Dituri dhe shkathtësi për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve
Nelt Group dhe UNICEF – misioni i përbashkët njëvjeçar për arsimin drejt një të ardhmeje të qëndrueshme
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 24 korrik 2025 – Tani më edhe fëmijët dhe të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës po i ndiejnë përfitimet e partneritetit strategjik, të cilin Nelt Group dhe UNICEF e filluan një vit më parë, me qëllim që sistemet arsimore në rajon të jenë më të qëndrueshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të përgatitura, për t’iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë moderne dhe tregut të punës.
Përmes një iniciative të përbashkët trevjeçare me vlerë prej 1.3 milion dollarësh, nxënësve nga shkollat me nivele të larta të grupeve vulnerabile u jepen mundësi për t’i zhvilluar aftësitë digjitale dhe të gjelbra, për të mësuar përmes projekteve STEM dhe për ta ndërtuar vetëbesimin, kreativitetin dhe frymën ekipore. Në vitin 2026, iniciativa do të zgjerohet në tregun e Angolës, ku njashtu Nelt Group e ka të shtrirë veprimtarinë e saj.
Medoemos fëmijët dhe të rinjtë duhet të fitojnë njohuri dhe shkathtësi, të cilat do t'i aftësojnë ata të përballen me sfidat, por edhe t’i shfrytëzojnë mundësitë e së ardhmes. Sot arsimi duhet ta ndjekë zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe ekonomisë, në mënyrë që nxënësit të fitojnë njohuri të bazuara në zbulimet e reja shkencore dhe arritjet moderne teknologjike, si dhe aftësi për zbatimin e tyre në jetën e përditshme. Për t’u përballur me sukses me kërkesat bashkëkohore, me rëndësi qenësore është të përvetësoni shkathtësi të shekullit të 21-të, siç janë të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve, bashkëpunimi dhe kreativiteti.
“Investimi në mësimin praktik dhe zhvillimin e aftësive të gjelbra i aftëson nxënësit për të ardhmen. Po ashtu, i përgatitë ata për vende pune në një ekonomi që ndryshon me ritëm të shpejtë dhe në sektorin e gjelbër, i cili bëhet gjitnjë e më i madh. Madje investimi në mësimin praktik i ndihmon ata të kontribuojnë në krijimin e shoqërive më të qëndrueshme, të barabarta dhe inovative”, deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it, Lesli Miller. “Për sa i përket UNICEF-it, ky partneritet na mundëson të kontribuojmë në përpjekjet nacionale për ta përshtatur arsimin me nevojat në ndryshim të tregut të punës, andaj shpresojmë që edhe kompanitë e tjera do të frymëzohen për ta ndjekur këtë shembull.”
Në Maqedoninë e Veriut, programi “Fuqizimi i nxënësve përmes mësimit praktik dhe edukimit mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike” po e shpie përpara arsimin e mesëm profesional, duke integruar aftësitë e gjelbra. Deri më tani, janë krijuar 16 partneritete të reja midis shkollave dhe institucioneve shkencore/publike për edukim praktik mbi mjedisin dhe klimën. Janë trajnuar 45 mentorë, madje deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, ky numër është planifikuar të arrijë në 120 mentorë. Në rrjedhë e sipër është rishikimi i programeve mësimore për 10 lëndët kryesore profesionale, i cili çdo vit do të mbulojë më shumë se 3,000 nxënës – me çka dukshëm i ka tejkaluar objektivat e planifikuara në fillim të nismës.
