10 aktivitete argëtuese për fëmijët me aftësi të kufizuara
Momente argëtuese për mësim në shtëpi.
- English
- Македонски
- Shqip
Mbajtja e të vegjëlve të angazhuar mund të jetë një punë me orar të plotë, kështu që është gjithmonë e dobishme të kesh në dorë ide për aktivitete argëtuese që mund t’i bëni së bashku me fëmijën. Loja është mënyra më e mirë për t’i mësuar fëmijët, pavarësisht nga aftësitë e tyre. Loja ka të bëjë me zbulimin dhe argëtimin. Këtu janë dhënë 10 aktivitete stimuluese, të cilat mund t’i bëni në ambiente të mbyllura me fëmijën tuaj. Jini të durueshëm, dëgjoni dhe kënaquni, duke kaluar kohë dhe duke mësuar së bashku!
1. Vendosni një shumëllojshmëri lodrash në një tabakë ose sipërfaqe të sheshtë për ta stimuluar fëmijën tuaj. Provoni lodra ndijore ose lodra me gota thithëse, që do të ngjiten në sipërfaqe të sheshta. Mund të përdorni edhe sfungjerë ose gota.
2. Bëni një lojë duke përdorur një top - madje mund ta bëni një së bashku duke përdorur leckë. Vendosni mënyrën më të mirë për të luajtur me duart dhe këmbët në varësi të lëvizshmërisë së fëmijës suaj.
3. Bëni një video të gjërave që e keni incizuar fëmijën tuaj dhe lëshojani atij videon ta shikojë. Ju gjithashtu mund ta bëni këtë vetëm me një audio regjistrues për ta riprodhuar këndimin ose të qeshurën e tyre.
4. Merrni fëmijët tuaj në kuzhinë për ta ndihmuar në përgatitjen e ushqimit. Në varësi të asaj që po bëni dhe sa i interesuar është fëmija juaj, mund ta lini t’ju ndihmojë ose thjesht t’ia jepni tasin dhe lugën e tyre plastike për t’i imituar veprimet tuaja.
5. Përfitoni nga talentet e tyre artistike dhe lërini të ngjyrosin ose pikturojnë. Ka brusha dhe vegla vizatimi, që kanë forma të mëdha të kapshme, në mënyrë që të mund t'i kapin lehtësisht fëmijët që kanë pak lëvizshmëri! Pikturimi me gishta është gjithashtu një opsion argëtues.
6. Lexoni libra së bashku në një pozicion të rehatshëm qoftë ulur ose në këmbë (në varësi të aftësisë së fëmijës suaj). Ju gjithashtu mund të nxirrni albume fotografish familjare dhe t’i tregoni fytyrat e njohura. Gjetja e pozicionit më të mirë, që mund të bëhet me një jastëk ose duke përdorur një tabaka me kënd në tryezë, do ta ndihmojë fëmijën tuaj të ndihet më rehat dhe do ta inkurajojë atë të mbajë kokën lart.
7. Mbushni një tabakë me ujë ose rërë që fëmija juaj të luajë me figura të ndryshme. Mund të shtoni edhe lodra.
8. Luani me brum, qoftë argjilë ose i përgatitur në shtëpi. Përdorni kallëpe dhe argëtohuni duke prerë dhe bashkuar forma. Prerëset e biskotave ose gotat e mëdha me doreza të mëdha mund të jenë më të lehta për t’u kapur nga fëmija juaj.
9. Kaloni pak kohë të qetë duke luajtur me rebus të thjeshta ose duke bërë letra, ngjyra, fjalë ose numra. Përdorimi i një sipërfaqeje të sheshtë dhe të lëmuar si tavolina ose tabaka do ta bëjë më të lehtë aktivitetin.
10. Këndoni, kërceni dhe bëni zhurmë me fëmijën tuaj. Për ta ndjekur ritmin tuaj, vogëlushi mund të përdorë çdo tenxhere gatimi dhe instrumente të bëra nga pajisjet e shtëpisë.