Ndihma për fëmijët të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur

UNICEF i mbështet fëmijët dhe familjet e evakuuara afgane në Maqedoninë e Veriut, në drejtim të krijimit të një perspektive të normalitetit

UNICEF
UNICEF is supporting evacuated Afghan children and families in North Macedonia to create a semblance of normalcy
UNICEF/2022/Georgiev
10 Janar 2023

Largimi nga shtëpia, miqtë dhe shkolla, ikja nga konflikti dhe pasiguria në vendin e tyre - janë ndodhi të vështira, që mund t’i përallojë një fëmijë. Ato mund të ndikojë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmijëve. Krijimi i një ndjenje normaliteti, veçanërisht gjatë kohës stresuese, i lejon fëmijët të kenë parashikueshmëri në ditën e tyre, gjë që mund t’i nxisë ndjenjat e sigurisë.

Për të ndihmuar të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur fëmijët nga Afganistani, të cilët janë të vendosur përkohësisht në Maqedoninë e Veriut, UNICEF-i në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe partnerët tjerë zhvilluan shërbime për mbështetjen e mirëqenies së tyre përmes aktiviteteve dhe rutinave të përditshme.  

Aktivitetet janë të strukturuara për ta stimuluar zhvillimin në fëmijëri të hershme dhe arsimin joformal të realizuar në mjedis të sigurt, miqësor dhe stimulues për fëmijët. Gjithashtu UNICEF-i ka siguruar mbështetje shëndetësore dhe mbrojtje juridike për fëmijët dhe familjet e tyre.

Gratë e reja me fëmijët e tyre në hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj në një nga lokacionet, që ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.
UNICEF/2022/Georgiev
Gratë e reja me fëmijët e tyre në hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj në një nga lokacionet, që ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.

“Unë kam ardhur këtu në tetor të vitit 2021 me burrin tim dhe vajzën time dyvjeçare. Në të njëjtin vit ndërroi jetë nëna ime. Anëtarët tjerë të familjes janë të zhvendosur në vende të ndryshme”, thotë Aisha* 27-vjeçare nga Kabuli. “Unë kam diplomë universitare dhe flas anglisht, andaj ndonjëherë në mbrëmje u ofroj kurse të gjuhës angleze grave të tjera të moshuara, të cilat gjenden këtu. Kjo më ndihmon të përqendrohem në të tanishmen. Fakti që e kemi këtu këndin e fëmijëve është lehtësim i vërtetë për mua, sepse vajza ime me të vërtetë kënaqet duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe ndihet e lumtur.”

Svetllana Boteva, edukatore nga “La Strada” ua mëson fëmijëve promovimin e shëndetit, zakonet e shëndetshme, higjienën personale dhe shëndetin mendor në hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj në një nga lokacionet, që ofron strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.
UNICEF/2022/Georgiev
Svetllana Boteva, edukatore nga “La Strada” ua mëson fëmijëve promovimin e shëndetit, zakonet e shëndetshme, higjienën personale dhe shëndetin mendor në hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj në një nga lokacionet, që ofron strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.

“Edhe pse këta fëmijë janë në pritje të rilokimit, ata janë fëmijë të lumtur sepse u evakuuan dhe filluan të marrin mbështetje në kohë të duhur”, thotë Svetllana Boteva, edukatore nga partneri i UNICEF-it “La Strada”, duke ua mësuar fëmijëve promovimin e shëndetit, zakonet e shëndetshme, higjienën personale dhe shëndetin mendor në Hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj. “Qëllimi i punës sonë nuk është vetëm t'i ndihmojmë ata të vazhdojnë të mësojnë, por edhe t'ua bëjmë jetën më të këndshme, derisa gjenden këtu.”  

Djali tre vjeçar duke luajtur në Hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj, në një nga lokacionet që ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.
UNICEF/2022/Georgiev
Djali tre vjeçar duke luajtur në Hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj, në një nga lokacionet që ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.

Tre edukatorë dhe një përkthyes krijuan mundësi për rreth 78 fëmijë të përfshihen në arsimin joformal, për të luajtur, për të fituar aftësi përkatëse të kontekstit dhe për të marrë mbështetje. Përveç aktiviteteve për fëmijët e vegjël, Hapësira miqësore për fëmijë dhe të rinj ofron mbështetje edhe për adoleshentët dhe prindërit. Programi i saj u hartua me vetë fëmijët dhe prindërit për t'iu përgjigjur nevojave të tyre dhe për të ofruar një hapësirë të sigurt mësimi dhe zhvillimi për të gjithë.

“Nëse ju si person jeni të interesuar, atëherë mund ta pasuroni programin. Kështu, për shembull, gjeta në internet ushtrime për të qeshurën e jogës për të ndihmuar në uljen e stresit dhe për ta promovuar një ndjenjë më të madhe mirëqenieje. Gjithashtu, prezantova një punëtori artistike të drejtuar nga një piktor i bashkësisë, me të cilin fëmijët mësuan të pikturonin duke përdorë teknika të ndryshme”, thotë Svetllana.

Gjatë gjithë vitit, Hapësira miqësore për fëmijë dhe të rinj u shndërrua në një mjedis stimulues, pjesëmarrës dhe mbështetës për të gjithë fëmijët. Edukatorët krijuan lidhje me familje të tëra dhe siç thotë Svetllana, vazhdojnë të mbajnë kontakte me ata që janë larguar në vendet e strehuara.  

