A janë shkollat të afta të arrijnë qëllimin?
Një vërejtje politikash që eksploron deri në ç’shkallë Maqedonia e Veriut po përfiton maksimumin nga burimet arsimore të vendit.

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Rreth nesh
Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë në mësim, me performancën nxënësve poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe OBZHE-së. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë arritur të kenë rezultate më të mira në mësim me nivele pak më të larta të shpenzimeve në arsim. Ndryshimet e mëdha demografike, përfshirë rënien e natalitetit, shpërnguljem dhe rritjen e urbanizimit pa përshtatje të mëdha të rrjetit të shkollave fillore, kanë rezultuar në disa shkolla të kenë staf dhe hapësira të pashfrytëzara. Në kontrast më këtë, në disa shkolla ka mbingarkesë dhe mungesë mësuesish, si rrjedhim, ato duhet të organizojnë klasat me me dy a tre turne – që me gjasa ndikon te rezulatet e mësimit.
Ndryshime të tilla kanë sjellë ndarjen joefikase dhe jo të barabartë të burimeve. Momentalisht, 87% e shpenzimeve të shkollave fillore janë për rrogat e stafit, duke lënë kështu fonde të pamjaftueshme për investime kapitale, për rinovim dhe mirëmbajtje të godinave dhe për investime te stafi punonjës për zhvillimin e tij profesional. Kjo po ndodh në kontekst kur ndarjet e përgjithshme buxhetore për arsimin si pjesë e PVB-së dhe shpenzimet totale kanë rënë. Kjo përmbledhje ofron dëshmi dhe rekomandime për politikat për rritjen urgjente të efikasitetit dhe efektivitetit të rrjetit të shkollave, duke siguruar barazi në aksesin te shkollat.