“Për ne partneriteti me UNICEF-in parqet një angazhim strategjik, i fokusuar kah komuniteti. Ne e shohim këtë si një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e sistemit arsimor dhe në sigurimin e arsimit cilësor për secilin fëmijë. Një investim prej 330.000 dollarë amerikanë është caktuar për përmirësimin e shkathtësive të nxënësve në shkollat profesionale përmes trajnimit praktik dhe stazheve verore, me fokus në zhvillimin e shkathtësive të gjelbra. Ne duam që nxënësit në arsimin e mesëm profesional të fitojnë njohuri dhe aftësi, të cilat do t’u sjellin dobi në shumë mënyra gjatë gjithë jetës së tyre profesionale, si dhe do t’iu ndihmojnë të kenë sukses në tregun dinamik dhe sfidues të punës, të shekullit të 21-të”, tha Sashko Blazevski, drejtor ekzekutiv i Nelt ST.
Në Serbi, programi “Mbështetje për zhvillimin e aftësive të Shekullit 21” do të ndihmojë 15,000 nxënës nga 30 shkolla fillore me një numër të madh fëmijësh nga grupet e cenueshme, për t’i zhvilluar aftësitë të cilat iu nevojiten për të jetuar dhe punuar në botën moderne. Një koncept i ri i klubeve shkollore është duke u zhvilluar në bashkëpunim me mësues, ekspertë dhe persona vendimmarrës. Shkollat morën komplete STEM, të cilat përdoren në mësimdhënie dhe përfaqësojnë një burim të vlefshëm për aktivitete hulumtuese brenda klubeve STEM të shkollave. Po ashtu, janë organizuar shkëmbime idesh midis mësuesve dhe drejtorëve, gjë që është vërtetuar se është burim i fortë i mësimit dhe motivimit. Veç kësaj është duke u përgatitur mbështetja për drejtorët e shkollave për të zhvilluar shkathtësi udhëheqëse përmes një modeli të mentorimit, të frymëzuar nga bota e biznesit.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvillohet Programi “TransformedED” për transformimin digjital të arsimit. Në vitin parë të realizimit të këtij programi u përfshin 25 shkolla në iniciativën inovative “Loja me mbeturinat elektronike”, ku pajisjet e vjetra elektronike përdoreshin në mësimdhënien STEM. Në këtë drejtim janë trajnuar 35 arsimtarë dhe janë zhvilluar materiale edukative, që do të vihen në dispozicion të një rrjeti prej 100 shkollash. Disa nga këto materiale përfshihen gjithashtu në iniciativën IT Girls. Gjithashtu UNICEF-i dhe partnerët e tij kanë krijuar një organ ndërsektorial për transformimin digjital të arsimit në nivel nacional në Bosnjë dhe Hercegovinë.
____________________________________
RRETH UNICEF-it
UNICEF-i punon në disa nga vendet më të vështira të botës, me qëllim të qasjes te fëmijët më vulnerabil. Ne punojmë gjithandej për çdo fëmijë në më shumë se 190 vende dhe territore, për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.
Vizitoni unicef.org/northmacedonia. Ndiqni UNICEF-in në Twitter/X dhe Facebook.
UNICEF-i nuk promovon asnjë nga produktet e shpërndara nga Nelt.
RRETH GRUPIT NELT
Nelt Group paraqet një nga sistemet më të suksesshme të biznesit në fushën e logjistikës dhe shpërndarjes së mallrave të konsumit, duhanit dhe produkteve farmaceutike në rajonin e Adriatikut. Si grup ndërkombëtar, Nelt punëson 5,500 persona në 14 kompani në 12 tregje në Evropë dhe Afrikë. Pozicioni lider dhe të arriturat gjatë 30 viteve të funksionimit janë rezultat i investimeve të vazhdueshme në edukimin dhe zhvillimin e punonjësve, inovacionin dhe zbatimin e teknologjive të reja. Kultura sipërmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe e hapur është tipar dallues i kompanisë.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, punon në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve gjithandej, veçanërisht të fëmijëve më të pafavorizuar dhe në vendet më të vështira për t’u arritur. Ne në më shumë se 190 vende dhe territore, bëjmë gjithçka që duhet për t’i ndihmuar fëmijët të mbijetojnë, të zhvillohen dhe ta përmbushin potencialin e tyre.