Hyrja në klasën e natyrës: Zbulimi i shtëpisë së Vesësdiellit

Kureshtja i prinë rrugës në një shteg pyjor pranë fshatit Negrevë.

Group of children on field-based experiential learning activity, crossing paths with a local sheep herder and flock.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026
11 Maj 2026

Një grup nxënësish të klasës së 5-të nga Trebovishti, Razllovci dhe Dellçeva ecin nëpër natyrë, të udhëhequr nga mësuesit dhe edukatorët e tyre. Pra ata nuk ecin drejt një klase tradicionale, por drejt diçkaje shumë më të papritur: një bimë “mishngrënëse” e njohur si Vesëdielli (Drossera rotundifolia), e cila lulëzon në natyrë, pikërisht këtu në Maqedoninë e Veriut. Ajo që nxënësit i pret është një mësim që nuk mund të gjendet vetëm në tekstet shkollore. Vizita është një aktivitet jashtëshkollor i organizuar përmes Rrjetit të mësimit përmes përvojës (RRMP), një qasje inovative ndaj arsimit, e cila ofron mësimin në natyrë dhe ndërlidh shkencën, natyrën dhe sfidat e botës reale. Për këta nxënës, vetë natyra bëhet mësonjëtore. 

Mësimi aty ku natyra tregon historinë

Dita fillon në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë, ku nxënësit e eksplorojnë një ekspozitë dhe mësojnë rreth biodiversitetit lokal. Shpejt, mësimi bëhet praktik. Grupi niset për një shëtitje drejt një moçali torfe aty pranë, ku Vesëdielli – i cili më shpesh shoqërohet me ligatinat e largëta - është përshtatur për të mbijetuar.

Torfat mund të duken të qeta, por ato janë ndër ekosistemet më të vlefshme të planetit. Ato ruajnë dhe pastrojnë ujin, ruajnë karbonin dhe ndihmojnë në rregullimin e klimës. Në vend që t'i mësojnë përmendësh këto fakte, nxënësit e përjetojnë shkencën drejtpërdrejt duke vëzhguar, duke bërë pyetje, duke eksperimentuar dhe duke diskutuar atë që shohin përreth tyre.

Students review their assigned roles.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Nxënësit rishikojnë rolet e tyre të përcaktuara, duke planifikuar se si do t’i dokumentojnë speciet dhe habitatet gjatë vizitës në terren.

Arsimi përtej mureve të klasës

Students gather around a pond where tadpoles and frogs are visible, guided by their teacher
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Nxënësit, të udhëhequr nga mësuesi i tyre, janë grumbulluar rreth një pellgu, ku janë të dukshme fulterëzat, (larvat e bretkosës) dhe bretkosat, ndërsa ata mbledhin me kujdes ekzemplarë në enë shkencore për observim më të drejtpërdrejtë.

Vizita në shkollën fillore është pjesë e Rrjetit të mësimit përmes përvojës, i cili është krijuar me mbështetjen e UNICEF-it dhe i financuar nga Suedia. Rrjeti lidh shkollat ​​me institucionet, siç  janë parqe nacionale, kopshte botanike dhe qendra kërkimore, duke ofruar përvoja të strukturuara mësimore jashtë klasës. Qendra Arsimore për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë është njëra nga njëmbëdhjetë partnerët e RRMP-së në të gjithë vendin, e koordinuar nga Shoqata Ekologjike e Maqedonase. Së bashku, ata u sigurojnë fëmijëve - veçanërisht atyre nga komunitetet më të vogla dhe rurale - një shans të barabartë për të mësuar rreth mjedisit dhe ndryshimeve klimatike përmes eksplorimit, eksperimenteve, aktiviteteve praktike dhe reflektimit.

Përgjatë shtegut, nxënësit punojnë në ekipe për të identifikuar habitate të ndryshme, lloje kafshësh dhe bimësh, si dhe kërcënime të mundshme për natyrën. Nëpër kodrinat jehojnë zëra të emocionuar të tyre:

“Ej, shiko çfarë gjeta!”

“Shiko këtë kërpudhë!”

“Paska flutërza (larva) në këtë pellg!”

“Shiko! Një koloni milingonash!”

Kuptimi i rreziqeve klimatike përmes shembujve realë

Students and teachers walking along a path come across fire-affected forest areas
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Nxënësit dhe mësuesit duke ecur përgjatë një shtegu hasin në zona pyjore të prekura nga zjarri pranë Negrevës, gjë që frymëzoi një bisedë rreth asaj se si zjarret ndikojnë në ekosisteme dhe si natyra rimëkëmbet ngadalë.

Derisa grupi i afrohet kënetës së torfës, kalon nëpër zona pyjore, e cila ende ruan shenjat e zjarreve që e përfshinë rajonin Negrevo-Pehçevë para dy viteve. Trungjet e djegura të pemëve dhe gjelbërimi, që po shfaqet pasqyrojnë në heshtje si shkatërrimin ashtu edhe ripërtëritjen.

Arsimtarët shpjegojnë se pas zjarreve intensive pyjore, rigjenerimi i natyrës shkon ngadalë, shpeshherë duke zgjatur dy deri në katër vjet para se bimët e reja të mund të rigjenerohen plotësisht. Midis mbetjeve të pyjeve të djegura, fëmijët mësojnë se si ndryshimi i klimës rrit rreziqet e zjarreve dhe se për t’u rikuperuar ekosistemet delikate kërkojnë kohë, mbrojtje dhe përfshirje të kujdesshme të njeriut.

