Ministria e Shëndetësisë, USAID, UNICEF dhe OBSH e nisën karvanin për informim dhe vaksinim “Së bashku të mbrojtur - Vaksinat funksionojnë”

19 Tetor 2022
People gathering for information in front of the COVID-19 caravan in Kumanovo
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2022

Kumanovë, 19 tetor: Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot e nisi karvanin për informim dhe vaksinim, i cili në tetë ditët e ardhshme do të udhëtojë në 24 bashkësi në të gjithë vendin.

Nën sloganin “Së bashku të mbrojtur - Vaksinat funksionojnë", karvani do të sjellë informacione të besueshëm për të gjitha vaksinat rutinë të fëmijërisë, vaksinat e gripit sezonal dhe KOVID-19 në bashkësitë lokale. Ekipet e imunizimit do të udhëtojnë me karvanin dhe do të ofrojnë vaksinim kundër KOVID-19 në vendin e ngjarjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për disponueshmërinë e vaksinave kundër gripit, duke ritheksuar se personat mbi 65 vjeç dhe ata me gjendje shëndetësore të cenueshme inkurajohen tej mase  të shfaqin interesim për vaksinim në ueb-faqen www.vakcinacija.mk, me qëllim që të marrin termin për vaksinim në qendrën shëndetësore më të afërt, duke i inkurajuar të vaksinohen gjithashtu edhe ata që janë më në rrezik për komplikime serioze nga KOVID-19.  

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në fushën e kujdesit shëndetësor preventiv, me synim mbrojtjen në kohë dhe parandalimin e formave më të rënda, ndërlikimeve dhe vdekjeve, veçanërisht për grupet e rrezikuara. Për këtë qëllim kemi siguruar 40 mijë vaksina falas, të cilat nga sot mund të pranohen në Qendrat e shëndetit publik, ndërsa në Shkup në tri pika në poliklinikat (Idadija, Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar). Është një vaksinë e katër llojeve kundër gripit sezonal, nga kompania Abot nga Holanda. Vaksinimi falas kundër gripit sezonal nuk është i obligueshëm  dhe u dedikohet: të moshuarve mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, punonjësve të shëndetësisë,  shtatzënave, fëmijëve të moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç. Në mënyrë simbolike, me këtë karvan vaksinimi, të cilin po e nisim sot, bashkërisht po dërgojmë një mesazh për rëndësinë e vaksinimit. Njoftojmë se qytetarët nga grupet e rrezikuara mund të regjistrohen për vaksinim falas përmes ueb-faqes: www.vakcinacija.mk.“, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Për më shumë se dy shekuj, vaksinat kanë ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve – që nga vaksina e parë e zhvilluar për mbrojtje kundër lisë e deri te vaksinat më të reja të përdorura për parandalimin e rasteve të rënda të KOVID-19. Që atëherë, familjet dhe bashkësitë iu kanë besuar vaksinave për mbrojtje të të gjithëve nga të sapolindurit e deri tek të moshuarit.

“Vaksinat janë një nga risitë shkencore më me ndikim të të gjitha kohërave, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e brezave të njerëzve kundër sëmundjeve infektive gjatë gjithë jetës së tyre. Kulminacion i arritur i mbi 200 viteve të hulumtimit, bashkëpunimit mbarë botëror dhe testimeve rigoroze ka çuar në zhvillimin e vaksina të sigurta dhe efektive për më shumë se 25 sëmundje. Në rastin e pandemisë KOVID-19, të gjithë jemi shumë në rrjedha me humbjen, frikën dhe pasigurinë që e shoqërojnë përhapjen e sëmundjes. Falë vaksinave kundër sëmundjeve nga KOVID-19 deri te gripi sezonal, ne kemi siguruar mjete për t'i mbajtur të mbrojtur të dashurit tanë.],” tha znj. Xheri Dible, drejtore e Misionit të USAID-it.

Pandemia e KOVID-19 shkaktoi një presion të madh ndaj sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore, ndërsa çrregullimet e shkaktuara i shtynë mbrapa vitet e përparimit, të arritur me mjaft vështirësi në imunizimet rutinë të fëmijëve. Për shembull, përqindja e fëmijëve që morën dozën e dytë të fruthit ra nga 93,4 për qind në vitin 2019 në 68,5 për qind në vitin 2020, numër që pjesërisht u përmirësua në vitin 2021 në 80,4 për qind.

“Vaksinat funksionojnë, ato i mbrojnë fëmijët, të rriturit dhe bashkësitë. Ato kanë shpëtuar më shumë jetë se çdo shpikje tjetër në historinë njerëzore. Këtë e dimë si fakt i mirëqenë. Në 60 sekondat e fundit, vaksinat rutinë për fëmijë kanë shpëtuar pesë jetë tjera. Falë shkallës së lartë të vaksinimit në të kaluarën, prindërit e sotëm e kanë pasur fatin të rriten pa parë anëtarë të familjes ose shokë,  që vdesin ose kanë paaftësi gjatë gjithë jetës si rrjedhojë e sëmundjeve si fruthi ose poliomieliti (paraliza e fëmijëve). Për ironi, mu kjo arritje është bërë një nga arsyet pse disa besojnë se sëmundjet e parandalueshme me vaksina nuk paraqesin edhe më tej kërcënim. Ne nuk guxojmë kështu ta kënaqim veten. Prandaj u bëjmë apel familjeve që të informohen dhe të mos e vonojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre. Kur ju e vaksinoni fëmijën tuaj, ju e mbroni fëmijën tuaj, fëmijët e tjerë dhe komunitetin tuaj”, tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Si KOVID-19 po ashtu edhe gripi janë viruse shumë ngjitëse të organeve të frymëmarrjes dhe kanë simptoma shumë të ngjashme, si kolla, ethet dhe gulçimi. Megjithëse të dyja sëmundjet mund të shkaktojnë sëmundje serioze, prapëseprapë krahasuar me gripin sezonal, KOVID-19 në veçanti tek ata që nuk janë vaksinuar dhe/ose nuk kanë qenë të infektuar më parë, ka më shumë gjasa të shpijë në komplikime shëndetësore, mjekim spitalor dhe në disa raste në vdekje. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të testoheni dhe të vaksinoheni kundër të dy gripave.

“Nuk jemi më në pikën ku ishim një vit më parë – pandemia po ndryshon, mirëpo ende nuk ka mbaruar. Me afrimin e sezonit të ftohtë, KOVID-19 dhe gripi sezonal janë kthyer në jetën tonë. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të vazhdojmë t’i përdorim mjetet e njohura për të na mbrojtur, përfshirë vaksinimin. Ne e dimë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Përveç zvogëlimit të rrezikut të sëmundjes së rëndë dhe vdekjes nga KOVID-19, vaksina mund t’i zbusë gjithashtu ndikimet dobësuese të KOVID-19. Kjo është edhe një arsye shtesë pse duhet vaksinuar. OBSH i inkurajon të gjithë ata që kualifikohen për vaksinimin kundër KOVID-19 ta marrin dozën e plotë të vaksinës, që shpëton jetë, duke përfshirë dozën përforcuese në rastet kur ofrohet. Jini të sigurt. Vaksinohuni.”, tha dr. Ane Johansen, përfaqësuese speciale dhe shefe e Zyrës i.a. të   OBSH në Maqedoninë e Veriut.

Vaksinat rutinë të fëmijërisë, vaksinat e gripit sezonal dhe vaksinat kundër KOVID-19 janë të disponueshme në të gjitha qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit në të gjithë vendin [adresat e shtëpive të shëndetit – Ministria e Shëndetësisë (zdravstvo.gov.mk)] dhe vaksinimi bëhet çdo ditë pune.

Karvani fillon sot në Kumanovë, Çerkez dhe Staro Nagoriçan, ndërsa gjatë javëve në vijim do të vazhdojë në këto lokacione:

  • 20 tetor: Sheshi në Strumicë [10:00-12:00]; Novo Sellë, përballë spitalit [12:30-14:30] dhe Vasilevë, përballë Shtëpisë së Kulturës [15:00-17:00]
  • 21 tetor: Veles, përballë Teatrit [10:00-12:00]; Çashkë, Sheshi i Komunës [12:30-14:30]; dhe Buzallakovë, afër Komunës [15:00-17:00]
  • 22 tetor: Prilep, përballë Çarshisë së Vjetër [10:00-12:00]; Dollnen, përballë Komunës [12:30-14:30]; dhe Krivogashtan, përballë Komunës [15:00-17:00]
  • 23 tetor: Manastir, Sheshi “Sahat Kulla” [10:00-12:00]; Novaci, afër pazarit “Shik” [12:30-14:30]; dhe Mogillë, [15:00-17:00]
  • 24 tetor: Ohër, Sheshi “Krushevska Republika” [10:00-12:00]; Mesheishtë, afër terrenit të stërvitjes (poligonit) [12:30-14:30]; dhe Kosel [15:00-17:00]
  • 25 tetor: Sheshi i Tetovës [10:00-12:00]; Bogovinë, përballë Komunës [12:30-14:30]; dhe Tearcë, oborri i shkollës fillore “Kiril Pejçinoviq” [15:00-17:00]
  • 26 tetor: Sheshi i Shkupit [10:00-12:00]; Saraj, përballë shkollës fillore “Dituria” [12:30-14:30]; dhe Rakotinci, përballë Komunës [15:00-17:00]

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.