Parimet për të Drejtat e Fëmijëve dhe Biznesin
- English
- Македонски
- Shqip
About
Të zhvilluara nga UNICEF, Kompakti Global të OKB-së dhe Save the Children – Parimet për të Drejtat e Fëmijëve dhe Biznesin (Parimet) paraqesin grupin e parë gjithëpërfshirës të parimeve që u ofrojnë udhëzime kompanive mbi gamën e plotë të veprimeve që mund të ndërmarrin në vendin e punës, në treg dhe në komunitet për të respektuar dhe mbështetur të drejtat e fëmijëve. Të bazuara në standarde ekzistuese, iniciativa dhe praktika më të mira të lidhura me biznesin dhe fëmijët, këto Parime synojnë të përcaktojnë fushëveprimin e përgjegjësisë korporative ndaj fëmijëve.
Duke mbuluar një gamë të gjerë çështjesh kritike – nga puna e fëmijëve, te praktikat e marketingut dhe reklamimit, e deri te roli i biznesit në ndihmën ndaj fëmijëve të prekur nga emergjencat – Parimet u bëjnë thirrje kompanive kudo në botë të respektojnë të drejtat e fëmijëve përmes veprimeve të tyre kryesore të biznesit, por edhe përmes angazhimeve politike, proceseve të duhur të kujdesit (due diligence) dhe masave të riparimit.
Të propozuara për herë të parë në vitin 2010, zhvillimi i Parimeve është bazuar në një proces të gjerë konsultativ shumëpalësh që përfshiu bizneset, shoqërinë civile, qeveritë, institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, akademinë dhe vetë fëmijët. Shpresa është që këto Parime do të shërbejnë si frymëzim dhe udhëzues për të gjitha bizneset në marrëdhëniet dhe ndërveprimet e tyre me fëmijët.