Nga Dialogu në Veprim: Ballkani Perëndimor zotohet për avancimin e arsimin cilësor
Politikëbërësit, ekspertët e arsimit dhe praktikuesit nga Ballkani Perëndimor ranë dakord për një sërë prioritetesh të përbashkëta për t’i përforcuar sistemet arsimore
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 5 nëntor 2025 – Sot në Shkup, politikëbërësit, ekspertët e arsimit dhe praktikuesit nga Ballkani Perëndimor ranë dakord për një sërë prioritetesh të përbashkëta për t’i përforcuar sistemet arsimore dhe për të siguruar që secili fëmijë të përfitojë nga mësimi cilësor.
Prioritetet e reja të përbashkëta u identifikuan në kuadër të dialogut rajonal të politikave, të zhvilluar nën temën “Nga të dhënat e hulumtuara deri te veprimet mbi politikat: Krijimi i përbashkët i zgjidhjeve për arsim cilësor në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga UNICEF për Evropë dhe Azi Qendrore në bashkëpunim me OECD-në dhe Komisionin Evropian, ndërsa nikoqir i evenimentit ishte Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë hapjes në ditën e parë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, Dr. Vesna Janevska, mes tjerash theksoi: “Vlerësimet PISA na tregojnë se duhet një të njëjtën kohë të punojmë në disa aspekte– duku filluar nga përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe aktiviteteve jashtëshkollore, deri te mbështetja e mirëqenies së nxënësve dhe përgatitja e tyre për mënyrën se si testohen kompetencat e tyre.”
Gjatë dy ditëve, përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[1], Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia shqyrtuan dëshmitë më të fundit, diskutuan sfidat nacionale dhe rajonale, si dhe punuan së bashku për të zhvilluar zgjidhje dhe për ta avancuar arsimin në Ballkanin Perëndimor.
“Ky dialog riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për t’i dhënë mundësi secilit fëmijë për të mësuar dhe për të arritur sukses”, deklaroi në fjalën e saj përmbyllëse Lesli Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. “Duke u përqendruar në veprime konkrete dhe bashkëpunim nën-rajonal, ne mund të ndërtojmë sisteme arsimore më të forta dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët”, shtoi ajo.
Një nga rezultatet kryesore të dialogut ishte marrëveshja për tejakimin e hendekut midis universiteteve dhe shkollave, duke reformuar arsimin universitar të mësuesve në mënyrë që mësuesit e rinj të jenë plotësisht të përgatitur për mësimdhënien dhe mësim të bazuar në kompetenca. Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu rëndësinë e forcimit të profesionit të mësuesit përmes krijimit të shtigjeve moderne të karrierës dhe vendosjes së stimujve të drejtë dhe të bazuar në meritë.
Për më tepër, dialogu theksoi se reformat duhet të kenë një ndikim të vërtetë në klasa – e jo vetëm të ekzistojnë në letër. Për ta arritur këtë, është e rëndësishme të harmonizohen metodat e notimit dhe programi mësimor në nivel nacional, si dhe të fuqizohen mësuesit për t’i mbështetur fëmijët që t’i zotërojnë kompetencat dhe shkathtësitë që janë thelbësore për të ardhmen e tyre.
Diskutimi pasqyroi një njohje në rritje të vlerës së mësimit dhe bashkëpunimit anekënd vendit. Për ta vazhduar bashkëpunimin nën-rajonal, palët u dakorduan të hartohet një dokument i përbashkët teknik dhe analitik, i cili do t’i udhëheqë reformat e arsimit dhe politikave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
[1]Të gjitha referencat për Kosovën duhet të kuptohen në kontekstin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 1244 (1999)
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, punon në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve gjithandej, veçanërisht të fëmijëve më të pafavorizuar dhe në vendet më të vështira për t’u arritur. Ne në më shumë se 190 vende dhe territore, bëjmë gjithçka që duhet për t’i ndihmuar fëmijët të mbijetojnë, të zhvillohen dhe ta përmbushin potencialin e tyre.