Pse të drejtat e fëmijëve janë të rëndësishme për bizneset

Çdo ditë, bizneset qofshin të mëdha ose të vogla, e formësojnë jetën e fëmijëve.

Një djalë qëndron në radhë me fëmijët e tjerë dhe shikon me kureshtje.
UNICEF North Macedonia/Georgiev/2025

Në Maqedoninë e Veriut, fëmijët përbëjnë rreth një të pestën e popullsisë – me gjithsej mbi 370,000 vajza dhe djem.

Ata afektohen nga aktivitetet e biznesit si konsumatorë, përmes marketingut dhe reklamimit; si përdorues të platformave digjitale dhe nga mjediset ku jetojnë, mësojnë dhe luajnë. Gjithashtu disa prej tyre janë pjesë e fuqisë punëtore, qoftë të rregulluar me ligj, ose në situata të angazhimit të fëmijëve në tregun e punës.

Gjithashtu ndikimet e biznesit te prindërit dhe kujdestarët ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien, zhvillimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Pavarësisht rëndësisë së tyre, fëmijët shpesh anashkalohen në strategjitë interne të korporatave, praktikat e kujdesit të duhur dhe raportimin e qëndrueshmërisë. Sjellja e përgjegjshme e bizneseve, kërkon që të drejtat e fëmijëve të jenë në rend të parë të këtyre proceseve.

Kur bizneset hartojnë sisteme, të cilat funksionojnë për fëmijët, ato funksionojnë më mirë për të gjithë.

Duke kuptuar ndikimet, duke forcuar llogaridhënien dhe duke i dëgjuar fëmijët, bizneset mund të ndihmojnë në ndërtimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse, më elastike dhe më të qëndrueshme.

Burime për biznesin

Krijimi i Vendeve të Punës të Përshtatshme për Familjen

Manual për Bizneset

Shihni raportin e plotë

Children's rights in impact assessments

A guide for integrating children’s rights into impact assessments and taking action for children

Shihni raportin e plotë

Vlerësimi i ndikimeve mbi të drejtat e fëmijëve

Zbatimi i Pakos së veglave D-CRIA

Vizitoni faqen

MO-CRIA: Vegla e vetëvlerësimit të ndikimit në të drejtat

Udhëzues për botimin e dytë

Shihni raportin e plotë