërit po përballeshin me vështirësi të mëdha me këtë.

Ajo që zbuluan përmes programit ishte e thjeshtë, por transformuese. Ata vunë re se sa më shumë kohë kalonin duke u lidhur me fëmijët e tyre - përmes lojës, bisedës, pranisë - aq më pak fëmijët e tyre manifestonin tendencë për ta kaluar kohën para ekraneve.

Për Martinën, ndryshimi ishte i qartë: "Që kur fillova të luaja aktivisht me fëmijët, ata nuk më kërkojnë më celularin tim."

Prindërit kanë filluar ta zbatojnë këtë qasje edhe për sfida të tjera.

Larisa ndau përvojën e saj:

"Djali im filloi klasën e parë dhe e kisha shumë të vështirë ta detyroja t’i bënte detyrat e shtëpisë. Mirëpo si rezultat i programit, fillova ta zbatoja atë që mësova këtu. Tani së pari kalojmë pak kohë së bashku, gjë që atij i pëlqen shumë, dhe pastaj ulet të bëjë detyrat e shtëpisë.”

Vazhdimisht, i njëjti mësim përsëritej: inkurajimi është më efektiv se çdo ndëshkim.

Për Vesnën, aspekti më i rëndësishëm ishte të mësuarit kolektiv:

“Më pëlqeu shumë të vija në punëtori sepse pata mundësinë të mësoja se çfarë bënin prindërit e tjerë dhe të provoja disa nga ato gjëra në shtëpi me fëmijët e mi.”

A mother shares a practical technique used at home during a group session.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Gjatë një sesioni në grup të programit të prindërimit Vesna (një nga nënat) ndan me të tjerët një teknikë praktike, të cilën e përdor në shtëpi.

Historia e supës me gurë dhe premtimi i së nesërmes

Kah përfundimi i sesionit të fundit, lehtësuesi (moderatori) tregoi një histori për një gjyshe e cila erdhi në një fshat të shkretë dhe filloi të bënte supë nga një gur i vetëm. Nga kurioziteti, të gjithë fshatarët sollën diçka - presh, karrota, erëza - derisa së bashku krijuan diçka ushqyese.

Gjatë gjashtë javëve, secili prind kontribuoi diçka – përvojë, ide, mbështetje. Së bashku, ata ndërtuan diçka më të fortë se çdo përpjekje individuale.

Certifikatat u ndanë, duke shënuar fundin e programit. Megjithatë, askush nuk nxitonte të largohej. Prindërit qëndruan edhe pak, duke biseduar, duke qeshur dhe duke menduar tashmë se sa shumë do t'u mungonin mbledhjet e së enjtes.

Parents listening to the session facilitator.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Lehtësuesja Elena ua tregon prindërve historinë “Supa me gurë", duke synuar ta vë në pah vlerën e bashkëpunimit, mbështetjes së ndërsjellë dhe praktikat pozitive të prindërimit.

Më shumë se një program

Ajo që filloi si një seri sesionesh u zhvillua në një hapësirë besueshmërie, të mësuarit dhe përkatësisë. Prindërit, të cilët dikur uleshin në të njëjtat banka shkollore, ku tani mësojnë fëmijët e tyre, tani po ndërtonin një përvojë të ndryshme për brezin e ardhshëm - një përvojë plot vëmendje, inkurajim dhe lidhje më të fortë.

Drejtoresha Biljana Temellkovska vuri në dukje se ishte shumë e kënaqur me programin, pasi ai ndihmoi në përmirësimin e komunikimit me prindërit dhe forcoi marrëdhënien midis mësuesve, prindërve dhe fëmijëve, të cilat kontribuuan në një atmosferë më pozitive në shkollë.

Kur prindërit po dilnin nga ndërtesa e shkollës atë mbrëmje, ishte e qartë se procesi nuk do të mbaronte këtu. Tashmë ka plane për të ruajtur vrullin përmes mbështetjes së mëtejshme, takimeve të rregullta dhe shkëmbimit të përvojave mes tyre.

Me qëllim të avancimit të rezultateve të arritura, UNICEF-i në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës angazhohet për ta zgjeruar gradualisht programin në shkolla të tjera në vend. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet midis familjeve dhe shkollave po forcohen, në mënyrë që çdo fëmijë të marrë mbështetjen që i nevojitet dhe të mbetet i angazhuar dhe i suksesshëm në mësime.

Edhe pse sesionet zgjatën vetëm gjashtë javë, shtëpia që filloi të ndërtohej do të vazhdojë të rritet – ditë pas dite, bashkëveprim pas bashkëveprimi – për shumë kohë pasi të përfundojë programi.

Parents proudly hold up their certificates at the end of a parenting programme
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Prindërit pozojnë me krenari me certifikata në fund të programit të prindërimit në shkollën fillore "Gjorgji Sugarev" në Manastir, së bashku me drejtoreshën dhe lehtësuesit, në nder të përkushtimit të treguar për përvetësimin e aftësive që do ta mbështesin të nxënit dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.