Mësimi përmes lojës në Hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj në një nga lokacionet që ofron strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.
UNICEF/2022/Georgiev
Mësimi përmes lojës në Hapësirën miqësore për fëmijë dhe të rinj në një nga lokacionet që ofron strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.

Maksim Jordanoski, mësues i gjuhës angleze nga Qendra për Gjuhët e Huaja, një nga partnerët e UNICEF-it dhe USAID-it në program, jep mësime të gjuhës angleze për grupet e fëmijëve të moshës 7 deri në 9 dhe 11 deri në 13 vjeç. “Fillimisht orët ishin përmes rrjetit të internetit për shkak të pandemisë KOVID -19. Ne e vumë re përmirësimin e madh në mars të vitit 2022, kur kaluam në orë me prani fizike. Fëmijët treguan shumë më tepër interes dhe angazhim. Ata ishin të lumtur që kishin kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit”, thotë Maksimi.

“Ne zbatuam qasje të ndryshme të mësimdhënies, duke filluar me teknikën Përgjigja e përgjithshme fizike (Total Physical Response) e cila përdor këngë, lëvizje dhe imitim, duke i ndihmuar fëmijët ta përvetësojnë gjuhën e re drejtpërdrejt pa njohuri paraprake apo asistencë nga një përkthyes,” thotë Vesna Petrovska, drejtoreshë e programit mësimor në Qendrën për Gjuhë të Huaja. “Deri më tani mësimet i kanë ndjekur mbi 120 fëmijë. Shpresoj se kjo do t’i ndihmojë ata të integrohen në vendet e tyre të reja të banimit dhe në shkollë.”

Infermierja e patronazhit Sanije I viziton nënat e reja në një nga lokacionet që ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.
UNICEF/2022/Georgiev
Infermierja e patronazhit Sanije I viziton nënat e reja në një nga lokacionet që ofrojnë strehim të përkohshëm për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.

Në mesin e grupit të parë të afganëve të evakuuar, të vendosur në këtë lokacion, ishin tetë gra shtatzëna. Një ekip infermierësh patronazhi e monitoruan rregullisht shëndetin dhe mirëqenien e tyre dhe vazhduan t’i vizitonin pas lindjes së foshnjave. Infermieret e patronazhit morën trajnim adekuat mib të ushqyerit dhe këshillimin e nënave të fëmijëve të vegjël dhe të mitur. Sanija, e cila aktualisht është duke punuar në Komunën e Çairit, Shkup, është njëra nga pesë infermieret e patronazhit që i viziton familjet afgane.

“Nënat e reja më dëgjojnë me besim absolut dhe I ndjekin këshillat e mia se si të kujdesen për të porsalindurit e tyre. Jemi me fat që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vetëm një foshnjë ka lindur para kohe, ajo peshonte vetëm 1.8 kg, por tani, gjashtë muaj më vonë, ajo zhvillohet mirë. Është mjaft e rëndë ajo që ata e përjetuar… Unë e admiroj qëndrueshmërinë e tyre,” thotë Sanije.

Ivana Ristovska dhe Daniell Stanoeski nga organizata e shoqërisë civile Association i Juristëve të Rinj Maqedonas, ofrojnë ndihmë juridike për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.
UNICEF/2022/Georgiev
Ivana Ristovska dhe Daniell Stanoeski nga organizata e shoqërisë civile Association i Juristëve të Rinj Maqedonas, ofrojnë ndihmë juridike për familjet afgane në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu UNICEF e mbështeti ndihmën juridike për familjet afgane në partneritet me Asociacionin e Juristëve të Rinj Maqedonas, duke përfshirë mbështetjen me dokumentet e nevojshme në lidhje me qëndrimin dhe statusin e tyre ligjor, regjistrimet e lindjeve, procedurat e zhvendosjes dhe aplikimet për viza. “Kemi arritur ta thjeshtojmë procesin e regjistrimit të lindjes me autoritetet vendore. Kjo ndodh për shkak se disa familje nuk e kanë sjellë me vete të gjithë dokumentacionin e tyre personal pasi janë larguan me nxitim nga Afganistani. Është mirë që funksionoi. Tani janë regjistruar në mnëyrë adekuate tetë foshnjat e lindura në gjashtë muajt e fundit”, thanë Daniell Stanoeski dhe Ivana Ristovska.

Programi u përkujdes që profesionistët e angazhuar të kenë trajnim adekuat për mbrojtjen e fëmijëve dhe parimet e mbrojtjes së fëmijëve, gjegjësisht të posedojnë kapacitetete profesionale për t’i identifikuar dhe referuar rreziqet e mbrojtjes për fëmijët e cenueshëm. Këta profesionistë përfshijnë punonjës socialë, pedagogë socialë, psikologë fëmijësh dhe ndërmjetës kulturorë.

Aktiviteti i mbështetjes së afganistanezëve financohet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Afghan Support Activity is funded by the American people through the United States Agency for International Development (USAID) and supported by the United Nations Children’s Fund (UNICEF).

 

* Emri është ndryshuar me qëllim të mbrojtjes së identitetit të personit.