Punëtoria që ngjalli kureshtjen

Pasi përshkon tokat torfe, grupi kthehet në qendrën edukative, ku i shqyrton nga afër zbulimet e tyre. Një nga aktivitetet më të kërkuara, punëtoria Shtëpia e Vesëdiellit i fton nxënësit ta eksplorojnë natyrën nga afër, t’i vëzhgojnë speciet e rralla dhe ta kuptojnë pse ekosistemet e ligatinave janë të domosdoshme për biodiversitetin dhe rregullimin e klimës.

Kjo është një nga punëtoritë tona më tërheqëse dhe emocionuese”, thotë Mare Paraskova, drejtoreshë e Qendrës Edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë. “Detyrimisht ngjall kureshtjen jo vetëm të fëmijëve, por edhe të mësuesve. Sapo të shpallet thirrja për regjistrime për punëtoritë, menjëherë rezervohen të gjitha vendet e parapara.

Teacher showing the Flycatcher plant growing in its natural peatland environment.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Vesëdielli që rritet në mjedisin e tij natyror të torfës.
 Students examine specimens under laboratory equipment.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Nxënësit shqyrtojnë ekzemplarët nën pajisjet laboratorike në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë.

Mësuesit si mundësues të zbulimit

Në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë, mësuesit dhe edukatorët i mbështesin nxënësit derisa i analizojnë së bashku gjetjet e tyre
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë, mësuesit dhe edukatorët i mbështesin nxënësit derisa i analizojnë së bashku gjetjet e tyre, duke inkurajuar punën në grup, pjesëmarrjen dhe kërkimin shkencor.

Për mësuesit, mësimi përmes përvojës ofron një mënyrë të fuqishme për transformimin e mënyrës se si nxënësit angazhohen rreth shkencës.

Nxënësit kanë shumë pak mundësi për aktivitete jashtëshkollore”, shpjegon Ana Popova, mësuese e shkencave natyrore nga Dellçeva. “Kjo është arsyeja pse çdo vit regjistrohem në programet e ofruara përmes Rrjetit të mësimit përmes përvojës. Ky lloj i të mësuarit thellon të kuptuarit, rrit motivimin dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive.

Për nxënësit nga komunitete më të vogla si Trebovishti dhe Razllovci, këto mundësi ndihmojnë në sigurimin që të gjithë fëmijët të kenë qasje në mësim cilësor, pavarësisht se ku jetojnë. Meqenëse tani të gjitha njëmbëdhjetë faqet e Rrjetit të mësimit përmes përvojës janë përfshirë në rregulloren nacionale për ekskursionet shkollore dhe udhëtimet në terren, shkollat ​​anekënd vendit mund t’iu qasen më lehtë këtyre përvojave.

Ndërtimi i aftësive për një botë në ndryshim

A group of students that scored the most points celebrates together
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Në fund të aktiviteteve, ekipi që ka shënuar më shumë pikë feston së bashku, duke përforcuar punën grupore, bashkëpunimin dhe motivimin mbi mësimin përmes përvojës.

Rrjeti i mësimit përmes përvojës funksionon si një urë, duke lidhur shkollat ​​me profesionistë, shkencëtarë dhe edukatorë, të cilët  i mentorojnë nxënësit dhe i prezantojnë ata me mënyrat moderne të të menduarit dhe të të mësimit. “Kur fëmijët eksplorojnë tokat me torfe, ata mësojnë se si na mbron natyra dhe si duhet edhe ne ta mbrojmë ne natyrën. Përtej shkencës, ata mësojnë të parashtrojnë pyetje më të mira, të punojnë si ekip dhe ta artikulojnë atë që vëzhgojnë. Këto janë aftësi thelbësore për botën e sotme”, thotë Valentina Stanoevska, edukatore në Qendrën Edukative për Ruajtjen e Natyrës në Negrevë. Programet përshtaten me nevojat e nxënësve dhe ofrojnë mundësi të barabarta pavarësisht nga prejardhja e tyre, duke siguruar që çdo fëmijë të mund të mësojë përmes përvojës.

Mësim që zgjatë

A student presents a collected sample during a reflection activity.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Një nxënës prezanton një mostër të mbledhur gjatë një aktiviteti reflektimi, duke lidhur njohuritë e nxëna në klasë me vëzhgimet e bëra në terren.

Për shumë nxënës që vizitojnë e Shtëpinë e Vesëdiellit, kjo ditë do të mbahet mend jo vetëm si një ekskursion në natyrë, por si një moment kur të mësuarit është ndjerë si diçka reale dhe kuptimplote. Siç reflekton Paraskova: “Mësimi përmes përvojës e modernizon arsimin. Ai i ndihmon nxënësit ta ndërlidhin teorinë me jetën reale, ushqen kureshtjen dhe ndërton përgjegjësi ndaj natyrës dhe shoqërisë. Kështu i rrisim brezat që e kuptojnë mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm - jo si ide abstrakte, por si përvoja të përjetuara.”

Derisa nxënësit nga Trebovishti kthehen në shtëpi, ata marrin me vete më shumë sesa shënime ose fotografi. Ata largohen me pyetje, ide dhe një lidhje më të thellë me botën natyrore në të cilën janë duke i rritur.

All children raise their hands to show that everyone is a winner.
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2026 Të gjithë fëmijët ngrenë duart për të treguar se të gjithë janë fitues, duke festuar në fund të vizitës mësimin e përbashkët, përpjekjen dhe punën në grup.