Situata e emergjencës nga COVID-19 në Shqipëri

ndikimi tek fëmijët më në nevojë

17 Mars 2020
corona
UNICEF/ALBANIA/2019

Teksa reagojmë ndaj situatës së emergjencës të krijuar nga COVID-19, ne si UNICEF dhe partnerët tanë, duam të sigurojmë të gjithë fëmijët pa kujdes prindëror që jetojnë në institucione rezidenciale publike dhe private, fëmijët me aftësi të kufizuara që jetojnë në qendra zhvillimore, fëmijët në paraburgim, fëmijët e prekur nga dhuna, shfrytëzimi apo abuzimi që kërkojnë urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje, fëmijët e pashoqëruar, fëmijët migrantë që janë të vendosur në strehim të përkohshme dhe fëmijët në situatë rruge të jenë në qendër të një vëmendje të veçantë, sepse ata janë tashmë në më shumë rrezik dhe më të cënueshëm.

Për më tepër, keqinformimi i mundshëm lidhur me përhapjen e COVID-19 përshkallëzon ksenofobinë dhe diskriminimin me të cilën përballen veçanërisht fëmijët migrantë.  

Fatkeqësisht, disa fëmijë po kërkojnë tashmë mbrojtje urgjente dhe vendosje jashtë familjeve të tyre biologjike apo vendit aktual të strehimit, për shkak të situatës së rrezikut të menjëhershëm dhe të lartë në të cilën ata gjenden.

UNICEF është tejet i shqetësuar se këtyre fëmijëve mund t’u refuzohen këto shërbime nga frika e COVID-19. Por në të njëjtën kohë, atyre nuk u ofrohet asnjë alternativë tjetër.

Nën koordinimin e Qeverisë, UNICEF po punon së bashku me agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerët kombëtarë, për të identifikuar zgjidhjet më të mira, më të përshtatshme dhe më praktike, me qëllim sigurimin e shërbimeve të menjëhershme dhe afatgjata të mbrojtjes për të gjithë fëmijët, pavarësisht statusit, gjinisë apo origjinës së tyre.

Kontaktet e medias

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org/albania.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook