UNICEF-i dhuron pako të re të pajisjeve për mbrojtje personale si përgjigje ndaj KOVID-19

Dhurimi i pajisjeve për mbrojtje personale me vlerë prej në 340,000 dollarë amerikan përfshin mbi 260,000 maska kirurgjikale për përdorim të njëhershëm dhe rreth 209,000 mbulesa të këpucëve me cilësi të lartë

26 Nëntor 2021

Shkup, 26 nëntor 2021 - UNICEF-i e dorëzoi furnizimin e ri me pajisje mbrojtëse personale në vlerë prej 340,000 dollarë amerikanë, të cilat po dhurohen për kujdesin shëndetësor, arsimin dhe institucionet mbrojtëse në Maqedoninë e Veriut. Donacioni vjen nga selia globale e UNICEF-it për furnizim dhe logjistikë.

“Ne duhet të vazhdojmë të fokusohemi në mbrojtjen e punonjësve të vijës së parë, pasi ata janë kujdesur për të gjithë ne - duke e dedikuar plotësisht kohën dhe energjinë e tyre për të shpëtuar jetë, për të na e ruajtur shëndetin, për t’i mbajtur fëmijët tanë në shkollë dhe shoqërinë tonë funksionale. Ata e meritojnë mbështetjen tonë të plotë dhe mirënjohjen e pafund. Me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj të gjithë partnerët tanë, siç është UNICEF-i, të cilët kanë qenë mbështetësit thelbësor në ofrimin e kësaj mbështetjeje shtesë dhe me padurim e pres bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, deklaroi dr. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. 

Dhurimi i pajisjeve për mbrojtje personale me vlerë prej 340,000 dollarë amerikanë përfshin mbi 260,000 maska kirurgjikale për përdorim të njëhershëm dhe rreth 209,000 mbulesa këpucësh me cilësi të lartë. Ky donacioni i dhënë Ministrisë së Shëndetësisë do të përdoret kryesisht për t’i plotësuar nevojat e furnizimit të institucioneve të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin. Një pjesë e donacionit do të jetë në dispozicion edhe për institucionet arsimore dhe për mbrojtjen e fëmijëve.

“Për më shumë se 18 muaj jetojmë me pandeminë e korona virusit, andaj kemi mësuar se KOVID-19 është më shumë se një krizë shëndetësore; ajo është një krizë informacioni, gjegjësisht krizë e barazisë që ka sjellë pasoja socio-ekonomike për familjet dhe fëmijët,” deklaroi Patrizia Di Xhovani, Përfaqësuese e UNICEF-it. “Ruajtja e qasjes në shërbimet jetike në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje duhet të vazhdojë të jetë prioritet, me qëllim të reduktimit të rrezikut që pandemia të mos ketë një ndikim të përjetshëm në jetën e fëmijëve. Ky donacion është krijuar për t’i përmbushur furnizimet ekzistuese në mënyrë që punëtorët e vijës së parë të jenë në gjendje të vazhdojnë të ofrojnë kujdesin më të mirë për familjet dhe fëmijët.” 

Që nga fillimi i pandemisë KOVID-19, UNICEF-i e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në përgjigjen ndaj KOVID-19 me synimin për ta reduktuar ndikimin te fëmijët dhe familjet. Krahas mbështetjes për fuqizimin e sistemit shëndetësor si pjesë e bashkëpunimit të rregullt me Ministrinë e Shëndetësisë, UNICEF-i ka dhuruar ventilatorë për entet shëndetësore me vlerë mbi 215,000 dollarë amerikanë dhe furnizime shtesë me pajisje për mbrojtje personale dhe komplete testimi për SARS-CoV-2. Ne e kemi mbështetur krijimin e shërbimeve të këshillimit tele-shëndetësor për infermieret që është dashur të realizojnë vizita në shtëpi, si dhe një linjë ndihme për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të porsalindur. Po ashtu, kemi shpërndanë pako higjienike për komunitetet më të cenueshme; kemi zhvilluar strategji dhe materiale për komunikim të rrezikut; kemi ofruar mbështetje psikosociale për fëmijët dhe familjet, duke punuar në drejtim të përmirësimit të gjendjes së imunizimit.

Mes tjerash përmes partneritetit tonë të përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë, UNICEF-i do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet për të siguruar që familjet të marrin informacione të besueshëm që u nevojitet për vaksinat kundër KOVID, në mënyrë që ta kenë mbrojtjen më të mirë; ta trajtojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien e fuqisë punëtore shëndetësore, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të sigurojnë shërbime dhe mbështetjen jetike për familjet, gjegjësisht t’i përmirësojnë më tej ujin, higjienën dhe pajisjet sanitare, si dhe kapacitetet e parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në vend – veçanërisht në shkolla, në mënyrë që ata të vazhdojnë të ngelin të sigurta dhe të hapura.

UNICEF-i ka shtatëdhjetë e pesë vjet përvojë të veprimit ndaj situatave të krizës dhe ofrimit të ndihmës së nevojshme, atëherë kur është më e nevojshme. Këtë veprimtari e ushtron përmes me një rrjeti global prej më shumë se 1000 furnizuesish mjekësorë, depos më të madhe humanitare në botë, partneriteteve të fuqishme dhe mbështetëse globale dhe lokale.  


 

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.