Rrugëtimi i Klodianës: Krijimi i Vetëbesimit & Gjithëpërfshirja në Gjirokastër
Lexoni historinë e Klodianës, një vajze të re nga Gjirokastra
- English
- Shqip
Klodiana*, një e re nga Gjirokastra e di se çfarë do të thotë të jetosh në heshtje. Për pjesën më të madhe të jetës së saj, aftësia e kufizuar motorike e ka detyruar të qëndrojë e tërhequr, duke vështruar të tjerët të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme, teksa ajo ishte mbyllur në një botë frike dhe hezitimi. Pavarësisht dashurisë së familjes së saj, Klodiana e ndjente peshën e rëndë të izolimit.
Situata filloi të përmirësohej kur specialistët e Qendrës Sociale Komunitare Zinxhira nisën të punonin me rastin e Klodianës. Me ndihmën e profesionistëve dhe shërbimeve sociale, ajo filloi të rizbulonte zërin e saj.
Përmes këtij programi, të financuar nga Bashkimi Evropian, UNICEF dhe World Vision në Shqipëri po punojnë ngushtësisht me Bashkinë Gjirokastër dhe organizatën partnere IRCA për të përforcuar shërbimet me bazë komunitare në këtë zonë. Këto përpjekje të përbashkëta tregojnë që Klodiana dhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara, mund të marrin shërbime specifike fizioterapie apo mbështetje psikologjike, në rehatinë e privatësinë e shtëpisë së tyre.
Ajo për të cilën Klodiana dhe shumë të tjerë kanë nevojë është një hapësirë e sigurt dhe mbështetësepër të besuar përsëri në vetvete. Me përkrahjen e duhur, ajo po fillon të hapet dhe të rimarrë në dorë jetën e saj.
u shpreh terapistja që merret me rastin.
Hap pas hapi, seancat e fizioterapisë e ndihmuan të rifitonte ekuilibrin, forcën dhe besimin në trupin e saj. Në të njëjtën kohë, seancat e këshillimit ofruan mbështetje për t'u përballur me frikërat, për të shprehur emocionet dhe për t'u rilidhur me botën përreth saj. Ushtrimet krijuese, si shkrimi dhe vizatimi, i dhanë mënyra të reja për t’u shprehur dhe për t'u ndjerë e vlerësuar.
Ndaj, ndryshimi është i qartë. Klodiana ka filluar të përfshihet në disa veprimtari në Qendrën Sociale Komunitare Zinxhira dhe po përgatitet të marrë pjesë më tej në seancat e rehabilitimit në grup. Ditët e saj janë më të gjalla, lëvizjet më të sigurta dhe zëri më i fuqishëm.
Klodiana nuk është e vetme në këtë rrugëtim. Përparimi i saj dëshmon fuqinë e bashkimit të disa partnerëve për të forcuar shërbimet sociale në Shqipëri, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të mos lihen pas dore, por përkundrazi, të mbështeten për të jetuar me dinjitet dhe pavarësi.
Për Klodianën, rruga përpara është plot me fillime të reja, më shumë përfshirje me bashkëmoshatarët, më shumë mundësi për të zhvilluar shprehjen në mënyre krijuese dhe, më e rëndësishmja, më shumë besim në aftësitë e saj. Për komunitetin, historia e Klodianës shërben si një kujtesë se shërbimet gjithëpërfshirëse mund të ndryshojnë jetë dhe të hapin dyer që mendoheshin të mbyllura prej kohësh.
"BE për Kujdesin Social" financohet nga Bashkimi Evropian, zbatohet nga UNICEF Shqipëri dhe World Vision Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
*Emri i përfitueses është ndryshuar/përshtatur për të mbrojtur privatësinë saj.